Author: Hamdi Kumanova

Të dielën më 10 nëntor Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari do të mbajë kongresin e partisë. Një ditë më parë në rrjetet sociale, i pari i ASH-së, njoftoi se ka zhvilluar edhe një takim online me Sekretarët e partisë në diasporë. Ndërkaq, nesër më 6 nëntor në Tetovë Aleanca për Shqiptarët do të mbajë tryezë të rrrumbullakët ku edhe do të shpalosin slloganin e ri “Drejtë m’tmirës”.

Lexo më Shumë

Edhe pse ndodhet vetëm disa metra larg pikës për grumbullim pa pagesë të mbeturinave, një pjesë e banorëve të pa ndërgjegjshëm, mbetjet e forta i hedhin mbi urë. “Dhe sikur vetëm hedhja e mbetjeve nuk mjafton, ditëve të fundit, kanë filluar edhe ti ndezin këto mbetje,. Duke krijuar tym e ndotje për kalimtarët”, raporton Alsat. Banorët ankohen se pamja e këtillë mbi urë qëndron me vite. Sado që komuna ti pastrojë, sërish mbushet. “S’është vetëm nga ndërmarrja, vetëm jemi fajtor për këtë fotografi. Ky qytet s’meriton këtë fotografi. Se di nëse ecim para apo kthehemi në shekullin e shkuar”, tha…

Lexo më Shumë

Më shumë se 60% e grave janë përballur me dhunë në internet të paktën një herë, ndërsa 1 në 10 gra është viktimë e abuzimit online çdo ditë, theksuan nga UNDP gjatë prezantimit të fushatës “Dhuna në internet lë shenja”. Sipas tyre, ngacmimi seksual në internet, ndjekja dhe shpërndarja publike e përmbajtjes intime pa leje janë format me rritje më të shpejtë të dhunës me bazë gjinore. Siç thanë nga atje, fushata do të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale dhe do t’u drejtohet të rinjve, me vëmendje të veçantë grave dhe vajzave adoleshente pasi siç thonë ata, të gjitha hulumtimet…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në temën e ditës në lajmet e TV Sitel sot deklaroi se komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të marrin 50 milionë euro shtesë për projekte. Me këtë rast, Izet Mexhiti deklaroi: “Të premten, së bashku me kryeministrin, do të ftojmë të gjithë kryetarët e komunave për 50 milionë euro të reja, të cilat janë nga Ministria e Mjedisit Jetësor përmes një kredie nga Banka Evropiane e Investimeve, të cilat kanë qenë në dispozicion të ministrisë, por kur erdhëm ne, kishte 0 realizim.” Për kujtesë, pas ndërrimit të pushtetit, qeveria e re bëri…

Lexo më Shumë

“Kapacitetet e institucioneve kryesore, autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë duhet të rriten më tej përmes trajnimeve të vazhdueshme. Konkurrenca në prokurimin publik dhe përdorimi i kritereve të tenderit ekonomikisht më të favorshëm (TKF) duhet të rritet. Autoritetet kombëtare duhet të zbatojnë masa më efektive kundër korrupsionit në ciklin e prokurimit”, thuhet në raport. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar vetëm pjesërisht dhe për këtë arsye mbeten të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, Maqedonia e Veriut duhet në veçanti: Të miratojë ligj për partneritetin publik-privat (PPP) dhe Ligj për koncesionet, për të harmonizuar më tej kuadrin ligjor në…

Lexo më Shumë

Kamala Harris ka fituar shtetin e saj në Kaliforni, si dhe shtetin e Uashingtonit, ndërsa Donald Trump ka fituar Ajdahon, raporton Associated Press. Të dyja shtetet i japin Harris 66 vota elektorale të kombinuara, ndërsa Idaho i jep Trumpit katër vota elektorale. Deri në orën 05:11, Trump kryeson me 216 vota elektorale, ndërsa Harris 193.

Lexo më Shumë

Ish deputeti i PD, Fatbardh Kadilli e cilëson propagandë deklaratën e Sali Berishës se me fitoren e Donald Trump, DASH do i heqë “non grata”. Në maratonën e zgjedhjeve në ABC News, Kadilli u shpreh se Berisha gënjen militantët. “Në raport me Shqipërinë, kemi një lidhje disi naive, për mua është fatkeqe, sidomos me militantët e Partisë Demokratike. Është propagandë, nuk ka keqkuptim nga Berisha. Mendoj që Rama është i lumtur me Trump. Ka tipare unike që i ndajnë të dy njëlloj. Për zhvillimet e brendshme nuk do të ketë impakt të shpejtë. Unë mendoj që pavarësisht se kush…

Lexo më Shumë

CBS News projekton se republikani Tim Sheehy triumfon ndaj senatorit demokrat në Montana, Jon Tester, duke i dhënë Partisë Republikane një vend të dytë në Senat gjatë natës së zgjedhjeve. Përpara kësaj fitoreje, Jim Justice fitoi gjithashtu garën për Senatin e Virxhinias Perëndimore. Demokratët janë ende të angazhuar për të mbrojtur disa vende të tjera në Senat, të cilat mund të kenë një ndikim të madh në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Kjo do të thotë një mundësi për Republikanët që të fitojnë kontrollin e Senatit.

Lexo më Shumë

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump po vazhdon ta shtojë avantazhin kundrejt rivales demokrate, Kamala Harrris. Përditësimi i fundit tregon se Trump ka 210 vota elektorale, ndërsa Kamala Harris 112 sosh. Nevojiten 270 vota elektorale për t’i fituar zgjedhjet. Ndërkaq, betejat për shtetet swing, po vazhdon – ku diferenca nuk është shumë e madhe në këto shtete mes Trump dhe Harris. /Gazeta Express

Lexo më Shumë

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u rizgjodh për një mandat të pestë në Dhomën e Përfaqësuesve. Mike Johnson u bë kryetar pak më shumë se një vit më parë pasi tetë republikanë u bashkuan me demokratët për largimin e Kevin McCarthy-it nga kjo detyrë. Ai trashëgoi shumë nga të njëjtat probleme me të cilat u përball pararendësi i tij kur bëhet fjalë për unifikimin e ligjvënësve. Atij iu desh të mbështetej në votat e demokratëve për ta mbajtur të hapur qeverinë federale dhe pati nevojë për ndihmën e tyre për të parandaluar atë lloj rebelimi që rrëzoi…

Lexo më Shumë

Numri dy i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në një intervistë për Alsat komentoi arrestimin e ish presidentit shqiptar Ilir Meta. Nikollovski tha se nuk dëshiron të komentojë apo të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, por një shtet demokratik dhe Evropian nuk vepron në atë mënyrë me një ish zyrtar të lartë të shtetit. “Nikollovski më 18 gusht publikuat një fotografi bashkë me kryeministrin në Ohër, me Ilir Metën për të cilin thoni se është mik i madh i Maqedonisë, mik personal, dhe mik i VMRO DPMNE-së. Më intereson një mendim për…

Lexo më Shumë