Author: Hamdi Kumanova

MPB ka njoftuar se me datë19.09.2024, në orën 21:55, në territorin e komunës Aerodrom, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup e arrestuan B.P. (30) nga Ilinden, Shkup. Ai dyshohet se rreth orës 21:30, në një farmaci në lagjen “Lisoçe e Re”, nën kërcënimin e një pistolete ndaj punonjësve, kishte marrë para nga qarkullimi ditor. Pistoleta u gjet dhe u konfiskua, ndërsa paratë u rikthyen pronarit. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse.

Lexo më Shumë

Një burrë është arrestuar të enjten në Gjilan për shkak të martesës me një vajzë të mitur. Vajza 16-vjeçare ishte martuar me dëshirë me burrin e moshës së rritur, tha Policia. Megjithatë, i dyshuari është arrestuar për “bashkëjetesë me persona nën moshën 16-vjeç”. “Raportohet se viktima femër kosovare (16 vjeç) ishte martuar me dëshirë me të dyshuarin mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, tha Policia.

Lexo më Shumë

Një person (i mitur) është arrestuar pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në rrugën “Peja”, në Fushë Kosovë. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo më Shumë

BDI në një kumtesë për media ka reaguar sërish rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngrirë mekanizmin për barazi në punësime “balancuesit”. Nga BDI thonë se “VLEN po i mbyllë sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë”. “Vlerësojmë se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës sonë dhe rrezikon themelet e shoqërisë sonë shumetnike të ndërtuar me shumë vështirësi. Ky vendim cënon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, respektivisht s’ka më punësime për shqiptarët”. “Andaj, BDI apelon për rishqyrtim urgjent të këtij vendimi, me…

Lexo më Shumë

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka pyetur ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe deputetin aktual të “Frontit Evropian”, Sali Murat, a kishte instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur nismën në sirtar që e njëjta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?! Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e deputetes Saranda Imeri. Nga Fronti Europian pritet që, për kaosin që shkaktoi Gjykata Kushtetuese me vendimin për balancuesin të flasë deputeti i Frontit dhe ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murat. Koalicioni VLEN pyet publikisht: – A ishte…

Lexo më Shumë

Është iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit Pajazit Pajaziti nga Gjykata Themelore Penale Shkup, i cili i shqiptoi, pastaj ia zavendësoi burgun efektiv me arrest shtëpiak ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, pas së cilës ai u arratis nga shteti, raporton TV Telma. Sipas burimeve të televizionit, kërkesë për inicimin e procedurës për kryerjen joprofesionale dhe të pakujdesshme të funksionit gjyqësor të Pajazitit ka bërë edhe anëtari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, ndonëse për momentin nuk ka konfirmim zyrtar nga Këshilli për shkak të fshehtësisë të procedurës. Gjyqtari dhe anëtari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski,…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde” dhe “Organizim i skemave piramidale”. Lidhur me këtë, ka dhënë detaje të reja Policia e Kosovës se si është realizuar operacioni. Në raportin 24-orësh, është bërë e ditur se të katër të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar presion ndaj një viktime me qëllim të marrjes së interesit, duke i shkaktuar dëme materiale. “Si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, katër të dyshuarit pas intervistimit me…

Lexo më Shumë

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale. Mësohet se intervistimi i saj ka nis nga ora 09:30. Siç raportohet ajo do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë. Për detaje do të njoftoheni në vijim.

Lexo më Shumë

ESM është prodhues shtetëror i energjisë elektrike dhe një nga kompanitë me numrin më të madh të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut. Vitin e kaluar kjo kompani ka paguar 56.56 milionë euro për paga të gati 4500 punëtorëve, ndërsa nga shitja e energjisë elektrike ka fituar 288 milionë euro, përcjell portali Faktor. Kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike ESM (e njohur më parë si ELEM) ka paguar gjithsej 56.56 milionë euro vitin e kaluar për paga, sipas të dhënave zyrtare nga raporti i tyre financiar vjetor i përgatitur nga një auditim i pavarur. Vitin e kaluar, ESM punësoi…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, pjesë e koalicionit qeverisës “VLEN”, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin”, në një intervistë për TV 21 thotë se ky mekanizëm është zhvlerësuar, ndërsa koha e tij ka mbaruar, transmeton Portalb.mk. Në lidhje me akuzat e partive opozitare nga blloku shqiptar, se heqja e “balancuesit” do të cenojë të drejtat e minoriteteve, Mexhiti thotë se shqiptarët nuk humbasin asgjë me heqjen e këtij mekanizmi. Ai shton se gjatë formimit të qeverisë së re, marrëveshja politike mes “VLENIT” dhe partnerëve nga VMRO-DPMNE ka qenë që “balancuesi” të avancohet në ligj për…

Lexo më Shumë

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në rrugën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkaqe natyrore. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.09.2024, në rrugën “Kodra e Diellit”, në afërsi të nënkalimit ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. B., 62 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një status në Facebook ka shkruar se tani më nuk është çështje pozitë apo opozitë, por siç thotë është përgjegjësi kolektive. Tutje, Osmani potencon se askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike, ose siç thotë Osmani, për të minuar gjithçka që është ndërtuar. “Jo në emrin tim” Në kohë si këto, kur historia po shkruhet çdo ditë, secili prej nesh, pavarësisht pozitës apo përkatësisë politike dhe partiake, ka një përgjegjësi të madhe si qytetar. Askush, nuk mund të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje…

Lexo më Shumë