Author: Hamdi Kumanova

Stacey Williams, një ish-modele në një intervistë për gazetën Guardian ka deklaruar se është përqafuar nga Donald Trump në vitin 1993, disa muaj pasi ishte njohur me të nga i ndjeri, Jeffrey Epstein. Akuzat, janë mohuar me forcë nga fushata e Trump. Williams tha se asokohe ishte në një njohje me Epstein, ndërsa përqafimi i me Trump ka ardhur pasi dyshja po shëtiste në Nju Jork në vitin 1993. Williams pretendoi se kur Trump e përshëndeti, ai e tërhoqi atë drejt tij dhe filloi ta përkëdhelte, gjë që e tronditi. Ajo e kujton këtë ngjarje si moment të vështirë, pasi…

Lexo më Shumë

Komisionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore janë mbledhur në Shkup. Ky është takim i parë i përbërjes së re të ekipit të Maqedonisë së Veriut me kolegët e palës bullgare. Para fillimit të takimit kryetari i komisionit bullgar, Angell Dimitrov i pyetur se çfarë pret nga takimi tha se ende nuk i njeh anëtarët e rinj të komisionit. Takimi i fundit i komisionit të përbashkët është mbajtur më 30 dhe 31 maj në Sofje, ndërkaq mbledhja e planifikuar në Shkup për më 18 dhe 19 shtator u anulua me kërkesë të palës së Maqedonisë.…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme kun ë lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit një banesë u përfshi nga flakët. Lidhur me këtë ngjarje blutë e Fierit bëjnë me dije se është arrestuar një 42-vjeçar, i identifikuar si Altjon Sulejmani. Sipas policisë mësohet se Sulejmani ka tentuar të djegë të gjallë dy prindërit e tij në banesë. Ky shtetas dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar. Fatmirësisht dy të moshuarit u shpëtuan…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha sipas parashikimeve, deri në vitin 2050, në Maqedoni pritet të mbesin vetëm 1 milion njerëz, përcjell TV21. Taravari tha se universitetet në bashkëpunim me akademinë duhet të ndihmojnë në përpilimin e strategjisë që ta parandalojnë këtë. “Kryeministri Mickoski e përgatit strategjinë për zhvillimin e shtetit për 2050 nëse nuk gaboj, fatkeqësisht, gjë që na brengos të gjithëve është ikja e njerëzve. Parashikimet janë që deri në vitin 2050 në Maqedoni të mbesin diku 1 milion njerëz fatkeqësisht, ku fati të jemi gabim në këto projektime. Na duhet strategji e caktuar me universitetet që i…

Lexo më Shumë

Komuna e Strumicës e ka braktisur Bashkësinë e Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). Kryetari Kostadin Kostadinov këtë e njoftoi në një postim në Fejsbuk, ku theksoi se do të përgatis edhe shkrim zyrtar për BNJVL-në. “BNJVL nuk e meriton participimin e Strumicës. E braktisim BNJVL-në me përgjegjësi të plotë, tentativa për bashkëpunim, marrëdhënie partnere, mjaft është. Filozofi pa program, dëm për të cilin paguajnë qytetarët. Ky është një nga skandalet më të mëdhenj në Evropë për shkelje të të drejtave të njeriut, për të drejta dhe liri kushtetuese. Për Strumicën time, nuk ka pasur kompromise, nuk ka dhe as nuk…

Lexo më Shumë

Në zonën e fshatit Glloboçicë të Strugës, sot rreth mesditës është gjetur trupi i pajetë i një banori 60-vjeçar nga Struga, i cili dy ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, Stefan Dimoski, i cili tha se trupi i K.M. ishte pa shenja dhune dhe vdekjen e kishte konstatuar një ekip mjekësor. Policia, në praninë e prokurorit publik, ka kryer hetimin në vendngjarje, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Personi ishte raportuar si i zhdukur të hënën pasdite në zonën e fshatit Bërçevë, ku…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur dje 10 të burgosur, mes të cilëve edhe persona të lidhur me botën e krimit dhe drogës, për të cilët ajo thotë se nuk i njeh me emër dhe mbiemër, por i ka besuar Komisionit të Faljes të përbërë nga ekspertë të lartë të asaj fushe. Profesori universitar dhe anëtari i Komisionit për falje, Gordan Kalajxhiev, në një deklaratë për media thotë se në Maqedoni numri i faljeve është shumë i vogël dhe me një periudhë shumë të shkurtër të lirimit nga vuajtja e dënimit me burg. “Qëndrimi im si profesor është që faljet…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari sot ka pranuar dozën e vaksinës kundër gripit sezonal në Institutin për Shëndet Publik në pikën për punonjësit shëndetësorë, shkruan Top24 “Kjo masë preventive për mbrojtjen e shëndetit e rekomandoj si ministër dhe si punonjës shëndetësor, sepse mendoj se secili duhet të mbrohet nga format më të rënda dhe komplikacionet nga gripi sezonal.  Vaksina kundër gripit sezonal është falas për grupet e rrezikuara të popullatës dhe bëj thirrje për imunizim, veçanërisht për qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikuara, që të mbrojnë shëndetin e tyre në kohë” shkruan Taravari.

Lexo më Shumë

Pas falënderimit publik të djeshëm nga narkobosi i liruar për Siljanovskën, bëhet e qartë se kjo është një skenar i rënë dakord. Tani mbetet vetëm një pyetje e hapur: cila është çmimi dhe kush i ka marrë paratë për këtë falje? Pyetja është: çfarë i detyrohet pushteti VMRO-DPMNE, dhe çfarë shërbimesh u kthejnë kriminelëve të klanit të narkotrafikantëve “Baron”? Pas ngatërrimit të djeshëm të Siljanovskës me deklaratën e saj të papërshtatshme, dhe demantimit nga Gordan Kalajdzhiev se komisioni vetëm jep mendime dhe se presidentja është ajo që fal, ajo duhet të dalë sot me Mickoskin dhe të shpjegojë se cila…

Lexo më Shumë

Dje, në orën 17:31, u pranua një raport për një person të plagosur pas një rënie në një greminë me motor. Lokacioni ishte në një terren të vështirë, në vendin e quajtur “Dera e vogël” afër “Liqenit të Zi” në malet Shar, pranë karakollit “Mazraç” në pjesën afër kufirit me Kosovën, njofton Pa Censurë. Personi po lëvizte me motor dhe pas rënies në greminë, i kishte thyer këmbën. Në orën 18:15, nga Stacioni Policor (SP) Gallatë njoftuan se policët nga SP Mazraç arritën ta nxjerrin dhe ta transportojnë deri në fshatin Gjurgjevishte, ku e priste një ekip i Shërbimit të…

Lexo më Shumë

Denari është stabil, ndërsa garancë për atë është niveli i lartë i rezervave devizore, i cili edhe krahas goditjeve të shumta edhe më tej rritet dhe në fund të shtatorit paraqet 4,4 miliardë euro. Niveli i tanishëm i rezervave devizore është më i lartë prej para pandemisë për 40%, apo për rreth një miliardë euro, që është rritje e konsiderueshme, posaçërisht në vite të mbushura me goditje të parapra deri më tani, thotë guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, e cila po merr pjesë në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës botërore. Sipas saj, këto janë trende të volitshme të…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 29-vjeçar nga Haraçina është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se me forcë ka marrë para nga një i punësuar në një kazino në rajonin e Gazi Babës, përcjell TV21. “Me datë 24.10.2024 në ora 05:50 në Shkup, nga njësiti policor për intervenim pranë SPB-Shkup është ndaluar B.D. (29) nga fshati Haraçinë në Shkup. Ai dyshon se sot rreth orës 05:30 në një kazino në Shkup, në zonën e Gazi Babës, me forcë ka marrë para nga arka de një punonjësi. Ajo që është marrë, është gjetur dhe i është kthyer pronarit.…

Lexo më Shumë