Author: Hamdi Kumanova

Rreth 600 banorë të ndërtesës, bodrumi i së cilës u përfshi nga zjarri në Çair të Shkupit edhe pas 21 ditësh vazhdojnë të presin përgjigje se kur do të mund të futen në banesat e tyre. Banorët janë vendosur përkohësisht në banesa të familjarëve të tyre apo neper hotele të Shkupit. Ndërsa edhe gjatë ditës së sotme forcat policore vazhdojnë të qëndrojnë në hyrje të ndërtesës për të siguruar objektin. “Në ndërtesën të cilën e kaploi zjarri në Çair të Shkupit edhe pas 21 ditësh ende vazhdojnë hetimet, sipas prokurorisë ende nuk ka detaje se cilat kanë qenë shkaqet që…

Lexo më Shumë

Borxh prej 2 milionë eurosh dhe xhirollogari të bllokuar ka trashëguar udhëheqja e re e Spitalit të Përgjithshëm të Strugës. Drejtori Vlladimir Bunçeski thotë për Alsat se kanë gjetur situatë të rëndë. Po ndërmerren masa për zhbllokimin e llogarisë, përmes marrëveshjeve me kreditorët për riprogramimin e borxheve, por duhet kohë për t’i zgjidhur. Ajo që është më shqetësuese është fakti se borxhet nuk janë shlyer prej vitesh. “Fillimisht faturat më të vjetra për pagesë duhet të paguhen ekskluzivisht me faturë dhe jo paushall. Ka fatura të papaguara që nga viti 2019, 2020. Si ka funksionuar? Ka fonde të caktuara që…

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski uron qytetarët për Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë. Përmes profilit të tij në Fejsbuk, në të cilin ka postuar urimin, Mickoski thotë që të mos humbim kohë në përçarje dhe çështje që na ndajnë, por të punojmë me përkushtim për një jetë më të mirë dhe për të krijuar një shoqëri të mundësive dhe respektit. “Filizet e mendimit kombëtar maqedonas të krijuar para periudhës së Ilindenit, veprat dhe idetë e rilindasve, dhe energjia e qytetarisë maqedonas, efektet e kryengritjeve të mëparshme në pjesë të ndryshme të Maqedonisë së atëhershme, kulmuan dhe u…

Lexo më Shumë

Faljet për të dënuarit me burg nga presidentja Siljanovska Davkova janë LSDM i ka quajtur si tronditëse. Nga atje tha se Davkova fali kriminelët e dënuar, pjesë e klaneve të drogës, të arrestuar në operacione të mëdha policore me sekuestrimin e armëve, parave dhe drogës. “Më tronditëse është falja e anëtarëve të klanit kriminal të drogës “Baron”, si dhe të afërmve të të famshmit Shenkit. Për disa nga të falurit, ka të dhëna se janë të përfshirë në krime të tjera dhe përllogaritje kriminale, si p.sh. të shtënat në Çair. Janë falur edhe ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Talevski, i cili…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani në faqen vakcinacija.mk janë regjistruar mbi 52.000 persona, që tregon interesim të madh të qytetarëve për t’u mbrojtur nga komplikimet e gripit sezonal. Në pikat e vaksinimit në dy ditët e para janë vaksinuar 8.800 persona. Regjistrimi kryhet me plotësimin e aplikacionit në vakcinacija.mk dhe kështu direkt regjistroheni për vaksinim në sistemin Termini Im. Konform orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, qytetarët marrin përgjigje me SMS për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinohen. Me vaksinimin falas mbulohen grupet e rrezikuata të popullatës, si: të moshuarit (mbi…

Lexo më Shumë

MPB njofton se gjatë bastisjeve në dy lokalcione janë kapur armë dhe municione, me çka janë ndaluar dy persona. “Me datë 22.10.2024 në ora 15:20, zyrtarët policorë nga SPB Manastir kanë bastisur E.M.(53) nga fshati Bistricë, Manastir. Gjatë kontrollit janë gjetur pesë pushkë, mbi 100 copë municione, si dhe pjesë të ndryshme armësh. E.M. është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës. Po ashtu, me datë 22.10.2024, në periudhën nga ora 10:30 deri në ora 11:30, zyrtarë policorë nga njësitë policore në Makedonski Brod në kuadërt të SPB Manastir, me urdhër të mëparshëm…

Lexo më Shumë

MPB ka dalë me detaje pas të shtënave të mbrëmshme në Haraçinë të Shkupit, ku personi i qëlluar me armë zjarri ka përfunduar në spital. “Mbrëmë në ora 20:50, në SPB Shkup është marrë njoftim nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” se me plagë nga arma e zjarrit në këmbën e djathtë është sjellë Q.D.(42) nga fshati Haraçinë-Shkup. . Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se rreth orës 20:00 Q.D. është thirrur nga një person që të dalë para derës së shtëpisë së tij, pas së cilës personi ka qëlluar në drejtim të tij. Në vendngjarje…

Lexo më Shumë

Nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, shumica e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, 42.67 për qind e tyre, shprehën dëshirën për t’u larguar nga vendi për shkak të standardit dhe kushteve të dobëta sociale, jetësore dhe ekonomike, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i “Fondacionit Friedrich Ebert”. Sipas rezultateve të “Studimit për të rinjtë nga Evropa Juglindore 2024”, vendin e radhës në atë listë e zë Bosnja dhe Hercegovina, ku do të emigronin 31.18 për qind e të rinjve dhe në Shqipëri kjo përqindje është 36.9. Ndërsa për vendet e tjera të rajonit, në Kroaci 21.62 për qind e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 27-të ka vendosur të shpenzojë edhe 24 435 000 denarë tjera për pastrimin e deponisë në OHIS. Mbetjet e kësaj deponie dërgohen në Francë, ndërsa dheu i kontaminuar në Gjermani, transmeton Portalb.mk. “Me këtë, shteti përmbush obligimet për sigurimin e mjeteve në nivel vjetor, në përputhje me vendimin e Qeverisë nga viti 2013, për të cilin u zotua se me ndarjen graduale të mjeteve do të mbështes eliminimin e materialit të kontaminuar nga rrethi i fabrikës OHIS”, njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Ministria sqaroi që këto mjetet do të…

Lexo më Shumë

Takimi i parë i Grupit të punës për gjetjen e zgjidhjeve për formimin e bazës së centralizuar për pasuri të paluajtshme shtetërore u mbajt në hapësirat e Qeverisë, ndërsa atë e udhëhoqi zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika dhe Qeverisje të Mirë, Arben Fetai. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski dhe revizorët nga Enti Shtetëror i Revizionit. Zëvendëskryeministri Fetai e inkurajoi Grupin e punës dhe bashkë me kryerevizorin shtetëror Acevski u dhanë përkrahje anëtarëve për punën e tyre. Grupi i punës, me entuziazëm e pranoi detyrën e deleguar nga Qeveria, prej ku presin të ketë një zgjidhje konkrete…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat para se të hynte në Gjykatë për konfirmimin e masës së sigurisë. Ajo tha se drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët dhe partnerët e vendit. “Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistem drejtësie të kastruar, nëse inteligjencën nuk e kanë të zhvilluar për të kuptuar ca do të thotë fjala kastruar, për t’ju treguar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia…

Lexo më Shumë

NTP Shkup njofton se gjatë ditës së sotme për shkak të festës shtetërore 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë me orar të së dielës. Kujdestare do të jenë biletaritë dhe qendrat për personalizim (të cilat do të punojnë nga ora 08:00 deri në 14:00) në Qendrën e Transportit, Gjorçe Petrov dhe Tregu i Gjelbërt. Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar pune nga ora 10:00 deri në orën 18:00, pas çka me udhëtimin e fundit nga poshtë për artë në orën 17-17:30, ndërsa në orën 17:45 udhëtimi i fundit…

Lexo më Shumë