Author: Hamdi Kumanova

Ish-Ushtari i UÇK-së, Lavdrim Jahiu nga fshati Orizare, i la dërguar një mesazh liderit të BDI-së, Ali Ahmetit. Jahiu flet për gjendjen e rëndë të ish ushtarëve të luftës së lavdishme të vitit 2001 dhe anashkalimin total të tyre. “Sa për uniformën e UÇK-së edhe une o komandant e kam të larë me gjak jo vetem një pikë, por prej te vendi i quajtur “Prroni Orizares” e deri te Spitali Likovës…e kam pas të larë me gjak. Po pyeti funksionarët e tu milionera, ku i kanë lanë ushtarët tani 24 vite, pa vendim pune… Bile e kam edhe po nje…

Lexo më Shumë

Edhe përskaj refuzimit fillestar, LSDM-ja fton VMRO-DPMNE-në dhe të gjithë deputetët në Kuvend të mbështesin heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë. Sipas tyre, kursimi deri më 2 mijë denarë për familje në muaj, me këtë masë, do të ndikojë në rritjen e standardit të qytetarëve. “I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së të mos bëjë inate politike në kurriz të qytetarëve. Në vend që vazhdimisht të refuzojë zgjidhje të mira ligjore të propozuara nga opozita, të dorëzohet dhe t’i mbështesë. Nuk ka asnjë argument nga VMRO-DPMNE-ja për të qenë kundër kësaj mase, kundër kësaj zgjidhje ligjore për heqjen e TVSH-së së produkteve…

Lexo më Shumë

Me miratimin e propozim-zgjidhjes ligjore të LSDM-së për heqjen e TVSH-së të produkteve ushqimore bazë, qytetarët nuk mund të kursejnë as 2.000 denarë në muaj, theksoi deputetja e LSDM-së Jovana Trençevska Ajo theksoi se me zgjidhjen ligjore janë përfshirë mbi 250 kategori të prodhimeve për të cilat TVSH-ja do të ulet prej 5 deri në 0 për qind. “Kjo do të japë një efekt real dhe me të vërtetë do t’i ulë çmimet e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore, me të cilët do të ulet edhe vlera e shportës konsumatore. Pjesëmarrje e ushqimit dhe pijeve në shportën konsumatore…

Lexo më Shumë

“Të kishit vjedhur kauzën dhe idealin e LQE-së Levizja Qytetare Evropiane do ju arsyetoja dhe s’do bëja zë, por VJEDHJA E LOGOS është turpi i radhës për ju!”, ka reaguar kryetarja e LQE, Gjyla Çeliku. Sipas saj, ky është një akt i mjerueshëm. “Edhe kjo s’kishte ndodhur në politikën e Maqedonisë së Veriut, por ja që ndodhi… Mjerim”, ka shkruar në rrjetet sociale, Gjyla Çeliku.(INA)

Lexo më Shumë

Trupat ruse sulmuan infrastrukturën në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia të martën, dike vrarë gjashtë persona dhe plagosur nëntë të tjerë. “Gjashtë persona vdiqën dhe nëntë u plagosën. Një zjarr shpërtheu në pikën e përplasjes – këto janë pasojat paraprake të sulmit të armikut në Zaporizhzhia”, njoftoi Ivan Fedorov, guvernatori ukrainas i rajonit gjysmë të pushtuar. Rajoni i Zaporizhzhia mbahet në jug të tij nga rusët, duke përfshirë centralin bërthamor kritik në Energontar, i cili është më i madhi në Evropë. Qyteti i Zaporizhzhia, megjithatë, mbetet i lirë dhe është një nga objektivat kryesore të pushtuesve rusë, të cilët madje…

Lexo më Shumë

Ajo ishte ndarë dhe donte të fillonte një jetë të re me tre fëmijët e saj (3, 4, 6). Një jetë pa dhunë në familje. Në fund të fundit, kjo dëshirë për paqe ishte dënimi i saj me vdekje Një grua (30) dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Dortmund mbrëmjen e së martës. Autori e ka goditur me një thikë kasapi 30 centimetra – në sy të fëmijëve! Gruaja rrëzohet në shkallët me një thikë në trup Pas krimit, burri u largua dhe gruaja u rrëzua e gjakosur në korridor. Thika ishte ende në trupin e saj.…

Lexo më Shumë

Një operacion i përbashkët antidrogë mes Shqiperise dhe Italise kundër një grupi kriminal në fushën e narkotikëve po zhvillohet në Tiranë, Lezhë, Elbasan dhe Durrës. Mësohet se rrjeti në fjalë trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë. Operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me palën Italiane. Ndërkohë mësohet se deri më tani janë kapur tre persona në Shqipëri. Po ashtu edhe në Itali mësohet se janë kapur disa persona. Operacioni është nën drejtimin e Prokurorisë së Posacme.

Lexo më Shumë

Rusia ka dërguar në orbitë 55 satelitë, përfshirë dy satelitë iranianë, teksa Moska dhe Teherani po vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin. Raketa Soyuz, që u nis nga Lindja e Largët e Rusisë, barti këto satelitë, tha agjencia hapësinore ruse, Roscosmos. Në total, Roscosmosi tha se në orbitë u dërguan 51 satelitë rusë, një pajisje ruso-kineze, një satelit i Rusisë dhe Zimbabvesë, si dhe dy satelitë iranianë. Roscosmos tha se “ky është numër rekord i satelitëve rusë që janë dërguar njëkohësisht në orbitë”. Dy satelitët pamorë dhe të komunikimit të Iranit – Kosvar dhe Hodhod – janë të dizajnuar dhe të ndërtuar…

Lexo më Shumë

Ibrahim Januzi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës ka deklaruar se nga burimet “e sigurta” është njoftuar se të shtunën e kaluar menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh. është takuar me agjendën për shkarkimin e tij nga pozicioni aktual si kryetari i sindikatës. Sipas deklarimit të Januzitarsyeja kryesore e shkarkimit të tij nga detyra aktuale ndërlidhet me parakushtin për hapjen e rrugëve për investime nga qeveria. Ai ka shtuar se kërkesat dhe reagimet e tij po “ngjallin pakënaqësi” tek qeveria. Januzi ka dhe një porosi për menaxhimin e ndërmarrjes, nga i cili kërkon që t’i ndal përpjekjet për…

Lexo më Shumë

Problemi me listat e intervenimeve është i kahershëm dhe pikërisht listat transparente të pritjes dhe reduktimi i tyre është një nga sfidat tona më të mëdha, thotë Ministria e Shëndetësisë. Përgjigja nga Ministria mbërriti sot pasi dje Sdk.mk publikoi tekstin mbi mungesën e një sistemi transparent për orarin e operacioneve dhe reagimet e qytetarëve se termin në shëndetësinë publike ka vetëm privatisht, transmeton Portalb.mk. Në spitalet e shëndetit publik priten vite për operacione, me muaj për ekzaminime kontrolli, por nëse pacienti paguan për t’u operuar privatisht në spitalet shtetërore, menjëherë gjen termin, thonë qytetarët. Por, sipas kirurgëve, një nga problemet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që kanë nisur prej ditësh për pastrimin kolektorit kryesorë të qytetit të Shkodrës në zonën e Perashit. Ai u shpreh se nuk ka dhuratë më të madhe se kjo për banorët e Shkodrës nëpërmjet punës. “Unë mendoj se kjo është më e rëndësishmja për qytetin, është kolektori që në 30 vite nuk është pastruar dhe ka qenë i bllokuar me ndërtime pa leje. Vazhdojmë intensivisht të punojmë dhe po bashkëpunojmë shumë mirë edhe me banorët, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për mirëkuptimin e tyre sepse sigurisht ne jemi…

Lexo më Shumë