Author: Hamdi Kumanova

Një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese në fshatin Dragoç, Postribë, njoftoi Policia e Shkodrës. Në banesë prej vitesh nuk banon njeri, ndërsa ajo është në pronësi të shtetsit Lulëzim Hasaj 49 vjeç, raporton për Balkanweb, gazetari Senad Nikshiqi. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet…

Lexo më Shumë

Një zyrë, kompjuter, qasje në regjistrin civil zyrtar dhe rreth katër vjet kohë. Këto kushte besohet se iu deshën një zyrtari komunal të Mamushës të quajtur Murat Shala (Mürat Şala), për t’iu dhënë shtetësi të Kosovës 124 personave, jashtëligjshëm, sipas aktakuzës së ngritur ndaj tij më 9 shtator. Mamusha është një ndër komunat më të vogla të Kosovës, me rreth 5.600 banorë, në shumicë të komunitetit turk. Tashmë, ish-zyrtari i gjendjes civile në këtë komunë, Murat Shala, po akuzohet nga Prokuroria e Prizrenit për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Aktakuza që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, thotë se…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri këmbëngul se vendosja e tabelës në Bllacë, pa mbishkrim në gjuhën shqipe është vepër e qeverisjes së kaluar dhe ish drejtuesve të Ndërmarrjes Publike, “Rrugët shtetërore” dhe ndërmarrjeve tjera të përfshira. Në një intervistë për televizionin Alsat, ajo tha se tabelat ishin porositur paraprakisht, ndërsa publikoi edhe dokumente sipas të cilave, siç thotë ajo del në pah se të gjitha porositë janë bërë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Zekolli u zotua se çështja do të zgjidhet dhe tabelat e reja do të kenë mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe. Ajo foli edhe për abuzimet…

Lexo më Shumë

“Një pjesë e madhe e deficitit të kuadrit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet me specializantët privatë prej të cilëve në thirrjen e fundit kanë arritur rreth 480 aplikime, ndërsa do të veprohet sipas interesit të spitaleve. Shpresoj se në 300 mjekët e parë, një pjesë e tyre, ndoshta më shumë se 10, do t’i angazhojmë në Shtip”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai sot e vizitoi Spitalin Klinik në Shtip dhe paralajmëroi se aty specializantët e parë mund të priten deri në fund të vitit. Interesim kanë shprehur rreth 30 mjekë. “Biseduam edhe me drejtorin, edhe ta ai…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Aleksandar Nikollovski duke duke komentuar mungesën e flamurit të Maqedonisë në fotografinë e përbashkët të Radevit dhe Siljanovska-Davkovës, tha se nikoqiri nuk është i civilizuar dhe se më të mjerë janë siç tha ai shërbëtorët në vend, shkruan Alsat. “Me sa duket nikoqiri nuk është i civilizuar dhe jo i denjë. Për këtë lirisht le të dërgojnë notë proteste. Më të mjerë se ata janë vetëm shërbëtorët tanë në shtëpi, të cilët nënshkruan se populli maqedonas dhe bullgar kanë një histori të përbashkët, gjë që nuk kanë, të njëjtët që nënshkruan se gjuha maqedonase është një formë dialektore e…

Lexo më Shumë

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, Blerim Bexhetin deputet i “Fronti Evropian” dhe ish-kryetar i komunes së Sarajit, se ka larguar nga puna 28 mësimdhënës, nga shkollat e Sarajit. Statusin e plotë të deputetes Saranda Imeri mund ta lexoni më poshtë. Gajret Blerim! A u lodhe? Me Balancer a pa Balancer Rreth 28 mësuesve të shkollave fillore që gravitojnë në komunën e Sarajit, u janë ndërprerë kontratat e punës dhe i kanë larguar pa asnjë sqarim konkret. Mes tyre janë e dy arsimtarë të shkollës fillore “Bedri Tahiri” të fshatit Sfillare,Ibe Palikuqa-Bojanë,gjithashtu vendim për largim nga puna ka marrë edhe…

Lexo më Shumë

-Nuk ka ndërhyrje politike dhe partiake, tha rektori i UNT-së, Izet Zeqiri në Daily Click në TV21. Akademiku Zeqiri tha se për interesat e Universitetit është i gatshëm të bashkëpunojë me secilin. “Aspak nuk ka përzierje të politikës në Universitetin “Nënë Tereza”. Ju e dini se unë jam A-politik. Deri më 2013 kam qenë në parti, kam dhënë dorëheqje nga Parlamenti dhe nuk jam njeri i partisë, nuk kam angazhim orientues as politik, as partiak. Unë për interesin e Universitetit “Nënë Tereza” bashkëpunoj me çdokënd, bashkëpunoj me çdo opsion partiak dhe politik, për ta ngritur institucionin”, pohoi Zeqiri.

Lexo më Shumë

Shpërdorime me paga dhe shtesa në objektet shëndetësore janë konstatuar vite më parë, por askush nuk ka reaguar. Dhe tani me kontrollet e jashtëzakonshme i kemi përcaktuar situata të tilla. Kështu tha dje në TV Sitel, drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, i cili tha se muajt e parë pasi është në krye të këtij institucioni i kalon në takime me menaxhmentin e institucioneve shëndetësore, por edhe me të gjithë palët e interesuara në sektorin e shëndetësisë, si dhe se është krijuar një situatë e borxheve të mëdha dhe keqpërdorimeve, transmeton Portalb.mk. “Një drejtor ka shfrytëzuar shpenzime të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njofton se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën Infektive në Shkup do të merret nga Ministria e Mbrojtjes apo do të transferohet në Burgun e Idrizovës, raporton MIA, transmeton Portalb.mk. Sot në pyetjet e gazetarëve, Taravari ka treguar se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga Ministria e Mbrojtjes, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës. “Sa i përket spitalit modular të Klinikës Infektive, tashmë ka vendim të qeverisë me të cilin Ministria e Mbrojtjes duhet ta marrë atë spital. Ekziston një ide tjetër sepse në burgun…

Lexo më Shumë

MPB njoftoi se me datë 18.09.2024 në orën 22:25, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, u raportua një aksident trafiku në rrugën rajonale të fshatit Sllupçan dhe Pikës Kufitare të Bellanocës. Në aksident ishin të përfshira një motoçikletë “Honda” pa targa regjistrimi, e drejtuar nga R.A. (20) nga fshati Sllupçan, një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.M. (46) nga fshati Likovë, dhe një automjet “Skoda” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.R. (40) nga fshati Sllupçan. Motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje (18.09.2024) në ora 14:40 në DPB Gostivar, një 31-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 760 euro. Sipas raportimit, rreth orës 09:00 personi ka telefonuar përmes një rrjeti social dhe është prezantuar si R.M. nga Republika e Serbisë, i cili punonte në një organizatë humanitare. “Sipas raportit, personi ka parë apelin për ndihmë për trajtimin e tij jashtë vendit dhe ka dashur të ndihmojë duke dhuruar një shumë më të madhe, por fillimisht është dashur të bëjë pagesën prej 760 euro sepse kështu ka qenë procedura”. “Gjithashtu, sipas…

Lexo më Shumë

Nesër në ora 10:00 në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi. I dyshuari i parë, Ljupço Palevski-Pallço, nesër për herë të parë pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, pasi njëzet ditë më parë, në seancën e parë, në mungesë të tij, gjyqtari Ivica Stefanovski vetëm mori vendim për bashkimin e procedurës për të dhe katër bashkëkryesit e tjerë të veprës. Përveç Palevskit i cili është i dyshuari kryesor, si bashkëkryerës të veprës penale dyshohen edhe Vllatko Keshishov nga Shtipi, Velibor Manev dhe…

Lexo më Shumë