Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar se deri në orën 07:30 janë evidentuar gjithsej 46 zjarre në ambiente të hapura në vend.
Sipas të dhënave të fundit, shtatë zjarre janë ende aktive, një është nën kontroll, ndërsa pjesa tjetër janë lokalizuar dhe shuar.
Zjarret aktive janë raportuar në zonën “Nad Borovite”, me një degë në drejtim të fshatrave Tatar Elevci dhe Korab dhe një tjetër drejt fshatit Banjishte, në komunën e Dibrës. Flakët janë aktive edhe pranë fshatit Jabolçishtë në komunën e Çashkës dhe pranë fshatit Strima në komunën e Likovës.
Gjithashtu, zjarr është raportuar mbi Liqenin e Bogovinës në Malin e Sharrit, te deponia Krasta në Kumanovë, pranë fshatit Dobroveni në komunën e Novacit, si dhe mes fshatrave Belçishtë dhe Lesani në komunën e Dëbërcës.



