Author: Hamdi Kumanova

Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi dyshohet për vjedhje. Njoftimi i policisë: Vodhi një sasi bakëri në uzinën mekanike që administronte dhe bëri denoncim të rremë në Polici se shtetas të paidentifikuar kishin kryer vjedhjen, Policia vë në pranga 41-vjeçarin. Sekuestrohen 115 kilogramë bakër që pas vjedhjes e kishte shitur në një subjekt për grumbullimin e metaleve. Menjëherë pas njoftimit nga administratori i një uzine mekanike në Bradashesh, se në kabinën elektrike të këij subjekti, ishte vjedhur një sasi bakri, Komisariati i Policisë Elbasan kreu të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e autorësisë…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spriopali ka përshëndetur hapjen e shkolllës së Integrimit Evropian. Në fjalën e saj, kryeparlamentarja u ndal te procesi i integrimit, teksa tha se anëtarësimi i Shqipërisë brenda vitit 2030 është përveçse një plan ambicioz edhe një qëllim plotësisht i arritshëm. “Mobilizimi i faktorit politik e shoqëror, arritjet e deritanishme dhe vullneti ynë për të përshpejtuar ritmet e integrimit na bëjnë të besojmë se anëtarësimi i Shqipërisë brenda 2030-s është përveçse një plan ambicioz edhe një qëllim plotësisht i arritshëm. Gati një e treta e shqiptarëve që votojnë janë qytetarë tipikë evropian dhe se Evropa në Shqipërinë…

Lexo më Shumë

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për dhunë në familje. Konkretisht në prangat e policisë ka rënë një 48-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta babanë e tij, për motive të dobëta. Ndërsa një 36-vjeçar është arrestuar nga blutë e Lezhës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin Sh. Gj., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij, për motive të dobëta. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, thotë se lidhur me drogimin e dhunimin e dyshuar të 14-vjeçares në kryeqytet, nuk mund të japin detaje. Ai gjatë përgjigjes për Klankosova.tv, këtë e tha me arysetimin se ky është një rast shumë i ndjeshëm. Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se kjo ngjarje po hetohet intensivisht, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, me vendim të prokurorit. Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 3 nëntor rreth orës 01:00

Lexo më Shumë

Pas reshjeve të mëdha të shiut, disa pjesë të Arabisë Saudite u mbuluan nga një batanije e hollë dëbore. Departamenti Meteorologjik i Arabisë Saudite ka paralajmëruar se ka mundësi për stuhi në shumicën e zonave të Al Jafa në ditët në vijim. Reshjet e dendura të shoqëruara me sasi të mëdha breshëri kanë prekur pjesë të rajonit Al Jaffa që nga e mërkura e kaluar, ndërsa dje reshjet e borës mbuluan zonat malore.

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se “skenari i Frontit Europian për destabilizim të vendit nuk kalon tek shqiptarët dhe se Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela janë të frustuar për këtë”. “Menduam se 100 ditë janë kohë e mjaftueshme që Ahmeti dhe Sela ta pranojnë realitetin dhe t’i kthehen riorganizimit të brendshëm kadrovik dhe programor, para se të fillojnë të kërkojnë besimin e shqiptarëve. Megjithatë, duke nënvlerësuar naivisht inteligjencën e popullit, ata ngulin këmbë që mungesën e tyre në këtë qeveri ta shndërrojnë në arsye për të krijuar tensione ndëretnike”. “Fakti që ky skenar tinëzar nuk po u…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova thirri seancën konstituive të Këshillit të Sigurimit, e cila do të mbahet sot, më 4 nëntor 2024, e hënë, me fillim nga ora 15:00. Anëtarë të Këshillit të Sigurimit janë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë, Pançe Toshkovski, Ministri i Punëve të Brendshme, Vlado Misajlovski, Ministri i Mbrojtjes, Timço Musunski, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vlado Spiridonov. Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me ftesë të Presidentes Siljanovska Davkova do të marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të…

Lexo më Shumë

Vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe propozimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë në rend dite të seancës së sotme të Komisionit parlamentar. për Zgjedhjet dhe Emërimet. Para deputetëve – anëtarëve të këtij Komisioni në këtë seancë është verifikimi i kandidaturave të paraqitura pas Vendimit për shpalljen e Konkursit Publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive (“Gazeta Zyrtare e Republika e Maqedonisë së Veriut” numër 207/2024). Në rendin e ditës të seancës janë përcaktimi i Propozim-vendimit për…

Lexo më Shumë

Arsimi në Maqeedoni meriton notë njësh. Në Universitetin e Tetovës është konstatuar zgjedhje e paligjshme e dy profesorëve, ndërsa parregullsi ka edhe në “Apostol Pavle” në Strugë, thotë ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë. “Gjendja ishte vërtet shumë e keqe dhe një njësh do të ishte notë e përshtatshme nëse duhet të vlerësohej. Ne u gjendëm me borxhe të mëdha, të cilat ende po i shlyejmë dhe ende nuk mund t’i përballojmë, edhe pse kanë kaluar gati katër muaj. Por përveç kësaj, kemi gjetur situata të pazgjidhura dhe të shtresuara prej vitesh. Mungesa…

Lexo më Shumë

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sot në nje garazhë në qendër të Shkupit është gjetur dhe konfiskuar 4 kilogramë marijuhanë, shkruan Alsat. “Me datë 02.11.2024, njësiti për tregti të paligjshme në Shkup, me urdhër të mëparshëm të Gjykatës Themelore të Shkupit, ka kontrolluar garazhin në qendër të Shkupit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar rreth katër kilogramë marijuhanë, të paketuara në disa pako. Sipas urdhrit të prokurorit, marijuhana e gjetur është hequr dhe dorëzuar në ekzaminim dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Nga 5 gushti, Lotaria Shtetërore ka drejtor të ri. Në këtë post u ul profesori i rregullt i Fakultetit Juridik, Aleksandar Klimovski. Ai u shpall si një nga ekspertët ligjorë më të njohur dhe kryesorë të rajonit për rregullimin e lojërave të fatit. Në fakultet, ai ligjëron lëndë të tilla si Ligji i Kompanive, Qeverisja e Korporatave, Etika e Korporatës dhe Ligji i Lojërave. Dhe njohuritë dhe përvoja e tij e gjerë në fushën e drejtësisë dhe menaxhimit të korporatave do të kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e mëtejshëm të Lotarisë Shtetërore. Në letër ai ishte kandidati ideal për këtë…

Lexo më Shumë