MPB-ja informon se dje herët në mëngjes në ora 06:10 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, një automjet ka goditur këmbësorin M.B (50) nga Shkupi, pas së cilës shoferi është larguar nga vendi. Nga aksidenti lëndime të rënda ka pësuar këmbësori të konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip inspektues nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Adnan Azizi ka kundërshtuar shpër projekt/ligjin e propozuar nga LSDM-ja për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së RMV-së. Azizi ka thënë se VLEN-i nuk do t’i mbështesë këto ndryshime dhe se të njejtat nuk mund të miratohen nëse nuk gjendet zgjidhje ligjore edhe për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Fjalimin e plotë të Azizit mund ta ndiqni në videon më poshtë. https://www.youtube.com/watch?v=T6cr8YS83Qw
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, çdo vit në këtë periudhë kohore, realizon fushatë për vozitjen e sigurt të traktorit dhe makinerive bujqësore për shkak të pjesëmarrjes së shtuar të tyre në komunikacion gjatë kësaj periudhe të vitit. Fushata realizohet në territorin e vendit përmes takimeve të përfaqësuesve të KRSKRR-së, MPB-së dhe Fakultetit të Sigurisë Shkup me shoferët e traktorëve dhe makinerive bujqësore, bisedave parandaluese dhe edukative me ta dhe aktiviteteve të tjera, me qëllim të ndërgjegjësimit për vozitjen e traktorëve dhe makinerive bujqësore teknikisht të rregulluar, të regjistruar dhe të dukshëm për pjesëmarrjen e tyre të përgjegjshme dhe…
Reshjet e shiut në 48 orët e fundit kanë shkaktuar rritje të caktuar të nivelit të ujit të lumenjve në mbarë vendin, veçanërisht në pjesët perëndimore ku reshjet ishin më të shumta. Për shkak të periudhës së mëparshme të thatë dhe niveleve të ulëta të ujit deri më tani, nuk ka pasur rrezik ng derdhja dhe këto reshje ishin të mirëseardhura, në pikëpamje të përmirësimit të situatës së përgjithshme hidrologjike në vend, informoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftoi se sot nivel të rritur të ujit, krahasuar me mesataren e muajit shtator, ka…
Procesi i integrimeve evropiane është rrugë e dykahëshe, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, sipas të cilit nuk është pyetje nëse politikanët në Maqedoni kanë vullnet për të votuar për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të bullgarët në vend do të përfshihen në ligjin bazë, me të cilin vendi do të mund të fillojë negociatat aktuale me BE-në, transmeton Portalb.mk. Qytetarët, partitë politike kanë treguar vazhdimisht vullnetin e tyre në tre dekadat e fundit, pyetja është nëse Brukseli ka vullnet për ta zgjidhur këtë problem. Sepse nëse ka vullnet në Bruksel, ka rrugë”, tha Mickoski në paraqitjen e mbrëmshme në edicionin…
Gjatë vizitës në Turqi, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka takuar kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu. “Me theks të veçantë diskutuam për bashkëpunim në sferën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë. Po marrim përvojat më të mira për ta zhvilluar qytetin tonë sa më shumë. Ngelemi të hapur për çdo bashkëpunim të frytshëm që ka për qëllim progresin dhe zhvillimin e qytetit! Falënderoj z.Ekrem İmamoğlu për qasjen konstruktive dhe për gatishmërinë e treguar!”, theksoi Kasami lidhur me takimin e realizuar.(INA)
Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e të martës me krerët e komunave, ish ministrat dhe sekretarët e partisë ka caktuar agjendën sipas tyre për të mbrojtur legjitimitetin e votës shqiptare. Ndonëse ishte përfolur për mënyrat se si partia e Ali Ahmetit do të kundërshton sipas tyre shkeljen e vullnetit të qytetarëve, në fund integristët kanë vendosur për të kundërshtuar në mënyrë paqësore. Nuk do të ketë protesta, por takime me qytetarët duke filluar nga Struga e deri në Likovë, nëpër komunat me të cilat udhëheq BDI-ja, duke përfshi edhe degët e komunave ku nuk ka kryetarë si Tetova, Gostivari,…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se që nga dita e hënë qytetarët do të mund t’i gjejnë barnat nga lista pozitive nëpër farmaci. Taravari tha se çdo 3-4 muaj lista pozitive do të zgjerohet me nga një ilaç, ndërsa sipas tij se do të ulet edhe përqindja e shpenzimeve të qytetarëve për barna. “Nga 16 shtatori pacientët mundet qe 9 barnat e reja ti gjejnë nëpër barnatore pa pagesë, pra që janë të vendosura si shtesë, pra, do hyjë në fuqi që nga e hëna. Ne jemi duke përgatitur platformë së bashku me OBSH-në, e cila do të sigurojë…
MPB njofton se dje (10.09.2024), në ora 16:45, në një objekt hoteliere në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar J.I (47) nga Reçica e Madhe. “Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg me katër vite. Ai ishte i denuar për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal”. “Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.
Hamdi Nuhiju Dilema gjithnjë është e hapur. Bëhet fjalë për rrugën e dhisë osë shtegun e dhisë? Nëse është rrugë, duhet të ketë rregulla, nëse bëhet fjalë për shteg, për çfarë bëhet fjalë? Shtegun e bën natyra, ndërsa rrugën e bën njeriu. Kështu shkruhet në pamfletin e shkronjave të mbrapshta! Në kokën e njeriut sillen pyetje të ndryshme të cilat shkaktohen nga mungesa e njohurive dhe diturisë. Askush nuk përmend shtegun e deleve! Nuk e ke mundësinë me dëgjuar njerëzit duke i thënë të tjerëve “jeni bërë si dhi”, mirëpo shpesh herë dëgjojmë shprehjen “jeni bërë si dele”! Dhitë janë…
Gjykata Civile në Shkup, në vitet e fundit punon me numër të ulët të gjykatësve. Sipas raportit të Revizionit sipas ligjit Gjykata duhet të ketë 77 gjykatës, ndërsa në vazhdimësi ka mungesë prej së paku 20 gjykatës. “Në fund të vitit 2022 Gjykata Civile funksionon me 57 gjykatës, përfshi edhe kryetarin e Gjykatës dhe një gjykatës të ardhur nga gjykata themelore e Kriva Pallankës. Në vitin e njëjtë janë marrë 9 vendime në Këshillin Gjyqësor, me të cilat konstatohet ndërprerja e funksionit të gjykatësve për shkak të pensionimit. Në vitin 2023 me vendim të Këshillit Gjyqësor janë zgjedhur 12 gjykatës,…
Politikanë dhe struktura politike të caktuara, në mungesë të ofertës përpiqen të bëjnë defokus në opinion me tema etnike, kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën për Alsat duke porositur që përparësi duhet t’i jepet debatit për çështje ekonomike. Në lidhje me Ligjin e Gjuhëve, i cili po kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, tha se bëhet fjalë për nismë e cila e konteston kushtetutshmërinë e 2 apo 3 neneve të ligjit dhe se nuk bëhet fjalë për shfuqizimin e plotë të tij. Ai nuk pret që të ketë destabilizim pavarësisht vendimit të kushtetueses. “Njëra pyetje tingëllon kështu siç thoni ju, a…

