Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nga dje është për një vizitë pune në Pragë, Çeki. Në kuadër të vizitës, sot në mëngjes së bashku me ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, realizoi takim me ministrin çek të Industrisë dhe Tregtisë, Lukas Vlçek, ndërsa pas takimit patën fjalim të tyre në Forumin e Biznesit Maqedoni-Çeki, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. “Takimi me ministrin Vlçek u fokusua në bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe interesimi për promovimin e mëtejshëm të tij. Në këtë rast, u theksua rëndësia e takimeve të mëparshme…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 04.11.2024, në ora 18:00 në bulevardin ,,Goce Dellçev” në Gostivar, punonjësit policorë të Policisë së Gostivarit, kanë privuar nga liriapersonin F.I (34) nga fshati Vrutok i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryervjedhje të një biçiklete. Tek ai u gjet biçikleta dhe iu kthye pronarit. Personi është ndaluar në staconin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Pasi u anulua sërish seanca për Spitalin Modular në Tetovë, familjarët e viktimave thonë se kanë humbur durimin, ndërkohë që kërkojnë që sa më shpejt rasti të ketë epilog. Familjari Mumin Ismaili tha se secila seancë që mbahet, për familjarët e viktimave sjell dhimbje por siç tha, është edhe e lodhshme.
Një person ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9 në afërsi të fshatit Ribartsi, në rrugën rajonale Kavadar – Rosoman Lajmin e ka konfirmuar Ndihma Mjekësore në Kavadar. “Tre personat janë transportuar në Spitalin e Kavadarit”, theksuan prej atje. SPB Veles ka konfirmuar se në vendngjarje është duke u kryer ekspertizë, pas aksidentit në mes dy veturave.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin tetor 2024. “Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankës elektronike dhe celulare nga dita e sotme, 5 nëntor 2024”. “Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha…
Seanca për spitalin modualar në Tetovë që ishte e paraparë të mbahej sot, është anuluar. Siç mëson TV21, seanca e radhës do të mbahet pas rreth 2 muajsh, më saktë, më 15 janar të vitit 2025 në orën 10:00. Kjo seancë u anulua me arsyetimin se, gjykatësi i lëndës, Jordan Velkovski është në pushim dhe nuk mund të vijojnë procedurat https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1634082674198238/?ref=embed_video
Nga MPB njoftojnë se dje në ora 11:35 dhe 12:20, në fshatin Bogovinë të Tetovës i kanë privuar nga liria L.Z. (36) nga fshati Bogovinë dhe E.N. (32) nga fshati Sedllarcë e Poshtme. Siç njoftoi sot MPB-ja, dyshohet se në periudhën nga ora 01:00 deri në orën 06:00 kanë kryer një vjedhje të rëndë në një objekt për shitje në pronësi të N.I (55) nga fshati Bogovinë, me ç’rast kanë marrë para dhe disa produkte. Personat janë ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
Koalicioni VLEN i ka reaguar kreut të BDI-së, Ali Ahmeti i cili mbrëmë qëndroi në Kumanovë në një tubim me qytetarë nga ku dërgoi porosi politike. Sipas VLEN, “në mungesë të reformave të brendshme kadrovike dhe programore dhe për të mbajtur në kondicion votuesit e paktë të tyre të dëshpëruar e të lodhur Bashkimi JОdemokratik për DEZintegrim dhe sateliti i kësaj partie, Ziadin Sela, kanë filluar operacionin për t’i ndarë rrugët e tyre”. “Njëri me gjysmë sallë të mbushur, tjetri duke zgjedhur sallat sa më të ngushta dhe duke shprehur mendime të kota se institucionet në sytë e tyre shihen…
Kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe i shoqëruar nga parardhësi i tij Zoran Zaev janë parë në një aheng në një hotel luksoz në Dubai. Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihen dyshja e njohur, që kanë krijuar raporte të ngushta miqësie. Partia VMRO-DPMNE theksoi se dyshja duhet të sqaroj opinionit për këtë video që po thyen rekorde. Pasi që ata bën grabitjen historike të shtetit dhe pa llogaridhënie harxhuan paratë shtetërore, doli në dritë një video ku shihet se si po argëtohen në ahengje private në hotele luksoze në Dubai, ku hyrjet në ato hotele janë me…
Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj. Ndrejaj tha se janë duke e hulumtuar rastin duke u bërë analiza laboratorike që të dihet se si ndërroi jetë foshnja. ”Kjo lindje ka ardhur në jetë gjatë vikendit. Ne jemi duke e hulumtuar rastin. Janë duke u bërë analiza laboratorike, historia, marrja e deklaratave. Placenta me frytin janë dërgu në autopsi të shohim tash”, ka thënë Ndrejaj Në lidhje me shkaqet Ndrejaj ka thënë se munden…
Në shtator, Elon Musk tregoi se ai po planifikonte të ndryshonte veçorinë “bllokim” në X. Menjëherë pas kësaj, X konfirmoi se ky ndryshim ishte në rrugë e sipër. Tani, aplikacioni ka prezantuar zyrtarisht këtë qasje të re për bllokimin. Sipas mediave të huaja, X po nxjerr përditësimin e tij të debatuar shumë për veçorinë e bllokimit, që do të thotë se edhe nëse keni bllokuar dikë, ai përsëri do të jetë në gjendje të kontrollojë postimet tuaja publike. X e mbrojti këtë ndryshim duke vënë në dukje se përdoruesit tashmë mund të shikojnë dhe të ndërveprojnë me llogaritë që i…
Një përleshje mes katër personave ka ndodhur dje në Mitrovicë, me ç’rast një është lënduar rëndë. I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor. “Rr. Hasan Prishtina, Mitrovicë Jugu / 04.11.2024 – 16:20. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis katër të dyshuarve kosovarë. I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

