Author: Hamdi Kumanova

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se ka privuar nga liria një 41 vjeçar nga Gostivari i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij për dhunë ndaj anëtarëve të tjerë të familjes. “Më datë 18.09.2024 në ora 15:00, në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Sh.B(41) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga babai i tij 65-vjeçar se rreth orës 12:45, ka sulmuar fizikisht nënën e tij, është sjellë në mënyrë agresive ndaj familjarëve, i ka kërcënuar duke kërkuar para, i ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe i ka…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Zakonisht në kampanja zgjedhore, në vendet e posaçme për reklama kemi mundësi me lexu nëntekstin e porosive politike me titull:” Shes mjegull”. Fonti i shkronjave dallon, porositësi nuk është i njëjtë, por përmbajtja është petulla fejese! A do të mund t`i paramendonim fejesat pa petullat e nxehta?! Lexova në një kontratë e përkthyer prej gjuhës angeleze e cila tingëllonte çuditshëm por saktë: shes mjegull! Ajo që është e cuditshme ka të bëjë me cmimin, masën dhe sasinë e mjegullës?! Në secilin skaj të kafiterive dëgjojmë rrëfime të ndryshme jetësore nga njerëz që janë të prirur për të shitur…

Lexo më Shumë

Vendimin e kushtetueses për ngrirje të balancuesit, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës e cilëson si një goditje për një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit (MO), përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga atje thonë se pas shfuqizimit të balancuesit, nuk do të ketë më punësime për shqiptarët. “Prej sot e tutje, nuk do të ketë më vende të garantuara për punësim dhe emërime në pozicione udhëheqëse të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumicë. Kujtojmë Qeverinë aktuale monoetnike, ku tanimë nuk dallojnë as partnerët servil të cilët u bënë në një zë me Mickoskin dhe Stoilkoviçin, se po…

Lexo më Shumë

Një pensionist 78-vjeçar nga Obleshev e Kocanit, ka ndërruar jetë një javë pasi u shtrua në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, pas infektimit nga virusi i Nilit Perëndimor. Ky është rasti i parë vdekjeprurës nga kjo sëmundje në vend, dhe i katërti i regjistruar. Sipas informacionit nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), simptomat e para te pacienti filluan më 9 shtator, me humbje apetite, dobësi dhe temperaturë të ngritur deri në 39°C. “Për shkak të shqetësimit, agresivitetit, afazisë dhe humbjes së vetëdijes, pacienti më 10 shtator u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkupit, ku iu nënshtruan procedurave…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës kushtetuese për pezullimin e ligjit të balanserit i ligj ky që regullonte formën e punësimit në institucionet e vendit. Këtë vendim të gjykatës Ahmeti e quan si asgjë tjetër, veçse provë për institucionalizimin e majorizimit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24 “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për pezullim të punësimeve në bazë etnike, nuk është asgjë tjetër, veçse provë për institucionalizimin e majorizimit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut! Një e arritur me shumë mund e sakrificë, nuk mund…

Lexo më Shumë

Komunikimet e zhvilluara në aplikacionin “SKY”, të mbëritura në Shqipëri nga Franca dhe Belgjika, kanë regjistruar një dosje penale në prokurori të posaçme që bën fjalë për ngjarjen e 4 Tetorit 2018, ngjarje kjo e ndodhur në qëndër të ish-bllokut në Tiranë. Si pasojë e përplasjes së dy grupeve kriminale të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, në këtë ngjarje mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën rëndë biznesmeni i lojrave të fatit Ervis Martinaj dhe miku i tij, Eljo Hato. I vetmi që bëri 7 muaj burg për këtë ngjarje, ishte i plagosuri Ervis Martinaj. Ndërsa bodigardi i Ervin…

Lexo më Shumë

Policia kroate të martën gjeti trupin e një shtetaseje të huaj pranë fshatit Medvigje, e cila ishte raportuar si e humbur nga burri i saj. Trupi u kontrollua nga një ekspert mjeko-ligjor, i cili nuk konstatoi shenja dhune, ndërsa është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes, raportoi Telegraf.rs. Është konfirmuar se bëhet fjalë për një shtetase polake (69) e cila ishte raportuar si e humbur më 14 Shtator. Pas marrjes në pyetje, policia arrestoi bashkëshortin e saj 70-vjeçar, gjithashtu shtetas polak, nën dyshimin se më 13 Shtator në orët e para të mëngjesit e kishte…

Lexo më Shumë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sot me shumicë mbështeti rezolutën jodetyruese palestineze që kërkon që Izraeli t’i japë fund “prezencës së paligjshme” në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, në afat prej një viti. Për rezolutën votuan 124 nga 193 anëtarë të organizatës botërore, 14 ishin kundër, 43 abstenuan. Në rezolutë gjithashtu bëhet thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave izraelite dhe evakuimin e kolonëve hebrenj nga territoret e pushtuara palestineze “pa vonesë”. Ambasadori i Izraelit në OKB, Dany Danon, e quajti rezolutën “përpjekje për të shkatërruar Izraelin përmes terrorizmit diplomatik”, duke shtuar se “kurrë nuk përmenden krimet e Hamasit…

Lexo më Shumë

Deri në fund të shtatorit opinioni mund të marrë pjesë me sugjerime lidhur me pesë propozim-ligjet nga sfera e arsimit të cilët janë publikuar në sistemin qeveritar ENER (Regjistri i Vetëm Kombëtar i Rregulloreve). Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën thirrje që publiku të përfshihet që të krijohen zgjidhjet më cilësore me të cilat, siç bën të ditur “do t`i avancojnë shërbimet arsimore dhe do të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor”. “Bëhet fjalë për Propozim-ligje krejtësisht të reja për arsimin e mesëm; për arsimin profesional dhe trajnim dhe për arsimin e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko paralajmëroi se një sulm ndaj vendit të tij do të shkaktonte një luftë të tretë botërore. “Dua të paralajmëroj kundërshtarët tanë, rivalët tanë dhe ata që nuk e kuptojnë ende: Mos e bëni këtë. Një sulm ndaj Bjellorusisë është lufta e tretë botërore,” tha Lukashenko, duke folur në një forum në kryeqytetin Minsk. “Unë kam thënë tashmë se paqësia bjelloruse nuk duhet të ngatërrohet me dobësi. Kur e them këtë, ju nuk mendoni se po bëj bllof apo ekzagjerim. Jo, nuk është. Në këtë drejtim, ne kemi diçka për t’u përgjigjur si kurrë më parë.…

Lexo më Shumë

Është arrestuar një grua në Gjakovë, pasi dyshohet se e njëjta ka rrahur nipat e saj. Në raportin e Policisë bëhet e ditur se njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor. “Gjakovë 18.09.2024-12:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta i kishte sulmuar fizikisht nipat e saj. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregull”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

Lexo më Shumë

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof tha se Shtetet e Bashkuara duan të thellojnë bashkëpunimin me Serbinë dhe se Uashingtoni dëshiron të shohë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Kasanof, i cili ka qenë në detyrë që nga mesi i korrikut, kur e zëvendësoi Gabriel Escobarin, foli në një panel të Iniciativës “Pupin” të mbajtur në Uashington. “Qytetarët e Serbisë janë skeptikë për shkak të qasjes së mëparshme të SHBA-ve. Ne duam të thellojmë bashkëpunimin me Serbinë, në Ballkanin Perëndimor dhe në zonën euroatlantike. Në Ballkanin Perëndimor ka aleanca që…

Lexo më Shumë