Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Samitin Evropian të në Salzburg me moton :”BE: Nuk ka ardhmëri pa reforma” theksoi se ardhmëria e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në atë rrugë shteti ka bërë një sërë lëshimesh dhe hapa të cilat e dëshmojnë përkushtimin tonë për ardhmërinë evropiane. Sipas Mickoskit, ajo që mungon është vullneti i ndjekur me vepra që rajoni vërtetë të dalë nga dhoma e pritjes drejt realizimit të ardhmërisë evropiane. Kryeministri më tej, ka potencuar se ardhmëria e rajonit është në transformimin dhe ndërlidhjen ekonomike dhe politike. Fokus i Maqedonisë, sipas Mickoskit është që kompanitë vendore ta rrisin eksportin jashtë kufijve, ndërkaq në vend të tërhiqen investime të huaja. /Alsat.mk
Data 07.10.2026
Aktuale
- Kuvendi i Kosovës në pritje të votës për Presidentin: Justina Shiroka-Pula në fokus
- Kritika e Gjinit ndaj Kurtit: Një analizë e thellë mbi krizën institucionale në Kosovë
- Një grua zgjidhet Presidente e Kosovës. Justina Shiroka Pula votohet në Kuvend pas marrëveshjes VV-PDK në mesnatë
- Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës
- Miratohet Projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
- Më në fund del njoftimi që të gjithë e prisnin, zbulohet se kur do të nis sezoni i ri i Big Brotherit të Kosovës
- Justina Shiroka-Pula: Rrugëtimi drejt presidencës dhe nevoja për biseda të rëndësishme
- Albin Kurti propozon Justina Shiroka Pulën si Presidente: Një hap drejt ndryshimeve të rëndësishme në politikën kosovare



