Nga BDI- Gostivarë thonë se me fshirej e mërgatës, Gostivari ka ngelur me 59.770 qytetarë, dhe për pasojë edhe numri i këshilltarëve komunal është zvogëluar për gati 30%, përcjell TV21. Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së, Lekë Dalipi tha se përjashtimi i banorëve jorezidentë nga komuna e Gostivarit, e që në shumicë janë shqiptarë, ngre shqetësime të mëdha. “Vendimet në vazhdimësi, me theks të veçantë ky vendim i 24 shtatorit, po godet rëndë edhe qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Këshilli i Komunës së Gostivarit reduktohet për 8 këshilltarë komunal. Nga numri i përgjithshëm prej 31 këshilltarë, aq sa ka numëruar…
Author: Hamdi Kumanova
Tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla do të jenë në paraburgim deri më 24 dhjetor. “Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje…
Më datë 23.10.2024 në ora 10:00 në SPB Shkup është raportuar se V.G (45) nga Velesi, i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg në institucion, është gjetur i vdekur në INP Idrizovë, transmeton Portalb.mk. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Hetim ka kryer ekip nga SPB Shkup.
Këshilltari i Alternativës në Kumanovë, Driton Sulejmani, përmes një komenti të tij ka reaguar në shkrimin e këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë, raporton Open-TV. “Maksimin nuk ua sollëm ne atë e gjetëm në mesin tuaj. Paramendo partia që pretendon se ka dalë nga UÇK e ka përkrah direkt kandidaturën e tij duke mos kandiduar kandidat të vetin e tash po shitni moral.Në atë kohë ku unë personalisht kam qenë kandidat për kryetar komune për ta përfaqësuar votën shqiptare, kurse ju dhe partia juaj ka bërë thirrje te shqiptarët që të votohet Maksimi. Nuk është i keq Maksimi për juve e…
Reagim i këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë: Ridvan Dervishi, Fitor Jakupi, Arta Memeti-Ademi dhe Mendu Asani: Është e papranueshme që kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrevski, të deklarohet i lumtur dhe i respektuar për pjesëmarrjen e tij në botimin e një libri ku UÇK-ja përmendet si organizatë terroriste. Kjo tregon qartë se ai nuk ka kurrfarë ndjeshmërie ndaj historisë dhe vuajtjeve të popullit shqiptar. Ndërkohë, fakti që pozita shqiptare (VLEN)vazhdon të jetë vazale ndaj politikave të tij, duke mbështetur veprimet e tij, është edhe më shqetësues. Ata duhet të marrin një qëndrim të prerë dhe të kërkojnë llogari nga kryetari për…
Autoritetet kundër korrupsionit filluan procedurën pas një peticioni anonim që pretendon se prokurori publik i Republikës Ljupço Kocevski dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi janë njëkohësisht anëtarë të bordit drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe marrin kompensim nga shteti. Tatjana Dimitrovska, kryetare e KSHPK-së për “Kanal5” ka konfirmuar se procedura është në vazhdim e sipër dhe se gjendja faktike do të përcaktohet para se të merret vendimi. Kocevski në një përgjigje me shkrim ka sqaruar se për anëtar të bordit drejtues është emëruar nga paraardhësi i tij dhe se mandati i tij përfundon për disa…
Krisma në Liqenin e Smillkovës, sipas informacioneve të para një qytetar ka lajmëruar rastin në MPB pasi kishte vërejtur tre persona dhe gjuajtje me armë zjarri, njorton Klan M. “Sot (24.10.2024) në ora 13:25, një qytetar ka lajmëruar në SPB Shkup se derisa ishte duke peshkuar në liqenin e Smilkovës, ka vërejtur tre persona duke zbritur nga vetura e pasagjerëve “Peugeot 106” dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë në ajër. Më pas personat me automjet janë larguar nga vendi i ngjarjes. Po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.…
Nga Prokuroria njoftojnë se pas faljes nga ana e presidentes, sot pas daljes nga burgu i Idrizovës, është arrestuar Aqif Ravmanoski, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai është arrestuar pasi dyshohet për vepër tjetër penale, gjegjësisht për tentim vrasje. “Për personin është zhvilluar procedurë paraprake në lidhje me incidentin e armatosur që ndodhi më 14 tetor në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh” në Çair. Ekspertiza për praninë e grimcave të barutit, të cilat janë kryer me urdhër të prokurorit publik, vërtetuan konstatimet fillestare se tashmë i dyshuari ka shtënë disa të shtëna me armë zjarri – pistoletë në drejtim të…
Për Akademinë Shqiptare do të vazhdojnë të punojnë, por VLEN-it i pëlqen edhe ideja e kryeministrit Hristijan Mickoski mbi strategjinë e re të ASHAM për zhvillimin e shtetit. Sipas Bilall Kasamit të gjitha opsionet janë të hapura. “Shqiptarët janë në atë fazë të zhvillimit të tyre me tre universitete duhet të jenë të përfaqësuar në nivelin akademik. Janë të hapur të gjitha opsionet e zgjidhjes formale në tryezë. E kemi nisur projektin e Akademisë Shqiptare dhe do të vazhdojmë ta përkrahim si Komunë e Tetovës dhe si VLEN. Por sigurisht ne jemi të hapur për gjitha format e zgjidhjes së…
Shefi më jetëgjatë i kabinetit i ish-Presidentit Donald Trump po paralajmëron se kandidati presidencial republikan plotëson kriteret e përkufizimit të një fashisti dhe thotë se kur ishte në detyrë, ai kishte sugjeruar se Adolf Hitler “kishte bërë disa gjëra të mira”. Gjenerali në pension John Kelly, i cili shërbeu në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2017 deri në vitin 2019, i bëri komentet në intervista për gazetën The New York Times dhe revistën The Atlantic, botuar të martën. Ato janë në vazhdën e paralajmërimeve të kaluara të ish-zyrtarëve të lartë të administratës së ish-presidentit Trump dhe bëhen ndërsa kanë mbetur…
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka treguar se si është gjendja shëndetësore ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli tek burgu 313-ta pasi GJKKO rikonfirmoi masën “arrest me burg” ndaj tij. “Është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, më i fortë dhe më të freskët se kurrë. Në gjendje të shkëlqyer, në rast se Metës i ndodh diçka e papritur përgjegjësia do të jetë personale e Ramës. Ilir Meta ka mbështetjen e të gjithë Partisë, të gjithë strukturave. Kështu që mos lexoni këta debilat lart e poshtë. Mbështetja e Metës është e plotë, jemi në kontakt çdo çast…
Burime të Tv Klan mësojnë se personat e larguar nga puna janë çlajmëruar nga vendi i punës ditën e martë kurse gjatë ditës së sotme përmes njoftimit e kanë kuptuar se janë të përjashtuar nga puna edhe pse kanë pas vendime pune. Të larguarit nga puna pritet të reagojnë publikishtë në ditët në vijim ndërkohë paralajmrojnë se do të padisin ndërmarjen dhe drejtorin pasiqë largimin nga puna e ka bërë në mënyrë joligjore. Rikujtojmë se në kohen kur drejtorë në këtë insitucion ishte Bujar Dardhishta përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion ka qen rreth 30%, nga gjithësej 174 të punësuar…

