Author: Hamdi Kumanova

Profesori universitar, Jeton Shasivari, vlerëson se gjatë faljes presidentja nuk është dashur ta shqyrtojë vetëm veprën, por edhe personin, përkatësisht dinjitetin e individit, humanizmin dhe mbi të gjitha drejtësinë. Sipas tij me faljet e fundit, Siljanovska nuk e ka respektuar aspektin kushtetues të faljes për shkak se në përbërjen e komisionit, nuk është përfshirë asnjë profesor i së drejtës kushtetuese. “Prandaj është dashur nga fillimi me përbërjen e këtij komisioni ligjor juridik për falje, të ketë së paku një profesor të së drejtës kushtetuese në mënyrë që kryetarja e Republikës me rastin e ushtrimit të këtij funksioni t’i ketë parasysh…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti, sot mori pjesë në panel-diskutimin “100% të pëkushtuar për ty” në të cilin u shqyrtuan çështjet më aktuale në mjedisin jetësor. Në fjalimin e tij, Mexhiti, theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria po ballafaqohen me sfida të shumta në mjedis në kohë krize energjetike, dekada të ndotjes së ajrit, mënjanimit të mbeturinave historike, ballafaqimit me problemet e menaxhimit të mbeturinave,sigurimit të infrastrukturës për furnizimin me ujë, largimit dhe pastrimit të ujërave të zeza dhe mbrojtjes së vlerave natyrore dhe të biodiversitetit. “Angazhimi ynë i padiskutueshëm…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) për regjistrimin e fundit, duke pretenduar se kjo parti ka “mashtruar shqiptarët” për rregullat e regjistrimit dhe për përllogaritjen e banorëve rezidentë. Sipas tij nuk është propblem ulja e këshilltarëve në komuna pasiqë janë fshirë banorët jorezident në komuna por keqmenaxhimi I Komunave dhe mashtrimi që ka bërë sipas tij BDI. “Ju e dini që nga Ali Ahmeti deri te funksionarët e tjerë të BDI-së u mashtruan shqiptarët, duke u thënë se të regjistruarit do të llogariteshin si rezidentë. Pas përfundimit të procesit, ata heshtën dhe…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Karposhit, Stevço Jakimovski, sërish ka deklaruar se do ta braktis Bashkësinë e Njësive të Vetqeverisjes Lokale (BNJVL) nëse Kryetari I saj, Orce Gjorgjievski, nuk ndërmerr hapa për të arritur mirëkuptim me ministrat, pasi sipas tij, po bëhet presion ndaj Komunës. Jakimovski thotë se me Gjorgjievskin do të takohet të hënën. Gjatë një deklarate për mediat, Jakimovski tha se pohimet e tij për braktisje të BNJVL-së, nuk janë marrë seriozisht. “BNJVL është një komitet i rëndomtë partiak I VMRO-DPMNE-së dhe s`ka lidhje me idetë dhe zhvillimin e pushtetit lokal. Kjo tregon se Orce Gjorgjievski është një figurë në krye…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafillov, deklaron se jetesa po bëhet më e shtrenjtë për shkak se, siç thotë, është e vështirë të mbijetohet me 370 euro, kur shporta minimale sindikale tashmë është mbi 1000 euro. Sipas tij, tregtarët përfitojnë në kurriz të qytetarëve. “Për fat të keq, tregtarët e shfrytëzuan periudhën kur Qeveria shpalli një masë të tillë dhe çfarë bënë – fillimisht i rritën çmimet dhe shporta minimale e sindikatës në pjesën e rritjes së shpenzimeve u rrit për 750 denarë për muajin shtator. Për muajin tetor është ulur për 960 denarë, që do të thotë se…

Lexo më Shumë

Fillon të zbatohet projekti ndërkombëtar i titulluar “Identifikimi i shkaqeve të papunësisë afatgjatë të grave të moshuara në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi”, koordinatore e të cilit është profesoresha Aleksandra Lozanoska nga Instituti Ekonomik. Siç informoi ajo, projekti zbatohet në kuadër të programit “Visegrad+Grants (2xV4 + 2xWB6/EaP)”, si pjesë e thirrjes për grante të veprimit për vitin 2024, në fushën e Politikave Publike dhe Partneriteteve Institucionale, transmeton Portalb.mk. Prezantimi në të cilin do të ndahen qëllimet dhe aktivitetet e planifikuara në projekt do të mbahet më 29 tetor, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e Institutit Ekonomik. Pritet që…

Lexo më Shumë

Me datë 24.10.2024 në ora 15:20 në SPB-Tetovë, personi AI (80) nga rrethina e Tetovës ka raportuar se gjatë vitit 2017, pa praninë e tij, në Gjykatën Themelore Tetovë është miratuar aktgjykim me paraqitje të rreme të fakteve dhe provave. Sipas raportit, në gjykatë janë dorëzuar prova të rreme se ai ka vdekur, si dhe një avokat ka paraqitur dëshmi të rreme, duke prokuruar në mënyrë të falsifikuar se ai ishte përfaqësues i tij dhe përfaqësues i vajzës së tij. Sipas raportit, pas dhënies së aktgjykimit me prova të rreme N.Sh. nga i njëjti fshat aktgjykimin e ka dorëzuar në…

Lexo më Shumë

Këshilli mbikëqyrës i shoqërisë aksionare shtetërore për ofrimin e shërbimeve në navigacion ajror, M-NAV SHA Shkup, ka zgjedhur për anëtarë të Këshillit drejtues Vladimir Risteskin, Kliment Çepunjoskin dhe Buran Alitin, njoftoi sot M-NAV, transmeton Portalb.mk. Në seancën e mbajtur më 17 tetor, Këshilli mbikëqyrës me vendim e emëroi Vladimir Risteskin për kryetar të Këshillit drejtues të M-NAV SHA Shkup dhe drejtor ekzekutiv të Sektorit të Navigacionit të Aviacionit në M-NAV SHA Shkup me mandat 4 vjeçar. Këshilli i ri drejtues në periudhën e ardhshme do të punojë në rritjen e efikasitetit dhe performancës së Kompanisë dhe zbatimin e projekteve strategjike…

Lexo më Shumë

Dubai, Barcelona, ​​Lioni, Shtutgarti, Bazeli dhe Stambolli janë gjashtë destinacionet drejt të cilave nga viti i ardhshëm do të ketë fluturime direkte nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit, njoftoi sot ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski. “Nga 30 qershori Shkup-Barcelona-Shkup do të fluturojë dy herë në javë, duke hapur Spanjën si destinacion. Nga 30 qershori Shkup-Lyon-Shkup do të fluturojë tre herë në javë, duke hapur për herë të parë si destinacion Francën jugore. Nga viti i ardhshëm do të ketë fluturime tre herë në javë në linjën Shkup-Shtutgart-Shkup, e cila hap pjesën perëndimore të Gjermanisë”, ka thënë Nikolloski. Nga aeroporti…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi sot ka deklaruar se “shporta e vjeshtës ka efekt, çmimet e produkteve ulen pesë deri në dhjetë për qind”. Masa skadon në fund të këtij muaji dhe nëse do të ketë rritje drastike të çmimeve, siç theksoi Durmishi, do të merren masa më rigoroze. Ai përkujtoi se sipas shportës sindikale, çmimet e ushqimeve dhe pijeve në muajin tetor janë më të ulëta për më shumë se 900 denarë. “Muajin e ardhshëm presim një ulje tjetër të çmimeve sepse është në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare. Nëse shohim që tregtarët po rrisin çmimet, do…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin Win Win në Televizionin Telma është pyetur për çështjen e përkufizimit ofendues 20% të trashëguar nga qeveritë e kaluara. Ai ka shtuar se kjo gjë duhet të hiqet nëse ne si politikanë mendojmë racionalisht. “Kur politikanët mendojnë racionalisht gjithqysh që edhe 20% duhet të hiqet nga Kushtetuta, prandaj nëse politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme kjo gjë tingëllon absurde, por kur mendohet me një vizion të qartë për të ardhmen dhe harmoninë brenda vendit kjo gjë duhet të hiqet njëherë e përgjithmonë”, tha Taravari.Ai shtoi se nëse mendojmë…

Lexo më Shumë

Ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani deklaroi se hekurudha në kuadër të Korridorit 8 që çon për në Bullgari duhet të ndërtohet për shkak se në të kundërt, humben mjetet që vendi ka siguruar deri më tani. Sipas tij, edhe kryetarja e KE-së gjatë vizitës së një dite më parë në Shkup i ka kushtuar më shumë kohë dhe rëndësi kësaj teme. Më herët, kryeministri Mickoski disa herë kishte deklaruar se nuk do të ndërtohet hekurudhë që përfundon pa dalje, shkruan Alsat. “Prolongimi i projektit ose ndryshimi i trasesë nuk do ta bëjë projektin më të lirë për arsye se…

Lexo më Shumë