Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spriopali ka përshëndetur hapjen e shkolllës së Integrimit Evropian. Në fjalën e saj, kryeparlamentarja u ndal te procesi i integrimit, teksa tha se anëtarësimi i Shqipërisë brenda vitit 2030 është përveçse një plan ambicioz edhe një qëllim plotësisht i arritshëm.
“Mobilizimi i faktorit politik e shoqëror, arritjet e deritanishme dhe vullneti ynë për të përshpejtuar ritmet e integrimit na bëjnë të besojmë se anëtarësimi i Shqipërisë brenda 2030-s është përveçse një plan ambicioz edhe një qëllim plotësisht i arritshëm.
Gati një e treta e shqiptarëve që votojnë janë qytetarë tipikë evropian dhe se Evropa në Shqipërinë e sotme është dhe më shumë se një flamur që pret një yll me tepër në Bruksel”, deklaroi Spiropali në fjalën e saj.