REK Manastir do të modernizohet dhe me këtë do të përmirësojë performancën e prodhimit dhe do i reduktojë emetimet e grimcave të dëmshme dhe pluhurit deri në vlera kufitare sipas direktivave dhe legjislacionit evropian, njoftojnë nga Ministria e re e Energjetikës, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Kapaciteti më i madh për prodhimin e energjisë elektrike në vend punon me qymyr dhe është një nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit. Sipas raportit të fundit “Harmonizo ose mbyll“të publikuar nga Bankwatch, ndotja me dioksid të sulfurit nga termocentralet që përdorin qymyr në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi vazhdonte…
Author: Hamdi Kumanova
Në vitet e fundit, pagat për herë të parë kanë pasur një tendencë më serioze të rritjes, por kjo është kryesisht rezultat i masave administrative – rritjes së pagës minimale dhe rritjeve në sektorin publik, si dhe daljes së fuqisë punëtore jashtë vendit. Në mënyrë që pagat të rriten realisht, ekonomia duhet të rritet. Vitet e fundit, të ardhurat e punëtorëve janë rritur me një ritëm më të shpejtë se ekonomia. Kjo rezulton me një rënie të produktivitetit, është një logjikë e thjeshtë ekonomike – produktiviteti llogaritet sipas formulës së raportit ndërmjet Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe numrit të të…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja makabre e ndodhur në Tetovë, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesën e tyre, teksa babi me djalin në gjendje të rëndë. Mësohet se autori i vrasjes së gruas dhe vajzës së mitur, vetëm 4 vjeç, është kryefamiljari, i cili po ashtu plagosi djalin e tyre 9 vjeç. Pasi ka qëlluar me armë zjarri familjarët e tij, ai ka gjuajtur dhe veten me qëllim që të kryente vetëvrasje. Megjithatë, ai dhe djali janë ende gjallë, edhe pse në gjendje të rëndë. Personi i parë që ka shkuar në vendngjarje dhe…
Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Zh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: – Sh. Q., 60 vjeç, dhe F.…
Qeveria e re duhet të bëjë reforma thelbësore në të gjitha sferat e shoqërisë, sepse duam ta pranojmë apo jo kemi institucione jofunksionale, tha Halil Snopçe, deputet i “VLEN-it”. “Jo rastësisht jemi në këtë nivel dhe shkallë të korrupsionit, të demokracisë, të shtetit ligjor. Arsyet mund të jenë një faktor njerëzor, por mund të jenë edhe ndikime politike nga qeveria e mëparshme. Këto parametra janë nga ish-qeveria. Nëse nuk ndërmerret asnjë veprim në asnjë sferë, ne do të kontribuojmë në status quo. Nëse kemi formuar një qeveri të re, ajo duhet të marrë masa në të gjitha instancat”, thotë Snopçe…
Te hotel “Colombo” në plazh po bëhet sekuestro nga policia paraditen e së mërkurës. Objekti është në pronësi të Pali Tudës, i akuzuar për trafik droge e prostitucion. Ka dyshime se kjo pasuri është vënë nga aktiviteti kriminal, pastrimi i parave të vëna nga lëndët narkotike, si edhe shfrytëzimi i prostitucionit. Ka një vendim gjykate të vitit 2022 për konfiskimin e tij, ndërsa dyshohet se ka patur rikthim të aktivitetit. A2 CNN mëson se është bërë bastisja e tij, për t’u vënë në dispozicion të shtetit. Tuda është vënë në hetim që prej vitit 2020 dhe gjykata tha atëherë se…
Tashmë duhet se partitë politike, si ajo në pushtet Lëvizja “Vetëvendosje”, por edhe partitë opozitare, tashmë kanë “filluar fushatën” në diasporë për të takuar e kërkuar votat nga mërgimtarët për zgjedhjet e shkurtit 2025, përcjell albinfo.ch. Kohët e fundit, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ai i cili kohës së fundit po qëndron nëpër vendet evropiane, për të folur me bashkatdhetarët për të siguruar përsëri vota nga ta. Ngjashëm në diasporë po angazhohen edhe partitë opozitare si: LDK, PDK e koalicioni AAK-NISMA. Në zgjedhjet e fundit qendrore të vitit 2021, mbi 55 mijë bashkatdhetarë kishin votuar, derisa shumicën e…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 16 të pandehurve. Sipas aktakuzës, të pandehurit: I S.K, I.K, P.K, A. D, D.K, B.K, A.S, V.T, A.G, H. Xh, M. K, D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale “Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje”. I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale “Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”. Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar bazat raketore për të inspektuar gatishmërinë e tyre për ndërmarrjen e veprimeve për “parandalim strategjik”, teksa tha se aftësitë bërthamore të Shteteve të Bashkuara janë kërcënim në rritje për shtetin e tij, raportoi media shtetërore koreanoveriore, KCNA. Arsenali strategjik bërthamor i SHBA-së paraqet “një kërcënim gjithnjë e në rritje” për mjedisin e sigurisë të Koresë së Veriut dhe kjo gjë kërkon që Pheniani të mbajë një pozicion të rreptë kundërveprimi të forcave të saj bërthamore, citohet të ketë thënë Kim, sipas KCNA-së. Koreja e Veriut është duke intensifikuar zhvillimin e…
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz është emëruar raportues i ri i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Uajc, i cili vjen nga të Gjelbrit evropianë, ishte edhe bashkë kryesues i Partisë së Gjelbër Evropiane. Në shkurt të vitit 2017, Uajc ishte emëruar anëtar i këshillit të Partisë së Gjelbër Evropiane dhe ishte zgjedhur në mars të vitit 2017 në kongresin e Të gjelbërve Globalë dhe Të gjelbërve Evropianë në vitin 2017 në Liverpul, si anëtar i vetëm austriak i bordit të Partisë së Gjelbër Evropiane. Në këtë pozitë ai është përgjegjës, mes tjerash, për bashkëpunim me Partitë e Gjelbra në Çeki,…
Ai ka më shumë se gjashtë muaj që po mbahet në burg dhe familja e tij thotë se po i bëhet presion që të pajtohet për të shkuar në luftë në Ukrainë. Atij i është thënë se rasti gjyqësor për vjedhje do të ngrihej, ose edhe do të mund të mbyllej fare nëse do të përfundonte lufta.Nuk është sekret se të burgosurit janë rekrutuar për luftën në Ukrainë, kanë treguar analizat e BBC-së, nëpërmjet të cilave spikatet se kriminelët e dënuar ishin angazhuar, por pastaj janë përfshirë edhe të akuzuarit që ende janë duke u gjykuar.Me ligjet e fundit ruse…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

