Author: Hamdi Kumanova

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, ka raportuar agjencia shtetërore KCNA. Kim ka thënë se stoku i armëve të tilla të Koresë së Veriut duhet të rritet në mënyrë eksponenciale. “Ne jemi duke zbatuar në mënyrë të përsosur politikën e ndërtimit të forcave të armatosura bërthamore dhe rritjen e numrit të armëve bërthamore përmes një progresioni gjeometrik”, ka thënë Kim sipas agjencisë KCNA. Kim i ka akuzuar forcat “armiqësore” se synojnë të sulmojnë Korenë e Veriut me armë bërthamore, pa specifikuar emrat e atyre shteteve, dhe pa ofruar ndonjë dëshmi.…

Lexo më Shumë

Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hysni Luri, ka deklaruar se komuna e tij ka mungesë librarish, dhe prindërit janë detyruar të udhëtojnë në Ferizaj për të blerë libra, shpesh duke pritur me orë të tëra dhe pa mundur të sigurojnë librat e nevojshëm. Megjithatë, ai theksoi se sivjet kyçja në platformën “E-Kosova” ka qenë më e lehtë, krahasuar me vitin e kaluar, falë angazhimit të administratorëve të shkollave. Sidoqoftë, ndihma për prindërit që nuk kanë mundësi të marrin subvencion është e kufizuar, sidomos për ata që jetojnë në zona neutrale si lagjja Bardhi, ku fëmijët kanë…

Lexo më Shumë

Zyrtarë të KFOR-it e kanë përshkuar si të qetë, por të brishtë situatën e sigurisë në vend, posaçërisht në veriun e populluar kryesisht me serbë. Veç patrullimeve të pavarura, ata thanë se janë duke kryer patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, si dhe patrullime paralele me forcat e armatosura serbe përgjatë vijës kufitare, në funksion të garantimit të sigurisë Patrullime në formate të ndryshme është duke realizuar KFOR-i në të gjitha pjesët e Kosovës, kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj force përmes një zëdhënësi. Tek kanë treguar se patrullimet mbështeten në mandatin që u buron prej OKB-së, zyrtarë të KFOR-it…

Lexo më Shumë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo dëshmohet çdo ditë me numrin e rasteve të tilla që denoncohen në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Magure në Lipjan, ku një person u denoncua nga gruaja me të cilën bashkëjetonte për dhunë fizike. Burimet kanë bërë me dije se viktima e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ndodhi mes tyre dhe si rasti eskaloi nga një…

Lexo më Shumë

Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të klasifikuar mbi strategjinë e saj për luftën në Ukrainë, thanë të hënën tre burime. Një zyrtar në Kongres tha se raporti kishte mbërritur tek ligjvënësit të hënën dhe se ata nuk kanë patur ende mundësi ta shqyrtojë atë. Dy burime të tjera, të cilat nuk pranuan të identifikohen, konfirmuan dorëzimin e raportit. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Kongresi ka miratuar afro 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe vendet aleate që kur Rusia nisi agresionin ndaj Kievit. Pas muajsh të tëra vonese,…

Lexo më Shumë

Pushimet verore ndikuan në rritjen e numrit të udhëtarëve në të dy vendkalimet kufitare në afërsi të Dibrës “Blatë” dhe “Xhepishtë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Sipas të dhënave të MPB-së, vetëm në muajin maj të këtij viti janë regjistruar mbi 103 mijë udhëtarë në dalje dhe hyrje. Në vendkalimin kufitar “Blatë” kufirin e kanë kaluar mbi 97 mijë udhëtarë, nga të cilët mbi 50 mijë në hyrje dhe mbi 46 mijë në dalje. Sipas MPB-së, vitin e kaluar në dalje – në gusht janë regjistruar 41 mijë, që do të thotë se ka rritje mbi 10…

Lexo më Shumë

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) për momentin disponon vetëm me një aeroplan funksional “Er traktor” nga tre të cilët i posedon, informoi drejtori i DMSH-së, Xhevat Selami. Siç ka treguar Selami, tre ditë më parë janë thirrur mekanikët nga Spanja dhe kanë riparuar avionët, por të nesërmen është shfaqur i njëjti problem. “Një aeroplan duhet të bëhet servis, ndërsa avionin tjetër e kemi riparuar para tri ditësh në Prilep kur funksiononin dy avionë. Kam thirrur mekanikët nga Spanja, i kanë riparuar avionët dhe po punonin po atë ditë, por sërish u shfaq i njëjti problem. Aktualisht…

Lexo më Shumë

“Ministri iu referua procesit afatgjatë dhe të përkushtuar për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Ai posaçërisht theksoi përkushtimin e vazhdueshëm shumë dekadash ndaj procesit, por edhe koncesionet e shumta të mëdha që shoqëria maqedonase i ka bërë gjatë rrugës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. “Qasja jonë në thelb mbron politikën e zgjerimit të bazuar në merita të Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh se rreziku që rasti ynë të keqpërdoret nga elementë anti-BE është i lartë”, tha Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski në fjalimin e tij para studentëve dhe diplomatëve të…

Lexo më Shumë

Çështja etnike nuk është plan urbanistik për ta vënë në moratorium, por është çështje që duhet zgjidhur. Kështu opinionisti Qenan Aliu e komenton idenë e kryeministrit Hristijan Micksoki. Sipas Aliut, barazia etnike është shumë më e thellë dhe vendosja në moratorium vetëm se do t’i përkeqësonte marrëdhëniet ndëretnike. “Shënimi i pavarësisë së vendit nuk është event në të cilën duhet të proklamohen moratorium. Aty sidomos duhet të theksohet se do të ketë veprim të qeverisë dhe organeve kompetente, sepse barazia e etnikumeve nuk është çështje që mund të vihet në moratorium. Të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat etnike…

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër nëntë personave, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për veprën penale “vjedhje”, ndërsa ndaj dy prej këtyre personave është paraqitur kallëzim penal edhe nga neni 382 “pengim i zyrtarit në kryerjen e detyrës zyrtare” Të nëntë personat janë privuar nga liria dhe me kallëzim penal i janë dorëzuar Prokurorinë e Kërçovës për procedurë të mëtutjeshme. D”je (09.08.2024), në një aksion të koordinuar të Departamentit të Policisë Kriminale, SPB Ohër dhe Departamentit të Operacioneve Speciale Policore – Njësiti i Shpërndarjes së Shpejtë, në territorin e Komunës së Kërçovës në vendin…

Lexo më Shumë

Me një mesazh urimi me rastin e 33 vjetorit të pavarësisë dhe zgjedhjes historike të presidentes së parë grua, sekretarja amerikan i SHBA-së, Anthony Blinken i është drejtuar popullit maqedonas përmes një komunikate për media, transmeton Portalb.mk. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj popullin e Maqedonisë së Veriut për 33 vjetorin e pavarësisë dhe zgjedhjen historike të presidentes së parë grua në maj”, shkroi Blinken, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë partneritetin e fortë me Maqedoninë e Veriut të përqendruar në ndërtimin e një demokracie prosperuese të ankoruar në komunitetin euro-atlantik. “Populli amerikan dhe populli…

Lexo më Shumë

BDI Gostivar nëpërmjet një paraqitje para mediave, ka dalë me shifra të larta që pretendojnë se Komuna e Gostivarit iu ka borxh çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme në Gostivar. Nga BDI Gostivar thonë se shuma e këtij borxhi kap vlerën prej 1.3 milionë euro. “Ky borxh kap vlerën 1.3 milionë euro. Të gjendur para fakteve, drejtuesit e Komunës së Gostivarit e konfirmuan borxhin dhe tentuan me arsyetime banale të justifikojnë veprimin e tyre që çuan çerdhet publike, shkollat fillore dhe të mesme drejt kolapsit financiar”, thanë nga BDI Gostivar.

Lexo më Shumë