Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për dhunë në familje.
Konkretisht në prangat e policisë ka rënë një 48-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta babanë e tij, për motive të dobëta.
Ndërsa një 36-vjeçar është arrestuar nga blutë e Lezhës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin Sh. Gj., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin A. N., 36 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.