Nikolla Joshevski, menaxher i përgjithshëm dhe pronar i Mint Fintech Group dhe kryetar i Grupit të Kompanive Financiare në Odën Ekonomike të Maqedonisë, nga dje po merr pjesë në konferencën prestigjioze Microbalkans 2024, e cila po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës. Si panelist kyç në temën e dixhitalizimit në sektorin mikrofinanciar, Joshevski foli për rolin e zgjidhjeve fintech në modernizimin e shërbimeve financiare, duke theksuar se “teknologjia po ndryshon në mënyrë drastike jetën tonë të përditshme dhe u mundëson institucioneve mikrofinanciare të ofrojnë shërbime më efikase, më të përshtatshme dhe të sigurta për përdoruesit përmes platformave dixhitale.”
Në fjalën e tij, Joshevski theksoi rëndësinë e rregullimeve ligjore, të cilat, sipas tij, forcojnë stabilitetin dhe transparencën e sektorit financiar të Maqedonisë. “Pas të gjitha diskutimeve dhe paneleve, të gjithë janë unanim se Maqedonia ka një nga kornizat më të mira ligjore për ndërtimin e një ekosistem financiar të shëndetshëm dhe cilësor,” vuri në dukje Joshevski, duke shtuar se një mbështetje e tillë rregullatore krijon një mjedis më konkurrues për industrinë fintech dhe kompanitë mikrofinancuese.
Delegacioni i Maqedonisë në konferencë është i përbërë nga përfaqësues të tjerë të kompanive financiare, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Financave të cilët do të diskutojnë për praktikat e ESG-së dhe përfshirjen në sektorin financiar. Konferenca e organizuar nga Shoqata e Organizatave të Mikrokredisë të BiH (AMFI) me mbështetjen e Bashkimit Evropian, tërheq emra kryesorë nga rajoni dhe më gjerë. Ndër folësit e njohur janë Elma Zukiq, Presidente e AMFI, Jasmina Selimoviq, Guvernatorja e Bankës Qendrore të BiH dhe Riçard Hatavej, Zëvendës President i Habitat for Humanity për rajonin EMEA.
Joshevski veçanërisht theksoi suksesin e Mint Fintech Group në zhvillimin e shërbimeve fintech dhe rëndësinë e bashkëpunimit me bankat dhe partnerët globalë, duke theksuar: “Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me një bankë në Maqedoni dhe me VISA, e cila krijoi kartën tonë të parë VISA dhe mundësoi që fondet nga kreditë tona të bëhen më të aksesueshme për klientët.” Mint është gjithashtu një nga organizatat e pakta mikro-kredi në Maqedoni që ofron kredi si për individët ashtu edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kështu që 30% e portofolit synon kreditë e korporatave.
Konferenca Microbalkans 2024 thekson rolin e Maqedonisë në sektorin mikrofinanciar të Ballkanit dhe forcon pozitën e Mint Fintech Group si lider në inovacionet fintech, duke promovuar mundësi të reja për rritje dhe zhvillim përmes dixhitalizimit dhe bashkëpunimit të zgjeruar në rajon.





