Author: Hamdi Kumanova

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit e vrasja e rreshterit, Afrim Bunjaku, sollën para drejtësisë së Republikës së Kosovës, tre nga 45 të akuzuarit e këtij sulmi. Seancat gjyqësore kanë nisur ndaj Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, por jo edhe për 42 bashkëpunëtorët, përfshirë këtu edhe kryekriminelin, Milan Radoiçiq ani pse prokurori i rastit, Naim Abazi, kërkoi gjykim në mungesë. Pas kësaj Gjykata Themelore kishte kërkuar nga Supremja mendim juridik në rastin “Banjska”, mirëpo, Gjykata Supreme ka njoftuar se nuk jep mendime juridike për dilema që ka gjykata e shkallës së parë. Sipas Supremes, është në diskrecion të…

Lexo më Shumë

Një hotel dhjetëkatësh u shemb sot në qytetin bregdetar të Villa Gesell në provincën Buenos Aires të Argjentinës, njoftuan autoritetet lokale komunale. Të paktën shtatë persona, duke përfshirë punëtorë në një kantier ndërtimi, besohet se kanë qenë brenda ndërtesës në momentin e ngjarjes. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja./vizionplus.tv

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Vendimi vjen pas hulumtimeve të profilit të lartë që ka shkaktuar ndasi mes bllokut dhe hakmarrje nga Pekini. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi hetimeve për subvencionet, Komisioni Evropian do të vendosë tarifa shtesë që shkojnë nga 7.8% për markën amerikane Tesla, deri në 35.3% për firmën kineze SAIC, mbi tarifën standarde të BE-së prej 10% për makinat e importuara. Tarifat shtesë u miratuan zyrtarisht dhe u publikuan në Gazetën Zyrtare të BE-së të martën, çka do të thotë…

Lexo më Shumë

Një gjykatë në Moskë dënoi një specialist të IT-së me më shumë se 13 vjet burg për përpjekjen për t’i kaluar sekretet shtetërore CIA-s, tha Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB). Firuz Dadoboyev u shpall “fajtor për tradhti në dobi të Shteteve të Bashkuara”. Ai gjithashtu u gjobit me 300,000 rubla (3,000 dollarë). FSB e Rusisë pretendoi se Dadoboyev kishte marrë në mënyrë të paligjshme informacione që ishin “sekret shtetëror” dhe planifikoi t’ia kalonte ato një oficeri të inteligjencës amerikane. “Me këtë qëllim, ai vendosi kontakte me CIA,” tha agjencia e zbatimit të ligjit. Dadoboyev, i cili thuhej se…

Lexo më Shumë

Katerina Dimitrovska nga Njësia zgjedhore 1 nga lista e deputetëve të Koalicionit “Maqedonia jote” e kryesuar nga VMRO-DPMNE do të jetë deputetja e re në Kuvend. Paradite në seancën e Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandateve, kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko i njoftoi anëtarët se Dimitrovska e ka pranuar mandatin. Dimitrovska vjen në vendin e Marija Mitevës e cila dha dorëheqje nga funksioni i deputetes dhe u bë zëdhënëse e Qeverisë.

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Mendimi endet në hapsirat e pafund të universit ndalet në çdo lindje dhe perëndim dielli, retë e bardha shpërndahen pak nga pak për ta bërë më të dukshme kthjelltësinë e qiellit, kaltërsia e shpërndan pak nga pak magjinë e saj kristalet e dritës janë pjesë e kësaj mrekullie të rrallë. Ja ku shfaqet hëna me energjinë e saj të plotë dhe krejt hapsirën e mbush me ndriçimin e saj, eci nëpër megullën e kohës duke kërkuar një tjetër dimension ku e pamundura bëhet e mundur, krejt lulet dhe gjelbërimi të jetë i përhershëm dhe ndërrimi i stinëve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Fier u ndal tek skema e pensioneve. Rama u shpreh se është trashëguar një situatë shumë e vështirë, duke bërë thirrje që të mos shmanget sigurimet shoqërore. “Duhet të kuptohemi jo vetëm për atë që duam të bëjmë, por edhe si mund ta bëjmë. Pensionet janë pjesa me e vështirë e të gjithë mozaikut të zhvillimit dhe sot tema e pensioneve nuk është thjesht për vende si ne, por për të gjitha vendet e pasura, ku në mënyrë të vazhdueshme ngrihet problemi i vështirësisë për të rritur pensione dhe për t’ju përgjigjur…

Lexo më Shumë

Me datë 28.10.2024, në ora 15:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën ,,Iliria” në Tetovë kanë privuar nga liria personin Xh.S (23) nga Reçica e Vogël e tetovës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se është autor i veprës penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, të dënueshme nga neni 288 i Kodit Penal, i raportuar më 25.10.2024, kur i kishte vënë flakën një shisheje me lëng të ndezshëm përballë subjekti juridik në Tetovë. Xh.S. është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një konference për media ka shprehur kënaqësinë që Korridorit 8 dhe 10d po vazhdon të ndërtohet, pavarësisht që i njëjti realizohet nga një qeveri pa legjitimitet etnik. “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh kënaqësinë që Korridorit 8 dhe 10d po vazhdon të ndërtohet, pavarësisht që i njëjti realizohet nga një qeveri pa legjitimitet etnik. Kjo vetëm sa konfirmon vizionin tonë të qëndrueshëm dhe politikat tona afatgjata për përparimin e vendit dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne rrugore. Nuk mund të mos vëmë në dukje se ata që deri dje e kundërshtonin ashpër këtë projekt dhe kërcënonin…

Lexo më Shumë

Për gati gjysmë viti nuk është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin e lehonës nga Dibra, Jilldiz Veaposka, së cilës në vitin 2020 pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës i janë hequr tre organe vezorja, mitra dhe njëra veshkë, shkruan Alsat. Arsyet për zvarritjen e procesit gjyqësor janë se ende nuk është përgatitur superekspertizë nga profesorët e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, pasi prokuroria dhe mbrojtja kanë ofruar dy ekspertiza krejtësisht të ndryshme. Avokati i Jilldizit druan se për shkak të kësaj, çështja mund të vjetërsohet. Ai nuk dëshiron të dyshojë se i gjithë procesi po…

Lexo më Shumë

Më 28.10.2024, rreth orës 23:00, oficerët e Policisë për Mbikqyrje e Kufijve nga Stacioni Policor në Sopot, , ndaluan F.A. (21) nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “trafikimi i migrantëve,” sipas nenit 418-b të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rreth orës 23:00, në një vend të quajtur “Kosturnik”, në komunën e Kumanovës, policia vuri re një automjet pasagjerësh “Audi A3” me targa kosovare, të drejtuar nga i dyshuari, në të cilin ndodheshin migrantë. Policët i dhanë shenjë automjetit të ndalonte, por ai vazhdoi në drejtim të një…

Lexo më Shumë

Me datë 28.10.2024 rreth orës 12:20 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Zherovjan të Tetovës, vetura ,,vento” me targa të Tetovës, e drejtuar nga J.F.(92) nga Zherovjani, ka goditur këmbësorët I.S (65) dhe O.S (69) nga Zherovjani dhe M.Z (66) nga fshati Tenovë. Në aksident lëndime të rëndatrupore kanë pësuar shoferi J.F. dhe këmbësori O.S., ndërsa I.S. dhe M.Z. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë