Një emër i njohur botës akademike sllave në Ballkan, Violeta Piruze- Tasevska, ka pranuar Islamin përballë një miku të saj shqiptar. Profesoreshë e letërsisë serbe në Universitetin e Shkupit, ajo ka thënë Shehadetin, kredon e Islamit, duke kaluar kështu në besimin ku pohohet e jetohet me bindjen se Zoti është Një i vetëm, i vetmi që meriton të adhurohet, e se Muhamedi ishte njeri dhe i Dërguari i Tij. Siç thuhet, për të ka qenë finalizimi i një kërkimi intelektual të së vërtetës së madhe, mbi jetën, botën, krijimin e Krijuesin, gjë që e ka çuar te Islami. Kalimin në…
Author: Hamdi Kumanova
Në Manastir vitin e kaluar janë trajtuar 1.600 pacientë me kancer gjiri, por kjo sëmundje është ende një temë tabu. Shumë gra shmangin ekzaminimet nga frika e një diagnoze negative. Kjo është pjesë e konkluzioneve të forumit “Vetëkujdes – edukim dhe parandalim nga kanceri i gjirit”, në të cilin kanë folur punëtorë shëndetësorë dhe ish-paciente, transmeton “SDK.MK”. “Në vitin 2008 kur u operova, në Manastir kishte 2000 pacientë dhe më i riu ishte vetëm pas pubertetit. Gratë shpesh shmangin ekzaminimet nga frika. Gjëja më e rëndësishme është të flasim për këtë sëmundje”, tha Katerina Petrovska. Kryetari Toni Konjanovski informoi se…
I ftuar në emisionin N’ODD te portaliX, Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti foli edhe për pozicionin e shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas tij ndonëse VMRO me 58 deputet VLEN ka arritur ta ruaj përfaqësimin e njejtë të shqiptarëve në MPB ashtu siç ka qenë në përbërjen e fundit të qeverisë. “Pozicioni i shqiptarëve në MPB është i njejtë si në përbërjen e fundit të qeverisë, ndonëse atëherë LSDM ka pasur vetëm 42 deputet, ndërsa tash VMRO ka 58 deputet dhe kemi po të njëjtin përfaqësim. Nuk nënkupton se kjo është e kënaqshme, por…
Rusia dhe lidershipi i saj duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për krimet ndërkombëtare dhe të luftës që po kryejnë kundër Ukrainës, si dhe kundër ligjit ndërkombëtar dhe sigurisë globale. Kështu deklaroi Stavros Lambrinidis, Përfaqësuesi i Përhershëm i BE-së në OKB, i cili foli në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton korrespondenti i Ukrinform. “Rusia vazhdon qëllimisht të minon sigurinë globale të ushqimit. Të gjitha vendet duhet të dënojnë pa mëdyshje këto sulme ndaj lirisë së lundrimit dhe sigurisë globale të ushqimit”, tha diplomati. Ai theksoi se nëse krimet ndërkombëtare të kryera nga Rusia mbeten të pandëshkuara, kjo do…
Marketet tashmë janë biznese shumë fitimprurëse edhe në Maqedoninë e Veriut. 934 milionë euro apo gati 1 miliardë euro janë të hyrat totale gjatë 2023 në shtatë marketet në Maqedoninë e Veriut që janë me të hyrat dhe fitimet më të larta si: KAM, Kiper, Stokomak, Kit-go, VERO, Ramstor dhe Tinex, pércjell INA. Në vend të parë është KAM, me të hyra prej 268.8 milionë euro. Pasaj Kiper me 175.2 milionë euro dhe Stokomak me 138.5 milionë euro. Me të ardhura prej 102.6 milionë euro në vitin 2023, “Vero” ia kaloi “Tinex”-it, i cili realizoi të ardhura totale prej 98.3…
Punonjësit shëndetësorë kanë dhjetëfish rretik më të madh nga infektimi me grip në krahasim me popullatën e përgjithshme, për shkak të natyrës së pounës së tyre. Punonjësi shëndetësor mund të infektohet me grip nga pacientët ose kolegët e tyre. Ekzistojnë studime që tregojnë se gjatë epidemisë, në institucionin shëndetësor më shumë se gjysma e punonjësve shëndetësore që kujdesen për pacientët me grip, edhe vetë janë të infektuar me virusin, theksojnë këtë mëngjes nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). “Gripi është sëmundje serioze, mund të shkaktojë pneumoni, bronshit ose t’i përkeqësojë gjendjet kronike shëndetësore. Vaksinimi kundër gripit, çdo vit, është mënyra…
Lideri i ASH-së, Arben Taravari në emisionin 360 gradë ka theksuar se Akademia shqiptare është ide që nuk i bën dëm askujt dhe se do të tentojnë që ta institucionalizojnë. Ai shpreh keqardhje që BDI për këtë çështje është rreshtuar me partitë maqedonase kundër kësaj nisme që nuk është në dëm të askujt por është në favor të gjithkujt. Sepse, rezultatet e punës në këtë Akademi do të jenë të dobishme për tërë vendin e rajonin. Akademia shqiptare ishte njëra nga premtimet tona, dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë pas asaj që kemi premtuar gjatë fushatës. Akademia është funksionale por duam të…
Ministria e Administratës Publike mori vendim për vazhdimin e procedurave për punësim në sektorin publik, të cilat u ndërprenë për shkak të heqjes së balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, përcjell TV21. Nga dita e publikimit të vendimit kushtetues në Gazetën Zyrtare, procedurat e reja të punësimit nuk do të përfshijnë dispozitat e shfuqizuara për përkatësinë etnike, ndërsa procedurat e nisura do të përfundojnë sipas rregullave ekzistuese në momentin e fillimit të tyre. Siç njofton Ministria, procedurat e punësimit në institucionet e sektorit publik, të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 18 shtator, vazhdojnë dhe do…
Çmimi mesatar i një veture të përdorur në Gjermani në shtator të këtij viti ra për rreth 300 euro, respektivisht në 26,487 euro, niveli më i ulët që nga janari i vitit 2022, kur mesatarja ishte 26,252 euro, bëjnë të ditur të dhënat e AutoScout24. Në vitin e kaluar, çmimet e veturave të përdorura në tregun gjerman u ulën për më shumë se pesë për qind, pra për 1397 euro. Që nga marsi i vitit 2023, kur çmimet arritën kulmin e tyre, ato kanë rënë me më shumë se nëntë për qind. Pavarësisht kësaj rënieje, çmimet e automjeteve të përdorura…
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë FFM, Muhamed Sejdini ka mbetur edhe pa pasaportë diplomatike. Portali “Netpress” shkruan se “me këtë vendim të MPJ-së, tërhiqet vendimi i Bujar Osmanit, i cili në të kaluarën ia dha pasaportën diplomatike njeriut të parë të FFM-së, si trajtim special”. Por ndryshe nga Sejdinit të cili iu mor pasaporta diplomatike, MPJ aktuale e ka lënë në fuqi vendimin që pasaportë diplomatike të posedojnë futbollistët të cilëve iu dha pas fitores ndaj Italisë në Kampionatin Botëror.(INA)
Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thotë se emërimi i Bojan Hristovskit në krye të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) është zgjedhje personale e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe se këtë e ka konfirmuar edhe partneri i koalicionit Arben Taravari. Nga LSDM thonë se Mickoski në ASK do njeriun e tij që do ta kontrollojë plotësisht dhe do t’i shërbejë vetëm atij dhe OBRM-PDUKM-së. “Mickoski e kthen kohën e keqpërdorimeve të drejtpërdrejta të shërbimeve të sigurisë për qëllime partiake dhe personale si në të kaluarën. Prandaj me çdo kusht po shtyhet një kuadër partiak – kryetari…
Më 20.10.2024, në ora 15:00, në SPB Shkup është raportuar se në shtëpinë familjare në rrethinën e Shkupit, një burrë 80-vjeçar është sulmuar nga vajza e tij M.M. (48). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë paraqitja përkatëse.

