Murat Mehmeti, ish-hetues policor, për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ka theksuar se ka pasur një përfshirje direkte të Serbisë në këtë akt terrorist. “Inteligjenca e Serbisë është direkt e involvuar në këtë rast,” ka deklaruar Mehmeti. “Radoiçiqi, kur është marrë në pyetje, ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se nuk ka vepruar për vete, por për Serbinë. Ai ka thënë se çfarë ka bërë është njohur nga oficeri serb në Kralevë”, ka shtuar ai. Mehmeti ka kritikuar Prokurorinë Speciale për moszgjatjen e hetimeve. Ai ka theksuar se në aktakuzë…
Author: Hamdi Kumanova
Gazetari Bled Koka, i ftuar në Top Story, pas paraqitjes së kryetarit të PD, Sali Berisha në ambientet e SPAK, aty ku iu komunikua akuza, tha se duhet të ngrihen dyshime mbi Prokurorinë e Posaçme, mbi mënyrën se si po e trajton këtë çësthje. Ai u shpreh se ndaj Berishës po bëhet një krim kundër njerëzimit, kjo sepse ai është i moshuar thotë gazetari dhe edhe nëse dënohet me burg, nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. “4 vite ka zgjatur hetimi për Berishën. Krim kundër njerëzimit, të mbash një 80-vjeçar në arrest shtëpie. Këtu ka pikëpyetje, mos po…
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë së Madhe (NHS) duhet të reformohet ose të vdesë, do të thotë kryeministri Keir Starmer, teksa publikohet një raport shterues për shërbimin shëndetësor. Starmer do të përcaktojë planet e tij për trajtimin e listave të gjata të pritjes, përmirësimin e shëndetit të vendit dhe zhvendosjen e fokusit drejt shërbimeve komunitare pasi një raport i fortë nga kirurgu akademik, shefi i Kirurgjisë në Imperial College London dhe ish-ministri i Shëndetësisë, lordi Darzi zbuloi se NHS është “në telashe serioze”. Raporti i përfunduar në nëntë javë, diagnostikon problemet në NHS dhe përcakton temat që qeveria duhet t’i…
Një rast i rëndë dhune në familje, ka ndodhur në Shkodër ku një e moshuar 86-vjeçare e quajtur Nazmie Buci është dhunuar brutalisht nga nusja e djalit të saj. Sipas raportimeve nga fqinjët, të cilët e gjetën të moshuarën dhe e dërguan në spital, nusja, Elmira Buci e ka dhunuar vjehrrën me shkopin e dorës, ndërsa djali i saj, Ylli Buci e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi. Fqinjët shprehen se kjo nuk është hera e parë që e moshuara është dhunuar, ndërsa djali i saj nuk ka reaguar për të mbrojtur të ëmën. Ngjarja e rëndë është bërë publike…
SPAÇI Varri i të gjallëve Tiranë, 2018 (Kujtime të miat dhe të të tjerëve) Tash në pleqëri, ndjej detyrim të rrëfej të vërtetën time, ashtu siç e jetova. Të flas për burrat modestë, që s’u mburrën ndonjëherë me bëmat e tyre dhe për të tjerët që regjimi u mbylli gojën e, i groposi në skërkat pa emra. Në asnjë rast s’marr përsipër, të uzurpoj monopolin e së vërtetës apo, të pretendoj dafinat për një ngjarje, ku qeshë i pranishëm rastësor, ndonëse u rreka me shpirt të ndihja sadopak miqtë e mi, që më shmangën me takt dhe me dashamirësi: “Byrazer,…
Prokuroria Speciale e Kosovës të mërkurën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në rastin e sulmit terrorist në Bansjkë, që ndodhi më 24 shtator të 2023-së. Në mesin e të akuzuarve është edhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili pas sulmit në Banjskë ka pranuar se ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulm. Në konferencën për media, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se është punuar intensivisht për të arritur deri te ngritja e kësaj aktakuze. “Prokuroria Speciale ka kryer punë intensive disamujore në këtë rast të madh dhe kompleks. Pas përfundimit të hetimeve,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjen e Rusisë në Serbi dhe ndikimin e saj destabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë një interviste për TVP World. Ajo theksoi se këto veprime synojnë të krijojnë një “front të ri kundër Perëndimit.” Osmani vlerësoi se qëllimi i Rusisë është destabilizimi i Ballkanit përmes Serbisë, dhe për këtë arsye, Kosova duhet të ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse. Ajo përmendi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët perëndimorë për të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë, të nxitura nga Rusia. “Duhet të punojmë ngushtë me partnerët tanë…
Tashmë mamitë do të lejohen të kryejnë lindje në shtëpi, sipas një vendimi historik të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, gjykata shtoi se nga pikëpamja e ligjit, kjo nuk do të konsiderohet si ofrim i kujdesit shëndetësor, ndryshe nga lindja me ndihmën e mamisë në një institucion mjekësor. Pra, lindjet në shtëpi me një asistent nuk mbulohen nga garancitë që lidhen me lindjet në spital dhe rreziqet përballohen nga nëna ose ata që e ndihmojnë atë. Gjykata i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për të sqaruar rregullimin ligjor të lindjes. Ministria i tha CTK-së se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por…
Varësisht se cilat janë nevojat e qytetarëve, varësisht se çfarë shpenzohet më së shumti, ne do të ndjekim procesin dhe nuk do të lejojmë të përsëritet një normë e lartë inflacioni, e cila do të ndikojë negativisht në standardin e qytetarëve, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi sot se po përgatitet një shportë vjeshtore me produkte që qytetarët i përdorin më së shumti, transmeton portali Lideri.mk, por siç paralajmëroi do të ketë edhe shportë pranverore. Lidhur me Ligjin për praktika të padrejta tregtare, ai përmendi se Qeveria do të tregojë mirëkuptim nëse sektori i ekonomisë nëse kërkon një…
Ministria e bredshme ka njoftuar sot se ka arrituir të zbardhë rastin me eskortën e kryetarit të Parlamëntoit Afrik Gashi dhe kalimin e dasmorëve pa kontroll policorë në kalimin kufitar Bllacë. Sipas MPB është konstatuar fajsi për 6 policë të punësuar në këtë kalim kufitar dhe ndaj të njejtëve është ngritur proceduar disciplinore. Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka zbardhur rastin e datës 17.08.2024 në pikën kufitare “Bllacë” gjatë sigurimit të një delegacioni të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe pas kontrollimit të materialeve zyrtare, analizës së video mbikqyrjes dhe bisedat me zyrtarët…
Policia e Gostivarit në bashkëpunim me komunën organizuan aktivitet të përbashkët me nxënësit e klasave të para. Fëmijët bashkë me kryetarin e komunës defiluan nga Shtëpia e Kulturës deri tek sheshi i qytetit të Gostivarit. Ngjarja kishte për qëllim njoftimin e nxënësve me sigurinë në trafik. Aktivitete të këtilla sipas komunës dhe policisë së Gostivarit do të ketë në vazhdimësi sidomos me nxënësit më të rritur. /Alsat.mk
Duke e marrë parasysh atë që po ndodh me demografinë tonë, me shpërnguljen masive të popullatës sonë jashtë vendit, tashmë paraqitet e a.q. tepricë e mësimdhënësve edhe pse personalisht besoj se një mësimdhënës nuk mund të jetë tepricë. Ne, duhet vetëm t’i bëjmë funksional. Prandaj Qeveria që nga programi parazgjedhor ka bërë gjithë strategjinë se si mësimdhënësit të cilët i kemi t’i bëjmë funksional për të mbetur në procesin arsimor, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Ajo sqaroi se strategjia është puna me një ndërrim, qëndrimi më i gjatë i…

