Author: Hamdi Kumanova

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot rreth orës 03:30 të mëngjesit është arrestuar një shtetas i Turqisë, pasi i njëjti në pikën kufitare “Bllacë”, ka tentuar ta korruprojë një polic të RMV-së me 100 euro, përcjell TV21. “Më datë 30.10.2024 rreth orës 03:00 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, në hyrje të RMV-së është paraqitur K.S. (53) nga Turqia, por pas kontrollit të pasaportës është konstatuar se ai tashmë në 180 ditët e fundit kishte shfrytëzuar qëndrimin e lejuar turistik prej 90 ditësh dhe për këtë i është refuzuar hyrja dhe është kthyer në Kosovë. Rreth orës…

Lexo më Shumë

Forcimi i besimit në sistemin gjyqësor, intensifikimi i reformave në lidhje me Bashkimin Evropian dhe plotësimi i ndryshimeve kushtetuese, janë rekomandimet kryesore që përmban Draft Raporti për progresin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së nga “Pakoja e Zgjerimit” të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht duhet të miratohet sot dhe të publikohet sot pasdite. Krahas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, Raporti thekson nevojën e “zbatimit në mirëbesim” të marrëveshjeve dypalëshe me vendet fqinje, pra Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin me Bullgarinë. Dokumenti bën thirrje për intensifikimin dhe ritmin e reformave në lidhje me qasjen ndaj…

Lexo më Shumë

101-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë dhe Festa Kombëtare e 29 Tetorit u festua në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Nën organizimin e Ambasadorit të Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, në këtë pritje morën pjesë Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Kryeministri Hristijan Mickoski, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Sashko Lafçiski, ministra, deputetë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Aktiviteti nisi me intonimin e himnit kombëtar të Turqisë dhe himnit kombëtar të Maqedonisë së Veriut, ndërsa…

Lexo më Shumë

Grupacioni i shoqërive jobankare financiare në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në konferencën regjionale me renome “Microbalkans 2024” gjë do të mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës nga 31 tetori deri me 1 nëntor të vitit 2024. Konferenca organizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian, nga Shoqata e Organizatave të Mikrokreditit të BeH (AMFI) dhe synon të inkurajojë zhvillimin e sektorit mikrofinanciar në Ballkanin Perëndimor përmes bashkëpunimit të zgjeruar dhe inovacionit. Ngjarja do të bashkojë mbi 200 pjesëmarrës, duke përfshirë…

Lexo më Shumë

Me datë 29.10.2024, në ora 22:45, në rrugën ,,Sedek Krsteski” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin A.S. (20) nga Gostivari, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër merr pjesë në Konferencën Ministrore për dimensionin njerëzor të Formulës për paqe të Ukrainës, e cila po mbahet në Montreal, Kanada. Konferenca organizohet në bashkëpartneritet nga Ministritë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Norvegjisë dhe Ukrainës. Në konferencë, siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, pritet ministrat të shkëmbejnë mendime dhe qëndrime rreth kthimit të të burgosurve të luftës dhe civilëve të ndaluar ilegalisht si rezultat i luftës ruso-ukrainase, si dhe gjetjes së mekanizmave më të përshtatshëm për kthimin e personave të…

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se pronari i një kompanie nga Zhelina është ankuar në polici se i kanë ikur punëtorët nga Bangaldeshi, përcjell TV21. Të njëjtit kishin ardhur për të punuar në RMV me datë 18 shtator. “Me datë 29.10.2024 ora 13:30, personi J.A. (47) nga Zhelina, në pozitën e personit përgjegjës në një subjekt juridik nga fshati Zhelinë, ka raportuar se të njëjtën ditë, shtatë punëtorë nga Bangladeshi janë larguar në drejtim të panjohur, të cilët kishin ardhur në punë që nga 18 shtatori 2024 me vizë të rregulluar nga R. e Maqedonisë së Veriut, për…

Lexo më Shumë

Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm, me të cilin sipas ministres së Financave, vendosen themelet e stabilizimit të financave publike dhe zhvillimit ekonomik. Të ardhurat në buxhetin 2025 janë paraparë për 13 për qind me të larta se sa këtë vit, ndërsa shpenzimet për 10 për qind më të larta. Rritja ekonomike është planifikuar në nivelin prej 3,7 për qind, deficiti buxhetor në 4 për qind, ndërsa inflacioni në 2,2 për qind. Ministrja e Financave tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë më shumë fonde për bllokdotacione për komunat, për pagat-…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i Kosovës Ylber Hysa, ka folur për situatën në Maqedoninë e Veriut, për sigurinë në rajon dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Situatën në Maqedoninë e Veriut, Hysa e vlerësoi si shumë serioze. Ai tha se brenda 100 ditëve të qeverisë së këtij shteti, ajo që dukej fushatë zgjedhore, tani po duket edhe si program qeverisës. “Të gjitha ato që i kanë folur liderët e VMRO-së, përfshirë këtu edhe presidenten e vendit, Gordana Silanovska-Davkova, por edhe kryeministrin Mickoski, praktikisht janë realizuar”, tha Hysa. Sipas tij, partia në pushtet, përveç se ka kundërshtuar BE-në ka pasur një përqendrim të theksuar…

Lexo më Shumë

Nuk është shfuqizuar Balancuesi por përfaqësimi i drejtë sipas përkatësisë etnike, pohon ish ministri i drejtësisë, nga ASH, Krenar Lloga. Në Daily Click të TV21, duke komentuar vendimin e Kushtetueses, ai theksoi se është hapur rruga që në të ardhmen çdo ligj në të cilin do të theksohet përkatësia etnike, përsëri të shfuqizohet. Sipas Llogës, opinioni manipulohet me pohimin se është shfuqizuar balancuesi e jo përkatësia etnike, ndërsa përfaqësuesit e koalicionit qeveritar pohojnë se përfaqësimi i drejtë mbetet dhe do të jetë kategori kushtetuese. Megjithatë nuk dihet nëse zgjidhja e re ligjore do ta përmbajë formulimin “përkatësi etnike”. Kryeministri Mickoski,…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian sot duhet të publikojë një paketë raportesh për përparimin e rrugës evropiane të 10 vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në BE në vitin 2024, përfshirë Maqedoninë. Siç njoftoi dje zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Kersmaeker, pasi “Pakoja e Zgjerimit” të miratohet nga Kolegji i Komisionerëve, ajo do të prezantohet zyrtarisht nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Joseph Borrell dhe Komisioneri Evropian për Zgjerimi dhe politika e fqinjësisë Oliver Varhelyi. Çdo vit, Komisioni Evropian miraton dhe paraqet një “Paketë të Zgjerimit”, e cila përfshin një sërë dokumentesh që shpjegojnë politikën e zgjerimit…

Lexo më Shumë

Një burrë dhe grua janë arrestuar në Ferizaj për deklarim të rrejshëm. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja, 21-vjeçare me nënshtetësi të huaj dhe burri 29-vjeçar kanë inskenuar në përleshje. Në shtëpinë e tyre janë gjetur thika dhe gjurmë gjaku, shkruan Insajderi. Njoftimi i plotë i Policisë: Me datën 29.10.2024 rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente në Ferizaj se një person femër, e moshës 21 vjeçare, shtetase e huaj me vendbanim në Ferizaj është duke u trajtuar aty. Policët e rendit menjëherë kanë shkuar në këtë qendër dhe dyshohej…

Lexo më Shumë