Orban kundër të gjithëve! Nëse nuk ju ka mjaftuar përballja mes Donald Trump dhe Kamala Harris dhe po kërkoni një debat të zjarrtë, nuk mund të humbisni atë mes Viktor Orbanit dhe deputetëve europianë. Kryeministri hungarez do të jetë në sallën e Strasburgut të mërkurën më 18 shtator me rastin e seancës plenare, për të prezantuar prioritetet e presidencës hungareze të BE-së, në atë që pritet të jetë një debat i nxehtë. Udhëheqësi hungarez shkaktoi zemërimin e BE-së kur, pak pas fillimit të marrjes së Presidencës hungareze, nisi atë që ai përcaktoi si një seri misionesh paqeruajtëse, duke takuar fillimisht…
Author: Hamdi Kumanova
Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, rikthimi i serbëve në Policinë dhe gjyqësorin e Kosovës, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni verior, janë disa nga kërkesat kryesore të përmendura nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me Kosovën. Këto kërkesa të Vuçiçit janë komentuar nga eksperti austriak Gunther Fehlinger, i cili ka ndarë mendimet e tij mbi këtë çështje.
Një deklaratë mbresëlënëse i ka bërë vëzhguesit e hapësirës të mendohen: pohimi se njerëzit mund të zbarkojnë në Mars brenda katër viteve dhe të jenë duke jetuar atje në një qytet të vetë-qëndrueshëm në 20 vjet të tjera. Agjencia hapësinore e qeverisë amerikane, NASA, e cila po bashkëpunon me SpaceX për njohuri dhe teknologji për të çuar astronautët në planetin e kuq, beson se një ulje e parë me ekuipazh deri në vitin 2040 do të ishte “e guximshme”. Por, nuk është hera e parë që miliarderi enigmatik Elon Musk ka paraqitur një plan të tillë. Në vitin 2016 ai…
Në tri vitet e fundit për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë shpronësuar 4808 hektarë. Me këtë synohet të garantohet që FSK ka mbulueshmërinë e duhur territoriale strategjike për të kryer misionin e saj të parë kushtetues për mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ndër prona të cilat i kanë kaluar FSK-së këtë vit është edhe ish-Aeroporti i Dumoshit, një hapësirë prej rreth 48 hektarësh, ku do të ngrihet edhe baza që do të jetë rreth 15 kilometra larg kufirit me Serbinë si dhe 30 hektarë të kazermës në Llukar në zonën e Llapit. Ministria e…
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Evropën Qendrore u rrit në tetë të dielën dhe mijëra vetë u evakuuan në Republikën Çeke pasi shirat e rrëmbyer vazhduan të dielën, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të rajonit. Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore, një zjarrfikës humbi jetën në Austri dhe dy persona të tjerë humbën jetën në Rumani, ku përmbytjet morën jetën e katër personave të shtunën. Një sistem i presionit të ulët i quajtur Boris ka shkaktuar rrebeshe për ditë të tëra dhe lumenjtë kanë dalë nga shtratet nga Polonia në Rumani, ku numri i të vdekurve…
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte shënjestër e, mesa duket, një përpjekjeje për ta vrarë, tha Byroja Federale e Hetimeve, FBI. Incidenti ndodhi pranë një prej klubeve të tij të golfit në Florida, vetëm nëntë javë pasi Trump, kandidat i Partisë Republikane për president, i mbijetoi një tjetër atentati në një tubim parazgjedhor në Pensilvani. Policia tha përmes një deklarate se Trump “është i siguruar dhe i padëmtuar nga atentati i mundshëm”. Fushata e Trumpit tha, gjithashtu, se kandidati 78-vjeçar është mirë, pas të shtënave me armë në afërsi të tij. Autoritetet thanë se kanë arrestuar një të…
Ka përfunduar tërësisht regjistrimi i dëmeve në Njësinë rajonale të bujqësisë në Tetovë. Dokumentacioni i kompletuar javën e ardhshme do të dërgohet në komisionin e shkallës së dytë në Qeveri, ku edhe do bëhet vlerësimi i dytë i lëndëve dhe në bazë të çmimeve të tregut, do vendoset edhe shuma e dëmshpërblimit për bujqit e Pollogut. Sipas informatave të Ministrisë së Bujqësisë, dëmshpërblimi i bujqve do të jenë në lartësi prej 30 për qind nga çmimi aktual i fruta-perimeve në treg. “Jemi në fund. Kishin mbetur shtatë apo tetë persona që ishin jashtë kontaktit por i gjetëm dhe gjatë javës…
I mitur nga Lozova është arrestuar pasi ka sulmuar babain e tij, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 13 shtator në ora 15:00 në Stacionin Policor Sveti Nikollë, H.S (54) nga fshati Beqirlia, komuna Lozovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë nga djali i tij i mitur, i cili më pas ka thyer një pjesë të orendive, e më pas ka dëmtuar veturat në oborrin e shtëpisë së familjes, theksojnë nga MPB.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha të premten se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të triumfojë në luftën e tij me Ukrainën, raporton Anadolu. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të qëndrojnë me ju për të ndihmuar Ukrainën ndërsa mbrohet nga sulmi rus i agresionit. Është e qartë se Putini nuk do të triumfojë në këtë luftë. Populli i Ukrainës do të triumfojë”, tha Biden në një takim me kryeministrin britanik Keir Starmer. Biden, i cili priti Starmerin në Shtëpinë e Bardhë, tha se do të diskutonin punën për të siguruar një marrëveshje në Lindjen e Mesme, lirimin e…
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, foli sot për situatën me të cilën është duke u përballur Sali Berisha teksa akuzohet për korrupsion pasiv. Në një intervistë televizive ai u shpreh se për Ahmetajn ishin 1400 faqe, ndërsa për Berishën nuk erdhi asnjë dokument që të bënte lidhjen mes asaj që kërkonte prokuroria dhe kam dëgjuar që akuzohet për një vendim të këshillit të ministrave. “Sa i përket korrupsionit pasiv, nuk e di se çfarë lidhje i kanë bërë, por mendoj se është ndonjë gozhdë Nastradini. Ndërkohë, arresti i shtëpisë nuk ka më vlerë pasi Berisha as mund të prishë…
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar sot për rastin e tabelës që u vendos dje në Bllacë, në të cilën nuk figuronte gjuha shqipe. “Edhe në këtë rast është një tendencë për destabilizim. VLEN e mbuloj turpin e BDI-së. Ajo tabelë është vendosur aty në bazë të atyre dy kilometrave që u stërzgjatën atje, në bazë të projektit që e ka udhëhequr Ejup Rrustemi. Mirëpo, ne reaguam në mënyrë institucionale dhe brenda natës u përmirësua gabimi që e kanë bërë ata që kanë bërë me vite të tëra gabime të tilla, të cilët shfrytëzojnë çdo rast për të destabilizuar…
Banka Popullore (BP) e Maqedonisë së Veriut dhe Banka Qendrore e Kosovës nënshkruan Memorandum për bashkëpunim dhe shkëmbim të informacioneve. Me të, informuan sot BP, janë përfshirë disa fusha për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, si stabiliteti financiar dhe masat makroprudenciale, mbikëqyrja dhe implementim të standardeve ndërkombëtare, sisteme të pagesave, mbrojtja e konsumatorëve dhe shkëmbim të të dhënave statistikore. Memorandumin e kanë nënshkruar guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, gjatë vizitës së punës së delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, në të cilën mori pjesë edhe zëvendësguvernatori i Bankës Popullore,…

