Author: Hamdi Kumanova

Ali Maksuti Në të njejtën kohë kur Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë po mbanin takimet e rregullta vjetore , në ndërkohë dhe paralele në një qytet të infuencës Ruse, pra në Kazan, Rusia po tenton të rritë impaktin maksimal në ekonominë botërore dhe të zgjerojë influencën politike me 40% të popullsisë së botës nëpërmjet organizimit politik BRICS dhe për të kontrolluar 1/3 e pasurisë ekomike të globit. Ideja për t’iu përballuar ndikimeve të forcave politike perëndimore, të organizuara në formatin G-7, ose ndikimit të Këshillit të Sigurimit , ku ndikimi politik është më i madh nga përfaqësues perëndimorë, Rusia…

Lexo më Shumë

Shefi i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti sot në Kuvend i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski dhe shumicës parlamentare që bashkërisht të miratojnë ligjin për veting, shkruan TV21. Bexheti kërkon që pjesë e ligjit të jetë edhe procesi i privatizimit në vitet e ’90-ta. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/906074638140917/?ref=embed_video “914 ndërmarrje janë privatizuar. Reçica e Vogël, apo Malla Reçica, i ka të gjitha të dhënat, siç i keni edhe ju, siç i ka çdo grupim tjetër që do të punojë. Ne ndoshta jemi më të ri në moshë dhe nuk jemi pjesë e atij procesi, por pasojat e atij procesi janë edhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje deputetësh, theksoi se në kohën kur ishin në pushtet LSDM-ja dhe BDI-ja, ilegalisht e kanë përcjellë atë dhe VMRO-DPMNE-në me drone dhe shtoi se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për ato çështje teknike operative. Sipas Mickoskit, ky është shkaku pse ekziston frikë tek “të njëjtët që përgjuan dhe urdhëruan”. Micksoski shtoi se me dronë është incizuar shtëpia e tij, por edhe kur ka qenë nëpër takime në Prilep dhe se për gjithë këtë ekzistojnë dhe procesverbale zyrtare në shërbimet për zbulim dhe kundërzbulim. Kryeministri Mickoski theksoi se kur do të…

Lexo më Shumë

Shkupi do të jetë nikoqir i një kongresi të madh ndërkombëtar në fushën e autizmit dhe ADHD, i cili do të mbahet nga 13 deri më 15 nëntor në hotelin Limak. Kjo ngjarje do të ofrojë një mundësi për ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe vendas që të ndajnë kërkimet më të fundit, qasjet e trajtimit dhe strategjitë e avokimit për njerëzit me autizëm dhe ADHD. Kongresi organizohet nga Fondacioni “Dr. Verica Mehanxhiska” në bashkëpunim me Zegin, shoqatën e pediatërve të Maqedonisë dhe shoqatën “Në botën time” si pjesë e fushatës më të gjerë për sensibilizimin dhe përfshirjen e plotë.…

Lexo më Shumë

LSDM edhe sot pyert drejtorin e AKS-së ku ka qenë ditën kur prtendon se ka dhën provimin për gjuhën angleze në Pllovdiv të Bullgarisë. Kjo parti dje kërkoi të thirret seancë e Komisionit parlamentar për mbikqyrjen e punës së AKS-së në të cilën do të referoj në seancë publike vetë drejtori I sapoemruar I këtij agjensioni rreth dyshimeve për plotësimin ose jo të kushteve për tu emruar si drejtori. “Një nga ato pyetje bazohet në informacionin që na është dhënë nga sinjalizuesit se ku ishte Bojan Hristovski ditën kur ai pretendon se ka dhën provimin për një certifikatë të gjuhës…

Lexo më Shumë

Deputeti, Rijad Shaqiri ka takuar nxënësit e shkollës së mesme “Kiro Burnaz” nga Kumanova. “Sod pata nderin që në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së veriut të marr pjesë në nji seance të simuluar me nxënësit e shkollës mesme ,,Kiro Burnaz nga Kumanova,,së bashku me profesoret: Arta Bajrami Memishi -Sociologe (Arsim qytetar dhe Histori) Anita Latifi (Gjuhë Maqedone) Albina Zimberi (Agronome). Jam i lumtur që Kumanova ka nxënës kaq të pregaditur dhe profesor kaq dinjitoz. Zoti ju bekoftë krenar me ju…. Me rrespekt Rijad Shaqiri.”, ka shkruar ai. (INA)

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, thotë se Kuvendi është i gatshëm që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe bullgarët, por sipas tij, duhet vetëm vullnet politik. “Kuvendi për sa i përket procedurës është i gatshëm ta fillojë në çdo kohë. Por për të filluar atë proces duhet vullnet politik dhe një marrëveshje që të kemi një perceptim të qartë, që të mos fillojmë diçka që nuk do të funksionojë për ne. Për sa i përket Kuvendit, shërbimeve dhe procedurës jemi gati. Shpresojmë se do ta arrijmë atë marrëveshje politike sa më shpejt që të jetë e mundur për të…

Lexo më Shumë

Në seancën për pyetje të deputetëve, deputetët e Frontit Europian penguan me afishe fjalimin e kryeministrit Hristijan Mickoki, në shenjë proteste ndaj punës së qeverisë. Në afishe shkruhej: “PO EUROPËS, JO RUSISË”, “Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit”, “Larg duart nga gjuha shqipe”

Lexo më Shumë

Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për krim ekonomik dhe korrupsion në koordinim me Departamentin për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda, Departamenti për hetime kriminale, Njësia për krime financiare, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup ndaj B.K.S. nga Manastiri, si ish-ministre në Ministrinë e Kulturës e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim pozitën dhe autoritetin zyrtar”, shkruan Telegrafi Maqedoni Siç njoftoi sot MPB, e raportuara B.K.S., në cilësinë e zyrtarit – ministër i zgjedhur në Qeverinë e RMV-së për Ministrinë e Kulturës, me datë 19.02.2024 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar në ENER propozim ligjin e ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm. Ligji i ri duhet të sigurojë prodhimin e teksteve me përmbajtje më cilësore, të zvogëlojë gjasat për gabime si më parë dhe të thjeshtojë procedurën e prokurimit, në mënyrë që tekstet të dërgohen në shkolla në kohën e duhur. Sipas MInistrisë së Arsimit, të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të përcillet në procedurën parlamentare. Propozimi i ligjit integron sugjerimet e shtëpive botuese në Maqedoni me përfaqësuesit e…

Lexo më Shumë