Zv.kryeministri Arben Fetai, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit në Gostivar, për ta kthyer në rigjykim lëndën për Aleancën për Shqiptarët. “Me këtë vendim të gjykatës së Apelit të Gostivarit, të cilin e kemi përshëndetur të gjithë nga Aleanca për Shqiptarët, besoj se po merr fund ngadalë një përpjekje e dëshpëruar e një klile të vogël zyrtarësh, ish bashkëpartiak tonë, të cilët e shitën idealin tonë në BDI dhe u bënë hyzmeqar të BDI-së për të kontrabanduar vulat e partisë dhe për t’i vënë ato në dispozicion të BDI-së. Tani me këtë vendim, lënda rikthehet në Gjykatën e shkallës…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë për Ekonomia Online se duhet të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në organizatën më e madhe të policisë globale, Interpol, pasi arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së me fletarrest nga Serbia, janë të shpeshta. Duke folur për arrestimin e Blerim Ramadanit nga Policia e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, Ahmeti ka thënë se Serbia do të vazhdojë t’i mbajë nën presion ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Kjo është një çështje që duhet parë me komunitetin…
Bullgaria gjithmonë ka qenë e hapur për dialog me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pres që ky dialog të kontribuojë në afrimin tonë kulturor, por edhe të inkurajojë bashkëpunimin ekonomik. Presim që Maqedonia e Veriut t’i përmbushë të gjitha obligimet edhe ndaj nesh dhe ndaj Bashkimit Evropian, deklaroi sot presidenti i Bullgarisë Rumen Radevi para takimit me presidenten e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova, e cila është për vizitë zyrtare në Bullgari. Sipas Radevit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka lënë retorikën zgjedhore. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka lënë…
Nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, njoftojnë se kanë privuar nga liria shtetasin e Kosovës A.T(60), lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë. “Me datë 12.09.2024, në ora 21:55, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria shtetasin e Kosovës A.T (60), lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në dalje nga Gostivari. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe gjatë ditës me procedurë të shpejtë paraprake do të paraqitet në gjykatën kompetente”, potencojnë nga Sektori për Punë të Brendshem-Tetovë.
Një javë më parë është shmangur një aksident ajror mbi Shkup. Siç njoftoi portali SDK duke iu referuar faqes për gjurmimin e fluturimeve “flyradar24”, avionët e “Turkish Airlines” dhe “Sunexpress” për pak sa nuk janë përplasur në qiell, mbi aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, më 7 shtator në orën 18:32 minuta. Nga Agjencia e Aviacionit Civil thanë se po veprojnë lidhur me këtë incident të raportuar nga M-NAV për përplasjen e evitueshme të dy avionëve mbi Shkup më 7 shtator. “Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin TK1358 nga Madridi në Stamboll dhe avionin “Sunexpress” nga aeroporti bregdetar turk…
Një burrë është arrestuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 30 copë fishekë. Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Gazeta do ju mbajë të informuar.
MPB ka njoftuar se me datë 12.09.2024, rreth orës 19:50, ekipi i Emergjencave Mjekësore të Gostivarit ka raportuar se personi A.D.(38) nga Gostivari është gjetur i vdekur pa shenja dhune në shtëpinë e tij familjare. Në prezencë të prokurorit publik është bërë këqyrja dhe trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
SPB Tetovë dha detaje për aksidentin e djeshëm që ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, nga ku konfirmuan se në aksident ka dy viktima, si dhe një të lënduar, trasmeton Portalb.mk. “Sonte (12 shtator) në ora 21:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Demir Kapisë i drejtuar nga B.H. (54). nga Gostivari dhe një Mjet Tërheqës “Skania” me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga A.T (60) nga Kosova. Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit B.H. i…
Një grup subjektesh juridike në vend janë nën hetim të Prokurorisë për fshehje tatimi, mashtrim tatimor dhe pastrim parash. Gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në Shkup, Strumicë dhe Gostivar ku sipas policisë dhe organit të akuzës janë siguruar dokumentacione. Megjithatë, për shkak se rasti është në procedurë parahetimore, institucionet nuk japin detaje më të hollësishme. “Zyrtarët policorë, zyrtarët e Drejtorisë për të Ardhura Publike në koordinim me hetuesit nga Laboratori për Forenzikë Digjitale të Qendrës Hetuese të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjatë bastisjeve kanë siguruar dokumente dhe shkresa elektronike të cilat do të…
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler në intervistë për Sitel ka deklaruar se ka shumë emra të cilët po filtrohen e që mund të jenë në listën e zezë amerikane. Sipas Aggeler, Departamenti Amerikan i Thesarit dhe DASH pon shqyrtojnë shumë raste ku lidhen emra të mëdhenj. Ambasadorja Aggeler tha se nuk mund të jepet një datë konkrete për se kur pritet publikimi i emrit ose emrave të personave që do të jenë nën sanksionet e SHBA-ve. Së fundit në listën e zezë amerikane u përfshi familja e Orce Kamçev, ndërsa paraprakisht kryetari i Strugës, Ramiz Merko dhe familja…
Si shtet kemi qenë prej kohësh shënjestër e sulmeve kibernetike, të cilat qytetarët e kanë ndjerë pjesërisht. Këto janë kërcënimet me bomba që kanë ardhur në mënyrë hibride në shkollat fillore dhe të mesme, e më pas në qendrat tregtare, dhe sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në institucionet shtetërore. Prandaj, si qeveri, me ngritjen e Ministrisë së Transformimit Digjital, jemi fokusuar shumë seriozisht dhe me përkushtim në ndërtimin institucional të strukturave që do të parandalojnë, që do të informojnë për kërcënimet e mundshme kibernetike dhe më pas, në rast të një -sulmi, do të mund të reagojnë edhe ata,…
VLEN përmes një komunikate përkujton se kuadrot e saj nuk janë vetëm përfaqësues të popullit por shërbëtor të çdo qytetari të këtij vendi. “Koalicioni VLEN, nga dita e parë në qeveri, ka treguar se fjalët nuk janë të mjaftueshme – veprat janë ato që i japin zë ndryshimit! Me një përkushtim të palodhur dhe të palëkundur, kuadrot e VLEN-it janë në vijën e parë të betejës për popullin, duke dëshmuar se ata nuk janë thjesht përfaqësues, por shërbëtorë të çdo qytetari të këtij vendi. Pensionistët, një prej shtresave më të ndjeshme të shoqërisë, do të përfitojnë nga një rritje prej…

