Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Në vendkalimet kufitare nga ana jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë,…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër A.J.(25) dhe R.Xh.(22), të dyj nga Tetova për shkak dyshimit për kryerjen e veprave penale të “mashtrimit në sigurime” dhe “paraqitje e provave të rreme”. Gjatë kontrollit nga ekipi i SPB Tetovë në lidhje me kërkesën për raporte mjekësore të falsifikuara, janë evidentuar raportet mjekësore të të pandehurit të parë dhe të të pandehurit të dytë, të cilat nuk janë regjistruar në librat përkatës për evidentimin e aksidenteve rrugore dhe as në sistemin “Termini im”, ndërsa të njëjtat raporte iu paraqitën mjekëve, faksimili i të cilëve ishte në dokument, pas së cilës mjekët…
Angazhimi në punë është mënyra më e mirë për të risocializuar të burgosurit, konsideron u.d drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Aleksandar Pandov. Në intervistën për AIM ai tha se do të mundohet që ligjërisht të intervenojë në pjesën e angazhimit në punë të të burgosurve me qëllim që kjo të shfrytëzohet më shpesh. “Kam vërejtje për ligjin e fundit të bërë tani në prill. Planifikoj që në periudhën në vazhdim të kërkoj ndryshime në pika të caktuara. Vërejta është ajo se te ne, nëse themi se kemi 2,400 të burgosur, mendoj se rreth 100 janë vetëm të angazhuar…
Një burrë ka raportuar në polici se teksa ai po voziste autobusin në Mitrovicë të veriut, dy të dyshuar duke folur në gjuhën serbe i kanë dëmtuar automjetin me shkop druri. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalë nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit”, thuhet në raportin e policisë.
Qeveria e RMV-së ka shpallur thirrje publike në të cilën komunat mund të aplikojnë për projekte kapitale infrastrukturore. Nga Qeveria thonë se ky është historikisht cikli më i lartë i investimeve që pushteti qendror bën për të mbështetur pushtetet vendore. Siç thonë prej atje, me këto para do të realizohen kopshte të reja, shkolla, rrugë, kanalizime atmosferike dhe fekale, salla sportive, rrjete ujësjellësi dhe projekte të tjera. “Në një situatë ku shohim dhe gjejmë institucione të rrënuara, të debituara, të grabitura dhe arkat e shtetit të keqmenaxhuara, Qeveria tashmë i afrohet me një plan dhe koncept të qartë zhvillimi dhe…
Kandidati republikan presidencial, Donald Trump tha të enjten se nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, do të krijojë një komision për efikasitetin qeveritar të kryesuar nga miliarderi Elon Musk. Gjatë një fjalimi në të cilin ai paraqiti vizionin e tij ekonomik për vendin, Trump duke folur në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut, u zotua gjithashtu të ulë normat e taksave të korporatave për kompanitë që prodhojnë brenda vendit, të krijojë zona “me taksa të ulëta” në tokat federale ku kompanitë e ndërtimit do të inkurajohen të ndërtojnë shtëpi të reja dhe të fillojnë një fond sovran të pasurisë. Trump kishte…
Tre firma deri tani kanë paraqitur interesim për tenderin për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar Stojçe Nikollovski, person ekspert për vizita në terren, përgjegjës nga komisioni dhe udhëheqës i Sektorit për punë teknike në IP në sferën e shëndetësisë për nevojat e Institucioneve publike shëndetësore, Klinikave universitare, Institutit dhe Qendrës urgjente – Shkup. “Tre firmat e interesuara kanë vizituar lokacionin për të parë se çfarë do të duhej të furnizohet dhe ku ta montojë atë”, tha Nikollovski në deklaratën për MIA-n. Në muajin maj, sallat e operacionit të Qendrës…
Nëna e studentit shqiptar të vrarë në vitin 2019, Denis Preka, ka rrëfyer për tragjedinë e familjes pasi lajmi për vdekjen e djalit të saj është kthyer në lajmin kryesor të disa prej mediave më prestigjoze në SHBA për shkak të vendosjes së një precedenti të ri në drejtësinë amerikane. Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një medikament dhe e çoi në helmim studentin shqiptaro-amerikan, Denis Preka, raporton TCH. Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte…
Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, pasi është përplasur nga një automjet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Mjull Bathore në Tiranë. “Shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe”, lexohet në njoftimin e policisë. Njotimi i plotë Më datë 05.09.2024, në Mjull Bathore, shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kryetari i së ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës. Rojeviq tha për agjencinë e lajmeve serbe BETA, se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen. “Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut…
Rreth 80 punëtorë të ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” kanë mbetur në rrugë. Të njëjtëve nuk i janë vazhduar procedurat për vendime pune, pasi të Qeveria ka sjell mjë vendim që ndërpret vazhdimin e procedurave për konkurset që u realizuan disa muaj para zgjedhjeve të 8 majit. Me këtë rast, në rrugë kanë mbetur rreth 60 shqiptarë dhe 20 maqedonas, ndërkohë që vetëm disa ditë pas njoftimit për largim nga puna, me kontrata pune janë angazhuar 16 shqiptarë të ri dhe më shumë se 40 maqedonas. Gazeta KOHA merr vesh se arsyetimi i menaxhmentit të ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” ka qenë…
Për t’u regjistruar në shkollë të mesme, nxënësit kryesisht të përkatësisë etnike shqiptare përmes një deklarate të noterizuar janë deklaruar si rom. Ky fenomen në nivel të shtetit, është hasur edhe në shkollat e mesme të Tetovës, pjesërisht në shkollën e mesme të mjekësisë ku edhe ka interesim më të madh të nxënësve për të vijuar arsimin e mesëm. Pasi që nuk kanë mundur të përmbushin kuotat e regjistrimit, nxënësit kanë gjetur një zbrazëtirë ligjore që me një deklaratë në noter të deklarohen si rom. Në ndërkohë, nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës janë shprehur se ky fenomen…

