Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar presidentin Trump, për siç thotë ai, fitoren në zgjedhjet amerikane, përcjell TV21. Ahmeti thotë se shpreson që përqendrimi amerikan në Ballkan të vazhdojë. “Sytë e gjithë botës janë drejtuar kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u votua për Presidentin e 47 të vendit prijës të botës demokratike. Votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Uroj popullin amerikan dhe Presidentin Tramp për zgjedhjen e tij të sotme dhe ndaj bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë…
Author: Hamdi Kumanova
Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai akuzohet se ka goditur një burrë dhe se është përgjegjës për disa vjedhje në afërsi të San Giovanni-t. 28-vjeçari ka qenë në shoqërinë e bashkatdhetarëve të tjerë kur ka rrahur dhunshëm një burrë. Pas sulmit, i riu i vodhi celularin, çelësat e shtëpisë dhe portofolin. Gjithashtu 28-vjeçarit shqiptar iu gjetën një sasie të madhe hashashi, një peshore precize dhe një shumë parash cash. I arrestuari do të duhet të përgjigjet përpara sistemit të drejtësisë Iblean për krimet e dyshuara ndaj tij.
Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thekson se VMRO-DPMNE-ja vetëm për shkak të inatit nuk e pranon propozimin e tyre për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë. Nga LSDM thonë se zgjidhja e propozuar ligjore e tyre do të sjellë ulje të çmimeve të ushqimeve për mbi 250 kategori të produkteve, që nënkupton kursime për qytetarët deri në 2000 denarë në muaj. “Në të njëjtën kohë, përfitimet për qytetarët nuk do t’i rëndojnë fare kompanitë dhe tregjet nuk do të mund ta luajnë këtë masë. Masa është realiste dhe lehtësisht e arritshme dhe do…
Këshilli gjyqësor sot duhet të zgjedhë gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Gostivar dhe atë të Apelit në Shtip, si dhe kryetarët e Gjykatës së lartë administrative, Gjykatës Themelore në Veles dhe Gjykatës Themelore në Strugë. Në seancën e sotme të 504-të e cila duhet të fillojë në orën 10 në ambientet e Këshillit gjyqësor, Këshilli duhet të vendosë edhe për plotësimet dhe ndryshimet në Komisionin për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kandidatëve pas konkursit për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës dhe plotësimet dhe ndryshimet në Komisionet për inspektim dhe vlerësim të gjykatësve – kandidatëve pas shpalljeve të publikuara. …
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve, i shpreh urimet më të përzemërta Presidentit Donald J. Trump për fitoren e tij në zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu shkruan kryeministri Hristijan Mickoski në urimin drejtuar presidentit në ardhje të Amerikës, Donald Trump. Urimi i plotë i Mickoskit: Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve, i shpreh urimet më të përzemërta Presidentit Donald J. Trump për fitoren e tij në zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo fitore është një konfirmim i besimit të thellë të popullit amerikan në…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka mbajtur mbledhje të Kryesisë Qendrore, transmeton TV21. Në kuadër të kësaj mbledhje ku u diskutua për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, është vendosur që më 24 nëntor të mbahet edhe Kongresi i 30-të i LSDM-së ku do të zgjidhet Kryesia e re Qendrore dhe do të diskutohet për politikat e ardhshme të partisë. Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se do të propozohen edhe ndryshime në Statutin e LSDM-së. “Në përputhje me Kryesinë Qendrore, në Kongresin e 30-të do të propozohen ndryshime të Statutit të LSDM-së në vendosjen edhe të një sekretari organizativ…
Miliarderi Mark Cuban, një bashkëpunëtor i Kamala Harris, uroi republikanin Donald Trump dhe miliarderin Elon Musk për fitoren e tyre. “Ju fituat në mënyrë korrekte. Urime Trump, urime gjithashtu Musk”, ka shkruar ai.
Të dielën më 10 nëntor Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari do të mbajë kongresin e partisë. Një ditë më parë në rrjetet sociale, i pari i ASH-së, njoftoi se ka zhvilluar edhe një takim online me Sekretarët e partisë në diasporë. Ndërkaq, nesër më 6 nëntor në Tetovë Aleanca për Shqiptarët do të mbajë tryezë të rrrumbullakët ku edhe do të shpalosin slloganin e ri “Drejtë m’tmirës”.
Edhe pse ndodhet vetëm disa metra larg pikës për grumbullim pa pagesë të mbeturinave, një pjesë e banorëve të pa ndërgjegjshëm, mbetjet e forta i hedhin mbi urë. “Dhe sikur vetëm hedhja e mbetjeve nuk mjafton, ditëve të fundit, kanë filluar edhe ti ndezin këto mbetje,. Duke krijuar tym e ndotje për kalimtarët”, raporton Alsat. Banorët ankohen se pamja e këtillë mbi urë qëndron me vite. Sado që komuna ti pastrojë, sërish mbushet. “S’është vetëm nga ndërmarrja, vetëm jemi fajtor për këtë fotografi. Ky qytet s’meriton këtë fotografi. Se di nëse ecim para apo kthehemi në shekullin e shkuar”, tha…
Më shumë se 60% e grave janë përballur me dhunë në internet të paktën një herë, ndërsa 1 në 10 gra është viktimë e abuzimit online çdo ditë, theksuan nga UNDP gjatë prezantimit të fushatës “Dhuna në internet lë shenja”. Sipas tyre, ngacmimi seksual në internet, ndjekja dhe shpërndarja publike e përmbajtjes intime pa leje janë format me rritje më të shpejtë të dhunës me bazë gjinore. Siç thanë nga atje, fushata do të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale dhe do t’u drejtohet të rinjve, me vëmendje të veçantë grave dhe vajzave adoleshente pasi siç thonë ata, të gjitha hulumtimet…
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në temën e ditës në lajmet e TV Sitel sot deklaroi se komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të marrin 50 milionë euro shtesë për projekte. Me këtë rast, Izet Mexhiti deklaroi: “Të premten, së bashku me kryeministrin, do të ftojmë të gjithë kryetarët e komunave për 50 milionë euro të reja, të cilat janë nga Ministria e Mjedisit Jetësor përmes një kredie nga Banka Evropiane e Investimeve, të cilat kanë qenë në dispozicion të ministrisë, por kur erdhëm ne, kishte 0 realizim.” Për kujtesë, pas ndërrimit të pushtetit, qeveria e re bëri…

