“Përveç certifikatës së gjuhës angleze të drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, për të cilën mediat si në Maqedoni ashtu edhe në Bullgari kanë treguar se është falsifikim, Prokuroria duhet të hetojë edhe vjetërsinë e dokumentave”, thonë nga LSDM. “Dokumentet e dorëzuara nga Hristovski, tregojnë lëshime serioze. Sipas deklaratave të Agjencisë së Punësimit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, mund të kontestohet një nga kushtet kyçe që kërkohet, që është 5 vite përvojë në një pozicion drejtues. Është shumë e lehtë të përcaktohet se nuk është aty. Pra, Hristovski me vetëdije ka përdorur një dokument të falsifikuar për të marrë këtë pozicion,…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do ta mbajë Konventën e kësaj partie në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 18:00. Ai aty pritet të shpalos programin e tij qeverisës për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Fillimisht kjo Konventë ishte thënë se do të mbahej nga ora 17:00, por që pastaj ndryshoi orari. Hamza ka thënë se që nga nominimi i tij për kryeministër ka takuar qindra e mijëra qytetarë nëpër lagje, fshatra e qytete të Kosovës, me e pa dallime politike, ku sipas tij, përmes punëtorive dhe forumeve të ndryshme, ka dëgjuar dhe…
Shtetasja gjermane me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, Natasha S. (25) nga Bad Teinach-Zavelstein ishte zhdukur për tre javë, më pas policia e gjeti trupin e saj në një pyll afër Rötenbachit. Tani i fejuari i saj Heiko B. (45) dyshohet për vrasje Miqtë dhe të njohurit janë të shokuar; Autoritetet heshtin për motivin e mundshëm dhe shkakun e saktë të vdekjes. Por përpara se të vinte në fokusin e policisë, ai veproi në kanalin TikTok të detektivit televiziv Jürgen Trovato (62) sikur të kishte humbur çdo ditë të fejuarën e tij që nga zhdukja. Më 11 shtator, një javë…
Nënë e vajzë janë lënduar në Ferizaj, gjatë përpjekjeve për të ikur nga shtëpia që ishte përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 17:45. “Raportohet se është përfshi nga zjarri kati i dyti i një shtëpie. Si pasojë e zjarrit, viktima femër kosovare, së bashku me vajzën e saj të mitur, ka kërcyer nga dritarja dhe kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftim. Për shkak të lëndimeve, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Donald Trump ka vazhduar gjatë ditës së djeshme me fushatën për zgjedhjet presidenciale amerikane. Ish-presidenti amerikan ka qëndruar në shtetin e Michiganit dhe ka pasur një bashkëbisedim edhe me një mbështetëse. Në fakt, fillimisht një grua bërtet diçka të pakuptueshme dhe pasi u ndal së foluri republikani, ajo e përsërit pyetjen, “dëshiron të martohesh me mua?” Kjo kërkesë u prit me brohoritje përpara se 78-vjeçari t’i përgjigjet gruas në tubim elektoral, shkruan skynews. “Më lër të konsultohem me ish-Zonjën e Parë… për mua është në rregull, por më lër të konsultohem”, ishte përgjigja e kandidatit republikan për president. > Ndryshe, Trump…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duhet ta mbajë fjalën për zgjedhje të parakohshme, që do të mbaheshin vjeshtën e ardhshme bashkë me ato lokale, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ndërkaq në lidhje me përdorimin ose jo të gjuhës shqipe ka deklaruar se “prekja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe ka për të qenë ‘fuçi baruti’”. Si lider i opozitës ai, ka paralajmëruar zgjidhje ligjore për tejkalimin e mospajtimit të Frontit opozitar Evropian me vendimin e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, për të marrë në Qeveri…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sonte u shprehi ngushëllime familjeve, anëtarët e të cilave e humbën jetën në fatkeqësinë e sotme në Novi Sad. “Mendimet tona janë me të gjithë të goditurit nga fatkeqësia tragjike që ndodhi sot në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Shprehim ngushëllime të thella për familjet të cilat i humbën të afërmit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë rikuperim të[ shpejtë”, shkroi Siljanovska Davkova në Fejsbuk. Në stacionin hekurudhor në Novi Sad sot në orën 11:50 u shemb konstruksioni i ndërtesës së stacionit. Nën konstruksion ka pasur ulëse dhe në to në momentin e shembjes ka…
Mediat serbe bënë të ditur identitetin e shtetasit maqedonas i cili humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Novi Sad, kur u shemb një tendë në platformën kryesore hekurudhore, ku humbën jetën 14 persona dhe tre persona luftuan për jetën. “Blic” raporton se bëhet fjalë për Vasko Sazdovski, shtetas i Maqedonisë, por nuk dihet sa vjeç është. Më shumë detaje priten në ditët në vijim, kur do të bëhet e ditur se si ka ndodhur kjo ngjarje. Mediat serbe raportojnë se tenda është rinovuar dhe vënë në përdorim këtë vit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në ditët në…
Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale pranë MPB-së sot (01.11.2024) në ora 13:30 ka vepruar me urdhër të Prokurorisë Publike Kumanovë për zbardhjen e veprës penale “marrje e ryshfetit” me çka ka arrestuar L.T nga Kumanova, inspektore e autorizuar ndërtimore në Komunën e Kumanovës, e cila është konstatuar se ka pranuar ryshfet prej 4.000 euro “Me datë 25.09.2024, një qytetar ka raportuar në SPB Kumanovë se inspektorja e autorizuar ndërtimore L.T në komunën e Kumanovës, e cila po ushtronte kontroll në një objekt në ndërtim të cilin i dëmtuari po e ndërton dhe…
Mbrëmë në lagjen Suitlak në Shtip ndodhi një incident tragjik, ku një grua 29-vjeçare u vra. Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), krimi është kryer nga i dashuri i saj, i cili më pas u dorëzua në polici. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, kur F.Z., 25 vjeç nga Shtipi, raportoi në stacionin e policisë se kishte vrarë partneren e tij, E.P., nga Shtipi. Ai tregoi se trupi i viktimës gjendej në një objekt në Shtip, ku policia më pas e gjeti trupin. Aktualisht, në vendin e ngjarjes është krijuar një ekip hetimi në prani të një prokurori…
Komunat humbin 100-120 milionë euro në vit nga mos vjelja e tatimeve, shkruan Alsat. Ministri i Pushtetit Lokal Zllatko Perinski iu bëri thirrje krerëve të komunave që sa më mirë t’i mbledhin të ardhurat e veta, e që janë tatimi i pronës, dhe taksat komunale. “Paramendoni ne me masë intervente do kapim rreth 274 projekte me 100 milionë euro, e paramendoni nëse këto do mblidheshin si duhet, do të kishte gjithnjë cikle e cikle të reja të investimesh”, tha Zllatko Perinski, Ministër i Pushtetit Lokal. Perinski përsëriti se komunat që nuk arritën të përfitojnë nga thirrja e qeverisë për financimin…
Me datë 31.10.2024, në ora 23:00 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, me vendim të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg në afat prej 3 muaj e 10 ditë, për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorimn të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” kanë arrestuar A.A.(20) nga Llërca e Tetovës. Ajo do të dorëzohet në INKP burgun për femra në Shkup, për të vuajtur dënimin. Ts

