Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se zyrtarët policorë kanë gjetur 12 alpinistët të cilët paraprakisht ishin raportuar si të humbur, gjegjësisht se kishin humbur çdo kontakt. “Më datë 03.11.2024 në ora 22:10 mbi fshatin Përshevc të Tetovës, pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit të organizuar, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur 12 alpinist nga fshati Bogovinë, fshati Lisec, fshati Rakovec, fshati Përshevc dhe Tetova në gjendje të mirë shëndetësore, për të cilët në orën 21:30 personi A.R. nga Bogovina e Tetovës ka raportuar se nuk ka mundur të kontaktojë me ta. Gjegjësisht, gjatë ditës ata kanë…
Author: Hamdi Kumanova
Humbjet totale luftarake të forcave ruse në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 deri më 4 nëntor 2024 arrijnë në afërsisht 700.390 personel, përfshirë 1.300 vetëm gjatë ditës së kaluar. Kjo është raportuar në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas Ukrinform. Për më tepër, siç thuhet aty, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë shkatërruar 9,193 (+11) tanke ruse, 18,538 (+15) automjete luftarake të blinduara, si dhe 20,121 (+35) sisteme artilerie. Gjithashtu, raportohet se deri më tani janë shkatërruar 369 (+0) aeroplanë, 329 (+0) helikopterë, 18,280 (+93) drone operative-taktike, 2,629 (+0) raketa, 28 (+0) luftanije/varka, 1…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë të thata. Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
LSDM në një kumtesë për media thotë se Qeveria e Hristijan Mickoskit u tregua e paaftë për të zgjidhur rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe i zhgënjeu plotësisht qytetarët. Nga LSDM thonë se masa për ngrirjen e marzheve duhej të ishte shpëtimi nga çmimet e larta, por doli të ishte një dështim i madh. “Çmimet në tregje nuk u ulën, në pjesën më të madhe çmimet mbetën të njëjta. Për 57 denarë simbolik, shporta e konsumit për qytetarët u zvogëlua për një muaj, aq sa “kursyen” qytetarët për një muaj. Rritja e çmimeve është një barrë e madhe…
Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Burim Meta, thotë se Ligji për Sigurime Shëndetësore është në proces të ardhjes në Kuvend. “Ligji është në proces të ardhjes në Kuvend për miratim, në Komision e kemi votuar për me ardh në seancë”, u shpreh Meta. Më 28 gusht të 2024-tes, Qeveria e Kosovës pati miratuar Projektligjin për Sigurimin e detyrueshëm Shëndetësor, i cili duhej të dërgohet në Kuvend për aprovim.Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga miratimi, ky projektligj ende nuk është dërguar në Kuvendin e Kosovës. Për herë të parë një Ligj për sigurime shëndetësore ishte miratuar në vitin 2007,…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndrimin në Vjenë të Austrisë, e filloi me një takim dhe bashkëbisedim me bashkatdhetarët tanë dhe miq të Kosovës nën organizimin e Ambasadës së Kosovës në Austri. Së bashku me kryeministrin Kurti ishte edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz. Ai theksoi që Austria është një vend partner, aleate e mike e Republikës sonë e cila ka kontribuar edhe historikisht edhe aktualisht, edhe sa i përket mbrojtjes e sigurisë sonë, por edhe sa i përket ekonomisë e kulturës, për çka shteti dhe populli i Kosovës janë gjithmonë mirënjohës.…
Në videon e publikuar në kanalin YouTube të Botës së Lirë, anëtarët e partisë Epoka e Tretë Maqedonase – sovranistët para flamurit me Diellin nga Kutleshi, flasin me entuziazëm për BRICS. Duke vepruar kështu, ata përdorin narrativa të njohura që mbështesin propagandën e Kremlinit, por edhe përhapin dezinformata për të lavdëruar Rusinë dhe Putinin, shkruan Vërtetmatësi. Nga data 22 deri më 24 tetor, në Kazan, kryeqyteti i Tatarstanit, Rusi, u mbajt Samiti i BRICS (BRICS – Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut), për të cilin raportuan edhe mediat maqedonase. “Vërtetmatësi” ka analizuar tashmë vëmendjen e madhe, pothuajse euforike që disa nga…
Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e Europës. Në rast se do të rizgjidhet, ai do ta dobësonte BE-në e me të edhe NATO-n. Kush mund të ndërmjetësojë midis Trumpit dhe Europës? Nëse Donald Trump do të fitojë zgjedhjet më 5 nëntor, kursi i tij i konfrontimit me partnerët europianë mund ta trazojë strukturën politike dhe atë të politikës së sigurisë në BE dhe në NATO. Kush mund të ndërmjetësojë në një rast të tillë? Në BE po lakohen emrat e disa politikanëve si partnerë bisedimesh për Trumpin nëse ai do të jetë presidenti i…
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Presidenti i 42-të i vendit, Bill Clinton beson se Kamala Harris do të fitojë dhe se ekonomia do të “shpërthejë” gjatë viteve të ardhshme, falë vendimeve që Joe Biden ka marrë, të cilat, sipas tij, njerëzit do të fillojnë t’i ndiejnë pas një vonese të pashmangshme. Ai e quan Harris ‘çelësin’ e zgjidhjeve të problemeve, duke theksuar se plani i saj për të luftuar abuzimin e çmimeve mund të ulë kostot e ushqimeve, si dhe se propozimi i saj për ndihmën e qeverisë federale në ndërtimin e shtëpive është një ide që ai nuk e…
Pothuajse një e treta e kompanive të industrisë gjermane po planifikojnë të zhvendosin vendet e punës jashtë vendit. Mungesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe shumë burokraci: Sipas një studimi të qendrës së konsulencës, EY, pothuajse çdo e treta kompani industriale po planifikon të zhvendosë vendet e punës jashtë vendit për shkak të kushteve të pafavorshme të vendndodhjes në Gjermani. Siç zbuloi një sondazh i menaxherëve të lartë nga 115 kompani industriale gjermane të porositur nga firma konsulente EY, 45 përqind e kompanive duan të hapin lokacione të reja jashtë vendit – vetëm 13 përqind po planifikojnë degë të…
Presidentja pro-evropiane e Moldavisë, Maia Sandu, ka dalë në epërsi në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në garën kundër Alexandr Stoianoglo, figurë e përshkruar si e afërt me Moskën. Megjithatë, votat nga diaspora pritet të jenë vendimtare për të shpallur emrin e fituesit. Pas numërimit të 92 për qind të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka thënë se Sandu ka fituar 50.02 për qind të votave, ndërsa Stoianoglo 49.98 për qind. Kjo nënkupton se Sandu udhëheq me rreth 700 vota. Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 21:00, sipas kohës lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se mbi…
Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojnë se vetëm 52 % e tyre (310 mijë) kishin lindur në Tiranë dhe gati gjysma e banorëve janë nga qarqet e tjera. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, dibranët janë komuniteti më i madh pas tiranasve në Kryeqytet, pasi 6.5 % e popullsisë në kryeqytet kishin vendlindjen Dibër, të ndjekur nga Korçarët që janë komuniteti i tretë më i madh, pasi 6 % e popullsie së Kryeqytetit kishin vendlindje Korçë. Më pas shumicë e madhe në Tiranë janë të lindurit në…

