Author: Hamdi Kumanova

Tabelat që u vendosën mbrëmë në kufirin me Kosovën, në Bllacë, në të cilat nuk figuronte gjuha shqipe, sot nuk janë më aty. Të njëjtat gjatë natës janë larguar. Tani në hyrje të kufirit qëndron tabela e vjetër Republika e Maqedonisë së Veriut,e shkruar në gjuhën maqedonase,shqipe dhe në ate angleze. Gjatë ditës pritet të jepen informata se kush e ka vendosur tabelën e re dhe se kush e ka larguar të njëjtën gjatë natës.

Lexo më Shumë

Komuna e Negotinës ka ndarë nga 3.000 denarë për 179 nxënës të klasës së parë, njoftoi sot Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun në pushtetin lokal të Negotinës. “Në llogaritë e prindërve të 179 nxënësve të klasës së parë nga dy shkollat ​​fillore të qytetit dhe ato rajonale, në fillim të vitit shkollor nga buxheti i Komunës së Negotinës është paguar ndihmë e njëhershme prej 3.000 denarë. Për këtë qëllim nga buxheti i komunës janë ndarë mjete në vlerë prej 537.000 denarë”, njofton zyra për media e Komunës. Nga 3.000 denarë janë paguar për 101 nxënës të klasës së parë nga…

Lexo më Shumë

Për këtë stadium në Veles janë shpenzuar rreth 400 mije euro, ndërsa të rinjtë të cilët u deshtë ta shfrytëzojnë për sport, këtë stadium dhe barin i cili e ka mbuluar fushën mund ta shohin vetëm nga kjo pjese këtu. Stadiumi nga jashtë ishte i rrethuar me mbrojtëse që as mos të duken bari i egër dhe ferrat. Ndërsa një sportist i ri që bënte vrap aty pranë thotë se ky stadium në këtë gjendje është për shume së pesë vite. “Ky nuk shfrytëzohet për ndeshje sportive. Ndoshta ka katër apo pesë vite që është kështu, ndoshta edhe më shumë.…

Lexo më Shumë

Vizitën e djeshme të delegacionit maqedonas në Bullgari në krye me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, opozita e quan dështim diplomatik, poshtërues dhe turp të paparë në skenën politike. Bogdanka Kuzeska nga LSDM thekson se presidentja e shoqëruar nga ministrat, në Bullgari janë pritur si përfaqësues të ndonjë prej klubeve lokale bullgare ose institucione komunale, dhe jo si përfaqësues të lartë ndërkombëtar të një shteti anëtar i NATO-s dhe partner i rëndësishëm. “Gordana krenare është pajtuar që të takohet pa u shfaqur flamuri maqedonas, zgjodhi të dërgojë kumtesë në opinion pa e shfrytëzuar emrin kushtetues të shtetit, është pajtuar të takohet…

Lexo më Shumë

Çdonjëri i cili ka bërë krim do të përfundojë para organeve të drejtësisë. Ka shumë dëshmi për krim te politikanë të pozicionuar lartë të deridjeshëm, në të cilat po punohet, ndërsa opinioni do të informohet për të gjitha kur këto raste do të vijnë në fazën e procedimit, porositi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Në emisionin e mbrëmshëm “Triling” në pyetjen se a ka filluar lufta kundër krimit dhe korrupsionit të lartë, të cilët po e gërryejnë shtetin, potencoi se lufta tani më ka filluar fuqishëm me ardhjen e udhëheqësisë së re në MPB, që nga Qeveria…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Arben Fetai ka reaguar pas konfencës së sotme për media të mbajtur nga koalicioni VLEN, në të cilën u tha se, “BDI ka përdorur fondet e buxhetit publik si sirtar privat për të ushtruar ndikim politik”. “Për vete tenderat milionëshe, për aktivistët kontrata me afat të caktuar dhe me rroga mizerie për t’i mbajtur në varfëri dhe në varësi, të shantuezhëm e të përdorueshëm për çdo palë zgjedhje. Me një anë, allësh veresh me Serbinë e me Rusinë, provim të fatit në bunarin e dëshirave të Vuçiçit, pasaporta për oligarkët rus e çka jo; nën anën tjetër përrala me…

Lexo më Shumë

Në koordinim me prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokurorin publik themelor i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka marrë vendim për formimin e departamentit special për krime të rënda dhe komplekse, i cili do të veprojë me lëndët për vepra penale për të cilat është paraparë dënim me burgim të përjetshëm me numër më të madh të të akuzuarve dhe vëllim të dëshmive, hetime financiare, çështje komplekse dhe raste me interes të jashtëzakonshëm publik. Me Departamenti, siç informojnë nga Prokuroria, do të udhëheqë prokurori publik Vladimir Millosheski, së bashku me shtatë prokurorë publikë me përvojë nga Prokuroria e…

Lexo më Shumë

Viti i ri shkollor ka filluar me problemin e vjetër për nxënësit e Tetovës, mungesën e librave. Vetëm në shkollat fillore mungojnë mbi 21 mijë libra, ndërsa nëpër shkollat e mesme nuk ka shifër konkrete. Pavarësisht premtimeve të shumta, dy javë pas fillimit të vitit shkollor nxënësve në Tetovë ende ju mungojnë shumë libra. “21,425 libra mungojnë në shkollat fillore nga mbi 40 mijë që mungonin vitin e kaluar. Për shkollat e mesme janë duke u përpunuar te sektori”, thanë nga Sektori për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se informatat se mungojnë…

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Klinë pasi ka rrahur nënën dhe motrën e tij. Të dyja kanë pranuar tretman mjekësor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe motrën e tij. Viktimat kane pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes një statusi në Facebook shkruan se zyrtarë të lartë të OBRM-PDUKM-së i gjen shpesh në selinë e BDI-së. Spasovski shton se të dyja partitë po luajnë rolin e faktorizimit dhe defaktorizimit për shumë çështje, mirëpo sipas tij kjo situatë dhe këto takime nuk po sjellin rezultat. Reagimi i plotë: Çdo të dytën ditë një përfaqësues i lartë i OBRM-PDUKM-së është në selinë e BDI-së. Në njërën anë gjasme sulmohet OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja e defaktorizuar, e nga ana tjetër çdo dy ditë një përfaqësues i lartë i OBRM-PDUKM-së do të shkojë në selinë…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit të Banjskë të Zveçanit. “Sa i përket aktakuzës së Kosovës, ne inkurajojmë për respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit dhe për durim, teksa ky rast i ndërlikuar procedohet në gjykata. SHBA-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm sundimin e ligjit, drejtësinë e barabartë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë”, tha një zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë. Nga DASH-i thanë se presin që Serbia të…

Lexo më Shumë