Detaje të reja nga plagosja me armë ditën e djeshme (11 Shtator) në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, në kryeqytet. Sipas burimeve, shkak për konfliktin mes dy kushërinjve është bërë prishja e pazareve të drogës në Gjermani. Elvis e Mario Nela kanë pasur një përplasje në Gjermani për pazare droge, dhe e kishin lënë për t’u sqaruar në Shqipëri. Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes, Mario Nela kishte ardhur në Shqipëri të martën dhe ditën e djeshme është takuar me Elvis Nelën për t’u sqaruar. Diskutimi mes tyre ka degraduar në përplasje me armë ku dyshohet…
Author: Hamdi Kumanova
Partia opozitare maqedonase LSDM, ka dalë me reagim pasi dje MPB njoftoi se ka nisur procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë, në lidhje me kalimin e delegacionit të Afrim Gashit në pikën kufitare “Bllacë”, i cili mori pjesë në një dasmë në Kosovë. Nga LSDM thonë MPB i konfirmoi të gjitha informacionet e publikuara nga ata dhe se fajin për skandalet në kufi Gashi dhe OBRM-PDUKM ua hedhin policëve. “Për gjashtë policët MPB propozon procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë. Në vend që t’i kërkohet llogari shefit Naum Ramuka, i cili ka dhënë urdhra, po ndëshkohen njerëz të pafajshëm, të ndershëm.…
SPB Shkupi njofton se zbardhi tentativën për vrasje në Haraçinë që ndodhi në fund të muajit të kaluar. Atëherë me armë zjarri është qëlluar në drejtim të A.I. (25) dhe V.B. (29) nga fshati Haraçinë, ku ka pësuar lëndime A.I dhe është transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”. “Policët e Njësisë për Krime të Dhunshme kanë kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Haraçinë, gjatë të cilave E.A (22) nga fshati Haraçinë është privuar nga liria. Nga ana e policisë është bërë kallëzim penal kundër E.B. (29), V.A. (27) dhe E.A. (22), të gjithë nga fshati Haraçinë për veprën penale…
Britanikja Ithel Keiter festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 115-të dhe është personi më i vjetër në Britaninë e Madhe, ndërsa së fundmi u bë gruaja më e vjetër në Evropë, pas vdekjes së 117-vjeçares Maria Branjas më 19 gusht të këtij viti. Keyterm e kaloi këtë ditë të veçantë me familjen dhe miqtë në një shtëpi pleqsh. Ky britanik lindi më 21 gusht 1909 në Shipton Bellinger, Hampshire dhe u rrit në Tidworth aty pranë, Wiltshire. Ajo ishte e dyta më e vogla nga tetë fëmijët në familje dhe një nga motrat e saj, e lindur në 1897, jetoi 104 vjeç. Ajo…
Ligji hungarez i huasë i shpallur nga Qeveria është një projekt i madh korrupsioni për të cilin do të paguajnë interes nga brezat e ardhshëm, tha sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. “Fatkeqësisht, më duhet të them se korrupsioni në këtë ligj shihet nga aeroplani. Domethënë, si kurrë më parë një kompani që do të jetë përgjegjëse për komisionet cakton bankën hungareze që i jep paratë, ky nuk ka qenë asnjëherë skenar dhe ka nuk ka ndodhur kurrë ne vendin tonë. Sa herë që kishte një shtëpi ndërkombëtare, ajo themelohej, njihej dhe sigurohej nga shteti për të mbrojtur veten. Tani…
VLEN akuzon LSDM-në dhe BDI-në se përmes ligjit për “branitellat”, po tentojnë që institucionin më të lartë ligjvënës (Kuvendin) ta kthejnë në një arenë manipulimesh dhe përçarjesh. Sipas VLEN ligjet që kanë për qëllim të ndajnë popullin shqiptar dhe të mbajnë në jetë një sistem të korruptuar, nuk do të gjejnë vend në agjendën e tyre! “Koalicioni VLEN nuk do të qëndrojë duarkryq derisa opozita dhe aleatët e saj të heshtur përpiqen të ndezin flakën e përçarjeve ndëretnike, për të shpëtuar korrupsionin e tyre politik. Mjaft më me manipulime dhe provokime! Sponsorizuesi kryesor i ligjit të mbrojtësve është BDI, ndërsa…
Në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë një përshkrim të qartë dhe të fortë mbi statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Mexhiti ka nënvizuar se gjuha shqipe është dhe do të mbetet në përdorim zyrtar, duke e theksuar këtë si një arritje të padiskutueshme dhe të siguruar nga ligji. Zëvevendës kryeministri Mexhiti tha se Qeveria LSDM-BDI, e cila e ka sjellë ligjin ka lënë stërbëmbëza paraprakisht duke e dërguar në Komisionin e Venecias. Sipas Mexhitit, nën presionin e opinionit, ministrja e Drejtësisë e LSDM-së Renata Deskoska e dërgoi ligjin në Komisionin…
Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me rreze të shkurtra veprimi, pranë bregdetit të saj lindor të enjten, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut. Ky ishte testimi i parë raketor i Veriut pas më shumë se dy muajve dhe u krye vetëm pak ditë pasi lideri verikorean Kim Jong Un u zotua për ta rritur arsenalin bërthamor. Raketat u lëshuan nga Peniani dhe fluturuan rreth 360 kilometra para se të binin në det, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane, pa treguar sa sosh u shkrepën saktësisht. “Ne e dënojmë fuqishëm lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut,…
Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington thotë se Vuçiq ringjalli projektin nacionalist serb të madh. “Vuçiq ringjalli hapur projektin nacionalist serbomadh që e çoi Jugosllavinë në luftë tre dekada më parë, shkruan Joseph. Sipas Joseph, Vuciq e aplikoi atë filozofi në marrëdhëniet e tij me Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi. “Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në vazhdimësi ka minuar sovranitetin, funksionalitetin dhe aspiratat euroatlantike të secilit vend”, thekson ai. “Konspiracioni i armatosur serb”, i krijuar shtatorin e kaluar në Banjskë në veri të Kosovës – afër vendit ku janë vendosur trupat amerikane…
Uragani Francine ka lënë mbi 221 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike pasi goditi brigjet e Luizianës dhe u zhvendos në brendësi të vendit. Uragani arriti në tokë në Morgan City si një stuhi e kategorisë 2 të mërkurën, duke shkaktuar erëra prej 155 km/h, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Luiziana dhe Misisipi fqinjë kanë shpallur megjithatë gjendje të jashtëzakonshme dhe u kanë kërkuar banorëve që të strehohen dhe të përgatiten për stuhinë e madhe. Guvernatori Jeff Landry tha në një konferencë shtypi të mërkurën se banorët duhet të “qëndrojnë larg rrugëve dhe të qëndrojnë në shtëpi”. Francine pritet…
Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, një rritje e theksuar e shikueshmërisë nga debati i qershorit që përfundimisht çoi në tërheqjen nga gara të Presidentit Joe Biden. Debati u zhvillua nën kujdesin e kanalit televiziv ABC News, por u transmetua nga 17 rrjete të ndryshme, sipas kompanisë Nielsen. Debati i qershorit mes Presidentit Biden dhe kandidatit Trump u ndoq nga 51.3 milionë shikues. Audienca e së martës është larg shifrës rekord prej 84 milionë shikuesish, në vitin 2016, gjatë debatit të parë presidencial ndërmjet demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump.…
Ish-presidenti i Perusë, Alberto Fujimori, i cili u dënua për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Fujimori qeverisi Perunë midis viteve 1990 dhe 2000 përpara se të detyrohej të largohej nga detyra mes akuzave për korrupsion. Qëndrimi i tij i ashpër kundër një kryengritjeje guerile të krahut të majtë, kur ishte president, solli gjithashtu akuza për shkelje të të drejtave të njeriut. Por mbështetësit e tij e lavdërojnë atë për mposhtjen e rebelëve në një kohë kur ata mund të merrnin pushtetin. Ai u largua nga vendi, por më pas u arrestua dhe…

