Author: Hamdi Kumanova

Zëvendës ministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli-Shaqiri ka ndarë një lajm me interes për qytetarët. Ajo mes tjerash ka thënë se fluturimet në dy aeropotet e Maqedonisë së Veriut do të pasurohen me linja të reja ajrore. “Një zgjerim i ndjeshëm i rrjeteve të fluturimeve, të cilat do të ofrojnë gjashtë destinacione të reja dhe do t’i lidhin qytetarët e vendit tonë me qendra kryesore ndërkombëtare” ka shkruar Zekolli-Shaqiri. Sipas saj këto do të jenë linjat e reja ajrore të cilat mund t’i përdorin qytetarët. Nga data 30 mars 2025, dy herë në javë fluturim Shkup – Dubai –…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka dërguar një letër udhëheqësve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, duke shprehur shqetësimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Sipas BDI-së, letrat e dërguara nga Ahmeti adreson tri vendime të fundit: shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore dhe formimin e një qeverie pa përfaqësim të drejtë etnik. Ahmeti ka ngritur shqetësimin se këto zhvillime rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në një shtet shumetnik. Ahmeti thekson se tri vendime…

Lexo më Shumë

Numri i duhanpirësve aktivë në Maqedoni sipas hulumtimit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP) është 45,4 për qind. Vetëm 5 për qind e qytetarëve e kanë lënë me sukses duhanin vitet e fundit. Përdorimi i duhanit në vendin tonë është shumë i lartë. “Në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, të cilat funksionojnë në kuadër të qendrave të shëndetit publik në të gjithë vendin, ka frekuentim shumë të vogël. Në 2023, vetëm 43 persona erdhën në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, që është një numër shumë i vogël. Domethënë nuk ka interes të madh për lënien e…

Lexo më Shumë

Zjarri në kompleksin hotelier Manastirin e Berovës është vënë nën kontroll mbrëmë nga zjarrfikësit e Berovës dhe zonat përreth. Nuk ka persona të lënduar, mirëpo janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, të cilat ende nuk dihen. “Zjarri ka rënë ndoshta nga skara me thëngill. Është intervenuar me 15 zjarrfikës dhe 4 vetura zjarrfikëse dhe po ashtu është kërkuar ndihmë në zjarrfikësit dhe vetura nga Njësitë e Zjarrfikësve Vinicë, Koçani, Strumica dhe Shoqata Vullnetare Pehçevë. Zjarri është i lokalizuar në një pjesë e tarracës verore dhe nuk është lejuar të përhapej në dhoma, ka dëme të shumta materiale”, ka informuar komandanti…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Izet Mexhiti ka bërë të ditur se qeveria aktuale nuk po bën diferencimin gjatë ndarjes së buxhetit për investime nëpër komuna ashtu siç bëri qeveria e kaluar me Tetovën dhe Çairin. “Është hera e parë që një qeveri nuk po e bën diferencimin siç ata e bënë në të kaluarën me Çairin dhe Tetovën ku ishin të vetmet nga 80 komuna ku nuk morën asnjë denarë nga buxheti i Maqedonisë së Veriut. Ne nuk po e bëjmë të njejtën, ne po i trajtojmë komunat pavarësisht përkatësisë pasi që aty janë qytetarët tonë, ne jemi për…

Lexo më Shumë

Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare është i kundërligjshëm sepse ai nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj. Hristovski nuk posedon certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, por ka përdorur dokument të falsifikuar, që është shkelje e ligjit dhe vepër penale që sjell përgjegjësi, akuzojnë sot nga LSDM. “Në vend që ta shkarkojë menjëherë Mickoskin, ai me çdo kusht mbron këtë instalim të paligjshëm. Qeveria e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së tregon se nuk ka as ligj e as shtet juridik për të. Ftojmë Prokurorinë Publike që të hapë procedurë në përputhje me…

Lexo më Shumë

Apple ka njoftuar një sfidë prej një milion dollarësh për të testuar sistemin e tyre të ri të sigurisë AI, duke shënuar një hap të ri drejt teknologjisë së sigurt dhe inovative për përdoruesit e iPhone. Apple po rrit ndjeshëm sigurinë për inteligjencën e re artificiale, Apple Intelligence, duke ofruar një shpërblim prej një milion dollarësh për këdo që arrin të godasë sistemin e sigurisë, transmeton Telegrafi. Gjiganti i teknologjisë bëri njoftimin të enjten, duke ftuar “çdo studiues sigurie ose këdo me interes dhe kuriozitet teknik” për të testuar teknologjinë e tij AI dhe të kryejë verifikimin e tyre të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë e mosmarrëveshjes që kanë pasur dy vëllëzër mes vete, njëri ka mbetur i vdekur. Lajmin e ka konfimruar Polica e Kosovës. “Sipas informacioneve fillestare që kemi, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”. “Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”,…

Lexo më Shumë

Partia e djathtë GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov është fituese e zgjedhjeve parlamentare të djeshme në Bullgari, të shtatat në dy vitet e fundit, tregojnë rezultatet paraprake të votimit. GERB ka fituar 25 për qind të votave, që është rreth 10 për qind më shumë se koalicioni reformist i partisë “Vazhdojmë me Ndryshimin” dhe partia e djathtë Bullgaria Demokratike. Rezultatet përfundimtare priten sot, dhe nëse të dhënat paraprake rezultojnë të sakta, Borisov do të marrë mandatin për të formuar qeverinë e tij të katërt, por do t’i duhet të kërkojë partnerë koalicioni për të formuar kabinetin.

Lexo më Shumë

Në Komisionin parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot duhet të mbahet debat publik për propozim ligjet të disa ligjeve për nëpunësit administrativ dhe të punësuarve në sektorin publik. Në debat publik duhet të shqyrtohet Propozim- ligji për nëpunësit administrativ, Propozim- ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Propozim- ligji për ngritjen profesionale dhe trajnimin e nëpunësve administrativ.

Lexo më Shumë

Një familje shqiptare është përfshirë në aksident në aksident në zonën e Cremasca në Itali. Për pasojë ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Margjoka. Mediat italiane bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 makina. 44-vjeçari ishte duke drejtuar një Skoda Octavia, kur për arsye të paqarta u përplas kokë më kokë me makinën ku ndodhej viktima së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Një makinë e tretë, Ford Fiesta, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera. Mjekët e mbërritur në vendngjarje dhe konfirmuan vdekjen e menjëhershme të 44-vjeçarit. Ambulanca transportoi nënën dhe dy…

Lexo më Shumë