Sonte starton edicioni i parë I Festivalit Internacional të Muzikës “Çarshia”. Gjatë katër ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë mbrëmje të veçanta me muzikë klasike, operë , flamenko dhe serenata korçare. kryetari I Komunës së Çairit, Izet Mexhiti njoftoi se festivalin do ta shndërrojnë në një traditë të përvitshme dhe të rëndësishme për qytetin.
IZET MEXHITI-KRYETAR I KOMUNË S SË ÇAIRIT
“Një nismë që synojmë ta shndërrojmë në një traditë të përvitshme dhe ta zhvillojmë në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit. Festivali do të zhvillohet në Suli Han dhe Kurshumli Han dy prej monumenteve më të rëndësishme të trashigimisë sonë kulturore”.
Drejtoresha artistike e festivalit, sopranoja Inva Mula u shpreh se kjo ngjarje është gjëja më e bukur që mund të ndodh në zemër të Çarshisë.
INVA MULA- DREJTORESHË ARTISTIKE E FESTIVALIT
“Them që ne me këtë festival hapim një rrugë të re të artit, të dijes, të bashkëpunimit, të paqes edhe kjo do thoja që është gjëja më e bukur që mund të ndodhi sot në çarshi në këtë vend që flet me traditë, flet me një histori të lashtë dhe ne po përjtetojmë emocione dhe do të përjetojmë me artistët këto emocione të cilat janë të trashëguara dhe ne duhet ti mbajmë të ndezura”.
Ndërkohë, Ministri i kulturës dhe turizmit, Sedat Sulejmani tha se kjo ngjarje do të jetë një urë lidhë se mes kulturës tradicionale dhe bashkëkohore.
SEDAT SULEJMANI-MINISTË R I KULTURËS DHE TURIZMIT
“Po ashtu ky festival do të jetë i rëndësishëm për arsye se do të mbahet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe kjo ka një domethënie të veçantë për arsye se do të jetë edhe si një urë lidhëse mes kulturës tonë tradicionale dhe asaj bashkëkohore”.
Dëshira Ahmeti Kërliu gjithashtu drejtoreshë artistike e festivalit sqaroi se si e mirë priti Mexhiti idenë që e kishin organizuar bashkë me Invën.
DËSHIRA AHMETI KËRLIU-DREJTORESHË ARTISTIKE E FESTIVALIT
“Festivali ishte një ide që e kishim folur me Invën më përpara dhe pas koncertit të 28 Nëntorit këtu në Shkup që kishim në nëntorin që kaloi, deshëm që ta shprehim këtë ide tek kryetari dhe e folëm si shkurt por pastaj na mirëpriti si gjithmonë me idejat tona edhe si gjithmonë për të pasur një begati në fushën e muzikës të gjitha zhanret”.
Festivali që nis sonte do të zgjasë deri me 26 korrik dhe do të mbahet në Kurshumli Han dhe Suli Han.
Zebushe Ramadani /SHENJA/



