Luksemburgu kërkon specialistë, por jo vetëm. Një kërkesë që tërheq shumë, pasi paga mesatare në Dukatin e Madh është 73,418 euro në vit, rreth dy herë më e lartë se shumë vende të BE-së. Po të kemi parasysh pagën 12 mujore, paga mesatare në shtetin më të vogël europian është 6118 euro në muaj, ndërsa paga minimale për një punëtor të pakualifikuar është 2570.93 euro, minimumi i përcaktuar me ligj. Nuk është vetëm paga e lartë që e bën Dukatin e Madh kaq tërheqës: shkalla e papunësisë është më e ulëta e regjistruar në të gjithë Eurozonën, me një përqindje…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në lidhje me disa mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit në aplikacionin WhatsApp, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, dhe jo vetëm. Sipas policisë, në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook por në fakt kanë për qëllim marrjen në mënyrë të padrejtë të këtij rrjeti social. Nëse ju vijnë mesazhe të tilla, policia u bën thirrje qytetarëve që të mos i hapin dhe…
Çdo vit në javën e tretë të shtatorit, KRSKRR-ja në bashkëpunim me MPB-në dhe Fakultetin e Sigurisë Shkup, realizojnë fushatë për lëvizshmëri të qëndrueshme urbane me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë në Komunikacion. Qëllimi i kësaj fushate është formimi i shprehive të shëndetshme të jetesës, mjedisi i pastër jetësor, komunikacioni më i sigurt dhe mbështetja e formave alternative të lëvizshmërisë. Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, zbatohen aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit mbi përdorimin e biçikletave, transportit publik dhe zgjidhjeve të tjera ekologjike të transportit. Në këtë mënyrë do të sigurohet avancimi i mbrojtjes së mjedisit, zvogëlimi i…
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi në emisonin “Të Paekspozuarit”, detaje nga hetimet për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Lala tha se janë duke u hetuar që nga shkollimi i fëmijëve të zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi në Britaninë e Madhe dhe ka dyshime se ka patur transaksione jashtë vendit, blerje pronash jashtë Shqipërisë, transaksione dhe kalime asetesh në drejtim të personave të tretë. “Prokuroria e Posaçme deklaron se është duke vijuar hetimet për dosjen e Metës dhe Kryemadhit, dhe është shumë e vështirë të rrjedhin detaje nga kjo dosje. Nga burime jashtë SPAK-ut, pra nga palë të…
Më 17 shtator 1998, në Prishtinë nga policia pushtuese serbe kidnapohet në mënyrë tinëzare dhe zhduket pa gjurmë heroi i kombit Xhavit Haziri. Xhaviti ishte intelektual, veprimtar, ideolog e organizator me shkathtësi të jashtëzakonshme. Xhavit Haziri, është njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Ai, qysh nga mosha e hershme rinore u aktivizua në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri nga udhëheqësit më të merituar të strukturave drejtuese të këtyre organizatave. Intensiteti kulmor i veprimtarisë së tij patriotike, me shembuj konkret, nga viti 1985 e këndej ishte i pandërprerë derisa e…
Sektori i industrisë ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit që të jetë në një situatë të vështirë, duke raportuar rënie me 4.2% të shitjeve. Shtrenjtimi i kostove dhe rënia e euros po e dëmtojnë gjithnjë e më shumë industrinë në vend, duke raportuar dhe rënie të pagave. E njëjta tendencë me tkurrje është shfaqur dhe për sektorin e energjisë, me një tkurrje prej 17.5%, por pagat gjithsesi kanë vijuar rritjen. Prodhimi në vend po mbahet në këmbë nga ndërtimi. Ky sektor shënoi rritje të shitjeve me 17.2% në tremujorin e dytë, me bazë vjetore. Për shkak të…
Sekretariati për Barazi Gjinore nuk arriti të formohet nga Qeveria paraprake e Maqedonisë së Veriut edhe pse u premtua. Puna mbi projekt-ligjin për barazi gjinore në të cilin parashihet ky sekretariat ka ndaluar ndërsa grupi i punës nuk ka mbajtur takime që një vjet. As pushteti aktual nuk jep sinjale pozitive për themelimin e këtij sekretariati, shkruan Portalb.mk. Ndonëse partitë vazhdimisht zotohen për barazi gjinore dhe luftimin e hendeqeve gjinore, në RMV ende nuk është themeluar Sekretariati për Barazi Gjinore i cili pritet të ecë përpara këto procese. Baza juridike për themelimin e këtij sekretariati është në ligjin për barazi…
Autoritetet lokale në Strugë duan ta kalojnë projektin për dhënien e ndriçimit rrugor të komunës me koncesion përmes partneritetit publiko-privat për dhjetë vitet e ardhshme, një kompanie që e njohin vetëm ata, akuzon opozita lokale. Ata dyshojnë se në lojë janë shuma milionëshe. Jozyrtarisht bëhet fjalë për kompani nga Austria. “Prapavija është në të gjithë procedurën e paligjshme sepse gjëja e parë që bëri kryetari dhe administrata ishte njëlloj prezantimi për të takuar partner të mundshëm. Është diçka që ndodh në fund dhe është diçka që vjen pas shpalljes publike. Është procedurë klasike e tenderit në të cilën zgjidhet ofertuesi…
LSDM-ja VAZHDON ME AKUZA PËR VIZITËN E SILJANOVSKËS NË SOFJE LSDM-ja oozitare ka vazhduar reagimet rreth skandalit me flamurin shtetëror gjatë vizitës së presidentes Davkova në Sofje. DPMNE çdo ditë i minon pozitat e qëndrueshme ndërkombëtare të ndërtuara nga LSDM. Pas vizitës së Siljanovskës dhe ministrave të Mickoskit në Sofje, të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia partiake, janë të poshtëruar dhe të turpëruar. Reagimi i djeshëm i kabinetit të Siljanovskës vetëm konfirmon se Qeveria dhe Presidenti i këtij vendi po gënjejnë qytetarët. DPMNE dhe Siljanovska fyejnë inteligjencën e qytetarëve. Ata me vetëdije bënë foto, publikuan me vetëdije dhe mburreshin për…
Hetim të gjerë që do të rezultojë me zbulimin e krimit të përmasave epike ka paralajmëruar kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me kontrollet e organeve të hetuesisë javën e kaluar në disa qytete të vendit lidhur me dyshimet për krim të madh financiar të kryer gjatë evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Megjithatë, kryeministri nuk ka treguar nëse në hetim janë përfshirë edhe ish-zyrtarë, por ka paralajmëruar hetime të ngjashme në të ardhmen. “Nuk do të doja të zbuloja informacione për hetimin tani, hetimi është në rrjedhë e sipër. Mund të them se do të…
VAZHDOJNË REAGIMET PËR VIZITËN E SILJANOVSKËS NË SOFJE Delegacioni i Maqedonisë së Veriut nuk ka shkuar në Bullgari pa protokoll, por ka qenë ekipi i presidencës bullgare që nuk i ka qëndruar protokollit të koordinuar, thonë kështu burime nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqëdonisë së Veriut. Burimet nga ky dikaster thonë se nuk kanë reaguar që në ditën e takimit për mungesën e flamurit të Maqedonsië së Veriut, si shenjë respekti ndaj fqinjit bullgar, ku vetëm pak orë para takimit kishte ndodhur një aksident me një helikopter ushtarak ku humbën jetën dy pjestarë të uniformave të ushtrisë bullgare.…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,75 % në raport me vendimin e datës 11.9.2024. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë/litër. Nga…

