Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar në ENER propozim ligjin e ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm. Ligji i ri duhet të sigurojë prodhimin e teksteve me përmbajtje më cilësore, të zvogëlojë gjasat për gabime si më parë dhe të thjeshtojë procedurën e prokurimit, në mënyrë që tekstet të dërgohen në shkolla në kohën e duhur. Sipas MInistrisë së Arsimit, të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të përcillet në procedurën parlamentare. Propozimi i ligjit integron sugjerimet e shtëpive botuese në Maqedoni me përfaqësuesit e të cilave drejtuesit e MASH-it dhe Shërbimit Pedagogjik kanë pasur takim pune. Me miratimin e këtij Ligji do të zëvendësohet ligji aktual i vitit 2008. /Alsat.mk
Data 06.10.2026
Aktuale
- Konfirmohet banori i parë i “Big Brother-Vip Kosova”
- Kostoja e delirit dhe e manipulimit!
- Shtafa: Pranova fajin vetëm për të dalë nga paraburgimi, nuk i kam dhënë para gjyqtarit Gjoko Ristov
- Me dru pa vulë në Likovë, tentoi t’i ikë policisë – arrestohet 65-vjeçari nga Haraçina
- Prokuroria kërkon dënim me burg të përjetshëm për vrasësin serik nga Staro Nagoriçane
- Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin kundër sulmeve të reja
- Spitali Continental merr emrin “Haxhi Dede Reshat Bardhi”, në nderim të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve (VIDEO)
- Arbër Ademi: A po përgatit Gjykata Kushtetuese goditjen e radhës ndaj gjuhës shqipe, nuk publikon vendimet në dy gjuhë



