Author: Hamdi Kumanova

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, në kazermën “Ilinden” në Shkup sonte në orën 19 do të ketë të shtëna artilerike. Ato janë të shtëna nderi me gjuajtjen e 10 togave nga pajisjet artilerike nga përbërja e batalionit artilerik të Armatës. Siç informojnë nga Shtatmadhoria e Armatës, paraprakisht, në orët e pasdites në periudhën pas orës 18 do të bëhen të shtëna artilerike provë. Ato do të bëhen me një tog nga pajisjet artilerike.

Lexo më Shumë

Qeveria shpall një limit për çmimet e produkteve ushqimore bazë. Megjithatë, për momentin nuk janë bërë të ditura detaje se për cilat produkte do të zbatohet masa dhe prej kur do të zbatohet. Ministri i Ekonomisë vetëm la të kuptohet se nisma përfshin të gjitha prodhimet bujqësore vendase dhe do të monitorohet për respektim. Shtatorin e kaluar, qeveria e mëparshme kufizoi çmimet e orizit, miellit, bukës dhe produkteve të tjera buke, makaronave, mishit dhe produkteve të mishit, qumështit, vezëve, djathit dhe produkteve të tjera të qumështit. Ka pasur edhe një kufizim çmimi për pijet jo të gazuara dhe ato të…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski sot në Ramstein të Gjermanisë mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, të cilin e udhëhoqi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ku për herët të parë mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Takimi i sotëm, ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, i cili u mbajt në tre seanca, u hap nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin dhe Presidenti i Ukrainës, Zelensky. Në takim u konfirmua se duhet të respektohen…

Lexo më Shumë

Katër ministri të reja, ose gjithsej 20, në qeverinë e re të Hristian Mickoskit janë rezultat i ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore, të cilat u miratuan në kuadër të zgjedhjeve të këtij viti. Riorganizimi i pushtetit ekzekutiv u bë në një proces të nxituar dhe pa konsultim publik, gjë që tek ekspertët dhe opinioni la përshtypjen se ishte një reformë e pamenduar, për të cilën nuk u bë asnjë analizë e qëndrueshme për atë se cilat janë përfitimet e saj dhe a ka nevojë për rritjen e numrit të administratës shtetërore,…

Lexo më Shumë

Dhuna është e pranishme te të rinjtë në vend. 18% e të rinjve kanë përjetuar dhe/ose qenë dëshmitarë të dhunës, ndërkohë që këto shifra janë shumë më të larta te të rinjtë në shkollat fillore dhe të mesme. Dhuna verbale është kryesisht e pranishme te të rinjtë, e ndjekur nga dhuna fizike. Vajzat e reja më së shumti përjetojnë dhunë verbale, psikologjike dhe sociale, ndërsa djemtë e rinj janë kryesisht viktima apo dëshmitarë të dhunës fizike. Vajzat e reja përjetojnë ngacmime seksuale më shpesh sesa djemtë e rinj. Këto mes tjerash janë gjetjet e hulumtimit: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë bashkëkryer vepër penale – “Prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas të nenit 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. “Të dyshuarit, një burrë nga Velesi dhe një grua nga Velesi, transportonin drogë narkotike nga Shkupi në Veles me veturë të pasagjerëve BMW me targa të Shkupit, të cilën e kishin blerë më parë. Policia gjatë kontrollit të automjetit në afërsi të pikëpagesës në…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikollovski, njëheri ministër për transport, në intervistën e tij të fundit ka folur edhe për ndërtimin e korridoreve rrugore në vend. Duke folur për autostradën Shkup-Bllacë, Nikollovski ka theksuar se në trasenë e paraparë për autostradën, parcela të shumta kanë blerë funksionarë të BDI-së, transmeton Lideri.mk, me çka ka ngritur dyshime për prapavijë korruptive në ndërtimin e kësaj autostrade në trasenë e paraparë me 6 tunele. “Funksionarë nga udhëheqësia e BDI-së janë bë pronarë të tokës ku është vizatuar traseja e autostradës së re drejt Bllacës”, ka deklaruar Nikollovski, i cili…

Lexo më Shumë

Vlera totale e eksportit të mallrave në periudhën janar-korrik 2024 është 4,5 miliardë euro dhe shënon rënie prej 7,7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të fundit, njoftoi Enti i Statistikave. Nga ana tjetër, vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 6.4 miliardë euro, që është 0.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar-korrik 2024, arrin në 1.9 miliard euro. Në këtë periudhë, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Maqedonia ka bërë më së shumti tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.

Lexo më Shumë

Partia opozitare greke Syriza dënoi sot, siç deklarojnë, shkeljet e rënda të Marrëveshjes së Prespës nga ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, i cili dje ishte për një vizitë zyrtare në Maqedoni. Syriza i bëri thirrje qeverisë greke që të mos nënvlerësojë provokimet turke dhe në fund të reagojë dinamikisht, me demarsh ndaj Turqisë. Siç transmeton portali Lideri.mk nga Shkupi, Syriza reagon për faktin se ministri turk Fidan në deklaratat e tij e quajti vendin tonë Maqedoni. Syriza thotë se “ky qëndrim provokues turk nuk është i rastësishëm”, por sipas tyre, është pasojë e vendimeve politike të qeverisë së Kyriakos…

Lexo më Shumë

Fruthi është konfirmuar tek një fëmijë 12 vjeçar nga fshati Konjari i Poshtëm, kështu njoftoi sot drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska, duke shtuar se sipas anketës epidemiologjike, sëmundja është sjellë nga Novi Pazari i Serbisë. Fëmija nuk është i vaksinuar kundër kësaj sëmundje infektive. “Ky është rasti i dytë pozitiv i dëshmuar këtë vit në Maqedoni. E para është regjistruar në qershor, në Labunishtë të Strugës. Bëhet fjalë për një fëmijë të pavaksinuar. Më 3 shtator, një fëmijë 12-vjeçar i dyshuar për fruth është referuar nga klinika infektive në Institutin e Shëndetit Publik dhe pas analizave rezultoi…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit 2024, numri i popullsisë aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 790.152 persona. Prej tyre, 691.736 janë të punësuar, dhe 98.416 janë të papunë. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.1, shkalla e punësimit është 45.6, ndërsa shkalla e papunësisë është 12.5.

Lexo më Shumë