Kryeministri Hristian Mickoski përmes “Fejsbukut” ka publikuar se masat e Qeverisë për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore po japin rezultat. “Çmimet e materialeve shkollore janë ulur ndjeshëm, gjë që lehtëson barrën e prindërve dhe mundëson që çdo fëmijë të shkojë në shkollë i përgatitur. Familjet, nga ana tjetër i ndjejnë efektet pozitive sepse çmimet e reduktuara mundësojnë që të mbeten më shumë pajisje për nevoja të tjera të rëndësishme jetësore”, ka shkruar Mickoski duke publikuar një pjesë të uljes së çmimeve të pajisjeve shkollore.
Author: Hamdi Kumanova
Pas rastit të dytë të fruthit këtë vit, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Marija Andonovska, apeloi tek mjekët amë që në momentin që vërejnë një rast të dyshimtë, ta dërgojnë ose në Klinikën Infektive dhe prej andej t’i dërgojnë tek ata për analiza, ose të vijnë direkt në testim në Institutin. “Detyrimi dhe puna jonë është që pas konstatimit të një rasti pozitiv t’i japim rekomandime familjes për izolim. Megjithatë, për morbilt nuk ka asnjë izolim të parashikuar me ligj dhe mbetet në vullnetin e mirë të familjes nëse do t’i zbatojë rekomandimet apo jo. Ndryshe, janë marrë…
Gjykatësi Pajazit Pajaziti, ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit efektiv me atë shtëpiak pa dhënë sqarime shtesë për arsyet, ndërkaq nuk ka caktuar mënyrën se si policia do ta kryejë mbikëqyrjen. Ky është konstatimi i Komisionit të Këshillit Gjyqësor, i cili tre javë e shqyrtoi veprimin e Gjykatës Penale për Ramadanin, pasi u arratis nga paraburgimi shtëpiak. “Gjykatësi i procedurës paraprake, ka miratuar vendim me të cilin i është caktuar masa e paraburgimit shtëpiak në të cilën ka dhënë arsye, por jo të ndryshme nga ato që i ka dhënë gjatë caktimit të paraburgimit.…
Komuna e Strugës dhe Komuna e Haraçinës të dyja të udhëhequra nga kuadër të BDI-së do të aplikojnë për grante nga Qeveria. Edhe pse Bashkimi Demokratik për Integrim këtë qeveri e quan jolegjitime. Kryetari i Haraçinës Ridvan Ibrahimi tha se do të aplikojnë për grante, siç shtoi edhe pse kërkesat janë të mëdhaja kanë selektuar disa që janë më me prioritet. “Ne thirrjen e kemi përcjellë. Kemi ndarë një pjesë të atyre, meqenëse jemi të limituar. Fillimisht nga ana e Qeverisë patëm premtimin që për kokë banori të jetë diku mbi 135 euro. Më pastaj ajo u minimizua në 100.…
Sot në Kuvend do të mbahet pritje me rastin e Ditës së pavarësisë – 8 Shtatorit. Në pritjen e organizuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pritet të marrin pjesë kreu shtetëror, ministra të Qeverisë, deputetë dhe personalitete tjera të jetës shoqërore. Pritja me rastin e Ditës së pavarësisë në Kuvend mbahet tradicionalisht çdo vit.
Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 34 zjarre në qiell të hapur, prej tyre gjashtë janë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa pjesa tjetër janë shuar, bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Për zjarrin në territorin e Prilepit, QMK-ja sqaron se janë aktive degët drejt fshatrave Krushevicë, Çumovë dhe Sellcë dhe në vendin e quajtur “Çule” në malin Seleçkë. Në këto vende digjet bimësi me kërcell të ulët, bar i thatë dhe pyje me pisha. Aktiv është zjarri edhe në zonën e komunës së Çashkës, në rajonin e fshatit Oraov Dol. Në këtë territor…
Me datë 06.09.2024 në ora 00:50 në rrugën ,,Bregu i Vardarit”, zyrtarë policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin D.A. (21) nga Gostivari. Ai në orën 00:00 në DPB Gostivar është raportuar nga personi A.B. (20) nga Gostivari se me datë 05.09.2024 rreth orës 22:45 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinoski” e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me send të mprehtë. D.A. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS
Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Emergjenc Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel në Tetovë ndodhet një person i vdekur, i cili nga mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. “Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.
Çdo vit revista prestigjioze amerikane, publikon listën me 100 personat më me ndikim. Këtë vit ‘Time’ ka renditur emrin e shqiptares Mira Murati, në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë inteligjencën artificiale. ‘TIME 100 AI’ nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik. Mes tyre është shefi i Google, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve. Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë. Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin…
Me datë 05.09.2024, në ora 15:15, në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.M. (23) nga Tetova pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Më pas, efektivët e policisë kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, ku u gjetën tre qese me gjithsej rreth 150 gramë marijuanë dhe një peshore dixhitale. L.M. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. TS
Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale sulm seksual dhe dhunim nga neni 186 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (në tentativë ) të Kodit Penal. “Më 5 shtator, 31-vjeçari ka sulmuar një grua në Kisella Vodë dhe në kundërshtim me vullnetin e saj të shprehur qartë, ka tentuar qëllimisht të kryejë akte seksuale ndaj saj. Viktima ka qenë duke ecur në drejtim të shtëpisë së saj dhe pasi ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin “Boris Trajkovski” afër…
Hamdi Nuhiju Fjalori i gjuhës shqipe i jep kuptim fjalës tjerr! E shoshit në të gjitha format dhe në përmbajtjen e saj. TJERR kal. E bëj fill leshin, pambukun, lirin etj., duke e tërhequr pak nga pak nga shtëllunga dhe duke e dredhur me dorë a me makinë. Tjerr lesh (pambuk, mëndafsh). Tjerr trashë (hollë). Tjerr me furkë (me makinë). fig. E zgjat shumë e pa nevojë një punë, një bisedë etj., e stërholloj, e bëj tërkuzë. I tirrte fjalët. E ka zakon ta tjerrë. I tjerr gjatë gjërat ai. Mos e tirr më tutje! fig. Shpif a sajoj…

