Author: Hamdi Kumanova

E Majta njoftoi se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kreut të Kuvendit Afrim Gashi për mosveprim në lidhje me Ligjin për Branitellat, shkruan Alsat. Sipas tyre, Rregullorja e detyron Gashin si kryetar i Kuvendit të thirr seancë në rast se këtë nuk e bën kryetarja e komisionit për çështje sociale. “Partia politike E Majta ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për shkak të bllokimit të ligjit për branitellat. Siç e dini ligji i branitellave ka ngecur në procedurë parlamentare që kur kryetari i komisionit amë vendosi të mos thërrasë seancë, në situatë të këtillë detyrë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari u pyet rreth raportit të fundit të Entit Shtetëror të Revizionit dhe gjetjet e tij në Klinikën e Onkologjisë, por ai tha se nuk ishte i njoftuar se në fakt ekziston raport i tillë, shkruan Alsat. Ndërkohë Drejtori i Klinikës së Onkologjisë tha se pak kohë më parë e kanë pranuar raportin dhe bëjnë plan aksional për t’i zbatuar rekomandimet që dalin nga ku raport. Drejtori i Onkologjisë nuk i komentoi kritikat dhe parregullsitë në raport. / Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në një paraqitje para mediave, ka folur në lidhje me Akademinë Shqiptare që është paralajmëruar se do të krijohet nga VLEN-i. Ai tha se financimi i Akademisë Shqiptare do të bëhet nga katër komuna, duke shtuar se kjo është në përputhje me ligjin, njofton Telegrafi Maqedoni. “Përgjigjja është dhënë nga ekspertë të çështjes, të cilët kanë cituar edhe ligjin për pushtet lokal dhe për aktivitet akademi, ku është përcaktuar që një ndër format e financimit të aktiviteteve shkencore janë edhe komunat. Pra është çështje e qartë edhe në bazë të ligjit…

Lexo më Shumë

Deputeti i ZNAM-it, Pavle Arsoski posedon një koleksion armësh. Në fletën anketuese që ai e ka dorëzuar si deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Arsoski ka deklaruar pesë armë zjarri, të gjitha të marra me kontratë për blerje. Ajo që është e dyshimtë është se vlera e tyre e deklaruar e shprehur në denarë është shumë e vogël dhe sillet nga 42 deri në 90 denarë, shkruan Scoop, përcjell Nistori. Admirues i armëve është edhe kolegu i tij deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri. Në emër të tij ai ka regjistruar tre armë me vlerë të përgjithshme prej…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje (21.10.2024) në ora 21.10 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë, të Tetovës, nga ana e punonjësve të Policisë së Grupçinit, janë privuar nga liria personat A.J (37) A.I.(41) dhe Sh.R (29), të tre nga Tetova. “Gjatë kontrollit në automjetin e tyre të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me shenja regjistrimi të Tetovës, në të cilën transportoheshin, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”. “Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka ironizuar me paralajmërimet e BDI-së se mund të organizojnë protesta, duke thënë, se temperaturat e ulëta i pengojnë ata që t’i mbajnë ato protesta. “Ne jemi vazhdimisht në terren BDI-së, përsëri i preferoj që së pari të nisen të reformohen pastaj të adaptohen, tash mendoj se temperaturat e ulëta i pengojnë që të bëjnë protesta, le të takohen me qytetarët, bile është dashur që moti të takohen me qytetarët tani e kanë pak si vonë, por pavarësisht asaj, ajo është strategji partiake, le ta vazhdojnë ju uroj shumë suksese”, ka deklaruar Taravari, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024 është 61.249,00 denarë, informojnë nga Sindikata e Maqedonisë, transmeton SHENJA. Nëse jetoni në një banesë me qira prej 60 m2 për muajin tetor, atëherë shporta shkon në 76.624,00 denarë. Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për shtator 2024, e cila ishte 61.306,00 denarë, ajo u zvogëlua për 57.00 denarë. “Është e rëndësishme të theksohet se masa e qeverisë për kufizimin e masës së marzheve dha një pjesë të rezultatit të dëshiruar, por për shkak të dëshirës për fitim mes tregtarëve që shteti duhet ta frenojë, kur e kuptuan qëllimin e…

Lexo më Shumë

Një shtëpi familjare është djegur mbrëmë në Nagoriçanin e Ri, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Kumanovë. Zjarrfikësit e Kumanovës dhe Nagoriçanit të Vjetër me tri vetura dhe tetë zjarrfikës e kanë shuar zjarrin, i cili ka shkaktuar dëme materiale. “Zjarri është raportuar fillimisht në Njësinë e Zjarrfikëses së Kumanovës, në vendngjarje kanë dalë një veturë me pesë zjarrfikës. Pas një ore në intervenim janë bashkuar dy vetura të Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes me tre zjarrfikës. Zjarri është shuar në orën 02:25. Shkaku i zjarrit dhe dëmi material ende nuk dihen”, njoftojnë nga QMK Kumanovë.

Lexo më Shumë

Pasditen e sotme në Maqedoni është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.1 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit është 12 kilometra në verilindje të Demir Kapisë, përcjell “Faktor”. Tërmeti ishte me thellësi prej pesë kilometra.

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 21.10.2024 në ora 22:30 në fshatin Cerovë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.A.(25) nga Gostivari. Ai është raportuar nga vëllai i tij I.A (29) se rreth orës 20:30 pas një debati verbal e ka sulmuar fizikisht në vikend shtëpinë e tyre në fshatin Cerovë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Një burrë nga Struga ka humbur pa gjurmë pasi dy ditë më parë doli për të mbledhur kërpudha në fshatin Brçevë. Vëllai i tij e ka denoncuar humbjen pasi nuk kanë mundur të vendosin kontakt me të. “Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Ohër informon se Policia e Sturgës ka raportuar për një person të humbur, konkretisht K.M., i cili më 20.10.2024 u nis nga shtëpia për në fshatin Bërçevë (Komuna e Strugës) për të mbledhur kërpudha, por deri në këtë moment nuk është kthyer dhe nuk ka pasur kontakt me të. Në stacionin policor të Strugës, humbjen e…

Lexo më Shumë