Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar pak momente më parë në Tiranë. Raportohet se Meta ndodhej afër një Qendre Tregtare në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK.
Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
SPAK ka dhënë masë sigurie “detyrim paraqitje” edhe për Monika Kryemadhin, bashkëshorten e Ilir Metës, të arrestuar këtë të hënë.
Meta është nën akuzë për 3 vepra penale.