Author: Hamdi Kumanova

Policia e Kosovës e ka arrestuar Leonora Gashin, gruan të cilën e shpalli në kërkim të premten që lamë pas me dyshimet për shantazh. Leonora arriti që brenda pak ditësh ta bëjë për vete një të moshuar (71 vjeçar) të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm. Ajo e bindi 71 vjeçarin që të kenë raporte intime me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat me të. Duke e shantazhuar më pas se fotot do të ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të kapë nga i moshuari plot 50 mijë euro. Në një aksion të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshovski ka shkakruar shefin e Sektorit të njësisë kufitare Veri, Naim Ramuka, ndërsa në vend të tij ka emëruar Maja Temelkova Sotirova, kuadër e VMRO-DPMNE-së, thonë për gazeta KOHA burime jozyrtare të MPB. Vendimi për shkarkimin e Ramukës është sjellë dje, ndërsa sot Temelkova Sotirova ka nis me punë në detyrën e re. Arsyetimi për shkarkimin e Ramukës, siç merr vesh gazeta KOHA, janë akuzat ndaj tij nga LSDM se i njëjti i mundësoi largimin ish-ushtarit të UÇKosovës, Blerim Ramadani dhe ndikimin e tij në skandalin në kufirin e Bllacës me krushqit e dasmës…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në një intervistë për “360 Gradë” në MRT 1 ka konfirmuar se kryeministri hungarez Viktor Orban do ta vizitojë vendin deri në fund të këtij muaji. Sipas Mucunskit, për momentin nuk dihet saktësisht se ku do të mbahet ky takim, ndërsa jozyrtarisht përmendet Ohri dhe data të mundshme – 25 dhe 26 shtator, transmeton Portalb.mk. I pyetur për të komentuar mbi pretendimet se Hungaria po vepron si mbulesë për Kinën në kredinë prej 500 milionë eurosh për vendin, Mucunski u përgjigj se nuk ka parë asnjë provë të besueshme…

Lexo më Shumë

Nëse në vitin shkollor 2021/2022 në nivel të shtetit ishin angazhuar 600 asistentë për nxënës me nevoja të posaçme, në vitin 202/23 ky numër ishte rritur në 720. Pra, nga viti në vit shtohet nevoja për angazhimin e asistentëve nëpër shkolla. Këtë vit ministria e Arsimit dhe shkencës planifikon të angazhojë mbi 800 asistentë për këtë kategori nxënësish. Tashmë kanë kaluar dy javë nga fillimi i procesit edukativo-arsimor, ndërsa fëmijët me pengesa në zhvillim nuk kanë asisentë. Në 12 shkollat fillore të Komunës së Tetovës, gjithnjë e në rritje është numri i fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe që kanë…

Lexo më Shumë

Një nga angazhimet e Qeverisë është përkushtimi për të punuar dhe ndihmuar bujqit. Për këtë arsye janë ndarë 1 miliard denarë për pagesën e subvencioneve të vonuara për bujqit. Mbi 9 mijë fermerë do të marrin mjetet e tyre të merituara si mbështetje për prodhimin e tyre. Tek disa prej tyre janë vonuar deri në 4 vjet me pagesë. Vendimi i parë i kësaj Qeverie ishte që të sigurohen mjete me ribalancim dhe deri në fund të vitit nuk do të ketë subvencione të cilat vonohen tek bujqit. Puna me kujdes dhe e përkushtuar e Qeverisë do të kontribuojë në…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 14-të, në rendin e ditës të së cilës ka shumë pika, ndër të cilat është edhe Propozim-ligji për borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua prej gjysmë miliardë eurosh nga qeveria hungareze, me procedurë të shkurtuar. Komisioni kuvendar për financim dhe buxhet në datën 13 të këtij muaji e dorëzoi në procedurë të mëtejshme Propozim-ligjin për huanë nga Hungaria. Shuma e përgjithshme e huasë nga Banka Hungareze e Eksport-Importit është 500 milionë euro. Huaja do të tërhiqet në një transhë, afati për shlyerjen e kredisë është 15 vjet, me…

Lexo më Shumë

Një mbishkrim kërcënues është shkruar në veturën e një zyrtari të Kuvendit Komunal të Zveçanit të hënën gjatë ditës. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, rasti është cilësuar si kanosje. Nuk është raportuar për të arrestuar. “Kanosje Rr. Brigada 141, Mitrovicë 16.09.2024 – 10:20. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në Kuvendin Komunal Zveçan ka raportuar se në veturën e tij, person- a të dyshuar të panjohur kanë shkruar një mbishkrim kërcënues. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në njoftim të plotë të Policisë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për “PortalX” u shpreh se koalicioni VLEN e ka kushtëzuar VMRO-DPMNE-në me minimum 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit. Në ndërkohë, dy ditë para se të zgjidhej kryetari i Kuvendit në krye të Kuvendit, BDI-ja bashkë me partitë tjera nga Fronti Evropian ka pasur negociata me VMRO-në në dhomën 161 në Kuvend. “Oferta e tyre ka qenë që Fronti Evropian të jetë pjesë e Qeverisë, pa kryetarin e Kuvendit. Vetëm me katër ministri”, u shpreh Taravari duke cekur se në atë dhomë kanë negociuar Blerim Bexheti, Menduh Thaçi dhe…

Lexo më Shumë

Drama në të cilën u përfshi një 71-vjeçar nga Prishtina si pasojë e një raporti intim jashtëmartesor për pak përfundoi tragjikisht. I moshuari e tentoi vetëvrasjen për shkak të presionit dhe shantazhit që dyshohet se ia kishte bërë e dyshuara 41-vjeçare, e cila arriti t’ia kap një shumë të majme parash Media ka mësuar detaje nga ky rast për të cilin po zhvillohen hetime nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. E dyshuara është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe ndaj saj tashmë është iniciuar rasti për veprën penale “Shantazhi”. Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja…

Lexo më Shumë

Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste”. Policia bënë të ditur se ai kërkohej për rastin e datës 9 nëntor 2016, derisa u dorëzua të hënën në Prishtinë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku kishte abstenuar në seancën për votimin e projektligjit për Kodin Civil. E njëjta ende nuk ka vendosur se si do të votojë në rast se vjenë sërish ky ligj. Ajo ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse ky projektligj ka pësuar ndryshime. “Nuk e di se a ka pësuar ndryshime ky projektligj, ende nuk kam vendosur për votën e këtij projektligjit”, u shpreh Tishukaj-Sadiku.

Lexo më Shumë