Është shtuar numri i mashtrimeve me sulme fishing dhe rastet e paraqitjes së rreme në emër të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike. Qytetarët të mos bien pre e kësaj, paralajmëron MPB. Departamenti për Krim Kompjuterik në Ministrinë e Brendshme raporton se qëllimi kryesor i mashtrimeve fishing është mbledhja e të dhënave personale të marrësve ose shtyrja e tyre të vizitojnë një ueb-faqe të rreme, transmeton Portalb.mk. “Përpjekjet vijnë zakonisht përmes postës elektronike, por edhe përmes rrjeteve sociale, mesazheve apo telefonatave. Në disa raste, viktimat marrin mesazh se janë subjekt i procedimeve të supozuara…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e Kuvendit për pyetje të deputetëve theksoi se kjo Qeveri nuk i ndan qytetarët, ajo punon për të gjithë dhe ndan projekte për Shtipin, Koçanin, Velesin, ndan projekte edhe për Tetovën, Gostivarin, Haraçinën, Likovën, Zhelinën, Vrapçishtin, Bogovinën të cilat zgjidhin nevojat reale të qytetarëve, ujësjellësi, rrugë, kanalizime, shkolla. “Korridori 8, nëse them që këta nga evropiane dinin vetëm euro në xhep dhe nuk lëvizën asgjë, duhej të vinte kjo Qeveri për të hapur front që të ndërtohet korridori, duhej zgjidhur kontestet pronësoro-juridike, duhej hapur një trasë që të punonin dhe jo të presin me…
VMRO-DPMNE çdo ditë thyen premtimin dhe tërhiqet nga pozicionet e saj, akuzojnë nga LSDM. “Lajmi i fundit është se hekurudha për në Bullgari, e cila ishte një tunel i verbër, i cili nuk ishte prioritet për Nikolloskin dhe Mickoskin, i cili ishte kriminal dhe për të cilin duhej bërë një trase e re, do të bëhet siç ishte planifikuar më parë. Nuk ka asnjë ndryshim në planin e ndërtimit dhe kjo është praktikisht edhe një mirënjohje për punën e Qeverisë së LSDM-së dhe projektet strategjike që i realizuam për qytetarët. VMRO-DPMNE-ja përveç mburrjes me projektet e LSDM-së dhe thyerjes së…
Një grua është gjetur pa shenja jete, dje në Gjakovë, në rrugën Beqir Kastrati, rreth orës 09:12. Kjo u bë e ditur nga raporti 24-orësh i policisë. Aty thuhet se vdekja e viktimës u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor. “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje aty.
MOVE, platforma më e mirë e transmetimit televiziv, e operatorit të telekomunikacionit MTEL tani ofron kanale televizive ekskluzive në gjuhën shqipe për argëtimin më të mirë televiziv. Me më shumë se 70 kanale nga DigitAlb dhe Tring, MOVE tani ofron përzgjedhjen më të plotë të kanaleve televizive në gjuhën shqipe në një vend, të gjitha të disponueshme me një provë 30-ditore falas! “Klientët tanë tani mund të shijojnë kanale premium si nga DigitAlb ashtu edhe nga Tring, të cilat janë në listën e më shumë se 300 programeve televizive të disponueshme në Move duke ofruar një gamë të gjerë përmbajtjesh…
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se i ka rrëzuar 83 dronë ukrainas mbi gjashtë rajone mëngjesin e së premtes. Ajo tha në një komunikatë në Telegram se “36 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Kurskut, 20 mbi rajonin Briansk, 12 mbi Krimea, tetë mbi Voronezh, katër mbi Oriol dhe tre mbi Belgorod”. Ndërkohë, Aleksandr Bogomaz, guvernatori i Brianskut, tha se një person u plagos kur një dron ukrainas u rrëzua në një ndërtesë banimi në qytetin e Brianskut. Në rajonin e Stavropolit, një dron ra në një depo nafte në qytetin Svetlogard, tha guvernatori rajonal Vladimir Vladimirov. Në…
Sipas qeverisë amerikane rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriut kanë arritur tashmë në rajonin kufitar rus të Kurskut dhe janë gati për operacione luftarake kundër njësive ukrainase. “Ne mendojmë se në Rusi gjenden rreth 10,000 trupa nga Koreja e Veriut dhe sipas informacioneve të fundit, deri në 8,000 prej tyre janë vendosur në rajonin e Kurskut”, tha ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken. Qeveria amerikane nuk ka parë ende ndonjë operacion luftarak të trupave koreano-veriore kundër forcave ukrainase, megjithatë ne “supozojmë se kjo do të ndodhë ditët e ardhshme,” tha Blinken. Rusia i ka stërvitur ushtarët e Koresë…
Kompanitë “Jubaj 2”, “Amet”,”Frukta Fruta”, “Kadis Holding” dhe “Atlantik” janë përmendur se kanë blerë parcelat nga persona fizikë ku është dashur të kalonte traseja e autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa parcelat janë rishitur disa herë. Këto të dhëna i ka theksuar dje ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, duke akuzuar se në prapaskenë të këtyre shitjeve dhe tenderëve ka qëndruar BDI. “Nuk ka pasur asnjëherë një prezantim publik të tre traseve, që është detyrim ligjor. Mjetet për autostradën janë miratuar për herë të parë në vitin 2019, janë konfirmuar në vitin 2020. Pse nuk është shpallur tender në vitin 2021, që të shiten…
Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tremujorin e dytë të vitit 2024, më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020, kur u aplikuan kufizimet në lëvizje nga pandemia Covid-19. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, shkak për këtë rënie është bërë kriza në industrinë e përpunimit. Kjo degë e industrisë pësoi rënie vjetore me -7.6% në tre-mujorin e dytë. Rënia vazhdoi për të gjashtin tremujor radhazi, duke e bërë këtë krize më të paprecedenten në të gjithë historinë e tranzicionit. Siç tregojnë të dhënat e grafikut të mëposhtëm sektori i industrisë përpunuese që dominohet…
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur marrëveshje për parametrat teknikë për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8, njoftoi mbrëmë Ministria bullgare e Transportit, raportojnë mediat bullgare. Departamenti i atjeshëm saktësoi se në një takim pune në Sofje, përfaqësuesit e dy vendeve ranë dakord që tuneli ndërkufitar “Deve Bair” të ishte më i përshtatshëm për t’u ndërtuar nga një kontraktor. Sipas njoftimit, për vendimin ka mbështetje nga përfaqësues të Bankës Evropiane për Investime, si dhe të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe gatishmëri për ndihmë në përgatitjen dhe zbatimin e procedurës së tenderit. “Cila nga palët do të…
Pas ndryshimit të qeverisë dhe kalimit të VMRO-DPMNE-së në “Ilindenska”, cak kryesor i konferencave të përditshme për shtyp ishte ish-ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Çdo ditë nga VMRO dilnin njoftime dhe konferenca për shtyp për shpenzimet e shpenzuara zyrtare dhe ato për shuma të vogla, për shpenzimet në hotele dhe restorante luksoze jashtë vendit. Për disa muaj mediat ishin të mbushura me atë që Kostadinovska kishte lënë pas në Ministrinë e Kulturës. Në vend të saj, në karrigen e ministrit nga radhët e VMRO-DPMNE-së u ul aktori Zoran Ljutkov. Pas disa muajsh, sot në adresë të ish-ministrit ka ardhur një…
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka komentuar propozimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për buxhetin e vitit 2025 prej 3.6 miliardë euro. Rukiqi ka thënë se kjo Qeveri pavarësisht vlerës së buxhetit, ka dëshmuar që nuk bën zhvillim. “Kjo Qeveri ka dëshmuar që pavarësisht vlerës që buxhetit që ka dhe shifrat që vendos në buxhet vetëm zhvillim nuk bënë. E pamë edhe në raportin e progresit një kritikë specifike sa i përket investimeve publike fatkeqësisht mungesës të investimeve publike, që do të thotë që ne sot nuk i shohim kthimin e taksave tona…

