Edhe tetë vjet pas zbulimit se lajmet e rreme në favor të kandidatit të atëhershëm presidencialDonald Trumpjanë prodhuar në mënyrë digjitale në Veles të Maqedonisë së Veriut, kjo “fabrikë” për prodhimin dhe shitjen e patriotizmit amerikan është ende aktive. Përkundër faktit se në vitet e kaluara Facebooku ka fshirë dhe bllokuar shumë faqe që u zbuluan se shpërndanin lajme të rreme, Maqedonia e Veriut është akoma në krye të listës së vendeve që krijojnë faqe të rreme me qëllim të “fryrjes” së patriotizmit amerikan. Revista e njohur “Forbes”, në një sondazh të publikuar më 26 gusht të këtij viti, tregon se janë…
Author: Hamdi Kumanova
Dushko Pavllovski ishte njëri ndër organizatorët kryesor të aksionit për uzurpimin e pronës afër kishës së Gallatës dhe protestës së dhunshme që u mbajt dje në Komunën e Vrapçishtit ku bashkë me simpatizantë të tjerë të VMRO-së tentuan të hyjnë me dhunë në kabinetin e kryetarit, Isen Shabani duke lëshuar edhe kërcënime ndaj tij. Ai për këto arsye ishte edhe njëri nga dy të arrestuarit pasi me forcë i kishin rrezistuar edhe policisë që kishte ardhur në vend për të siguruar rendin publik. Skenaret e këtilla për ngritje të tensioneve tanimë janë letër e lexuar e VMRO-së dhe Qeverisë monoetnike…
Ditën e sotme datë 11 shtator 2024, lideri i opozitës, Sali Berisha thirret për herë të dytë nga drejtësia, e cila e mban në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar. Harris dhe Trump deklarojnë fitoren pas debatit. Demokratët kërkojnë një përballje të dytë në muajin tetor Opozita dhe qytetarë janë mobilizuar për të mbështetur liderin e tyre ashtu siç bëjnë prej më shumë se 8 muajsh te ‘Rruga e Shpresës’, duke kundërshtuar arrestin politik të tij. Deputetë dhe pjesëtarë të strukturave të PD-së do të jenë të pranishëm në orën 12:00 përpara SPAK. Sekretari i Përgjithshëm,…
Kuvendi sot duhet të fillojë seancën e 14-të, në të cilën në rendin e ditës të propozuar janë 31 pika, ndër të cilat Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, në procedurë të shkurtuar, ku ndër të tjera parashikohet ushtruesi i detyrës së kryetarit në komunat ku kryetarëve të zgjedhur u ka pushuar mandati të mund ta ushtrojë këtë funksion deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës. Për miratimin e këtij ligji kërkohet një shumicë prej dy të tretash. Sipas informacioneve nga Kuvendi, deputetët e BDI-së do ta mbështesin ligjin, ndërsa grupi parlamentar i LSDM-së…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit të së hënës në Prishtinë, ku një person është transportuar me autoambulancë me emergjencë, që më pas ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur të hënën në kryeqytetin e Kosovës, në orën 10:20 minuta. “Prishtinë/ 09.09.2024-10:20. Viktima m/mashkull kosovar është transportuar me autoambulancë në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e shkurtër (revole) me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar…
Ervin Salianji ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, pamje nga një takim të zhvilluar ditën e djeshme në Belsh, ku u shpreh se ka marrë shumë impulse pozitive nga qytetarët. Deputeti demokrat shkruan se është i bindur që në qarkun e Elbasanit kjo forcë politike do të arrijë një rezultat fantastik, ndërsa shtoi se vijon puna për të arritur rotacionin politik. Postimi i plotë: Çdo sukses në çdo garë politike e kam bazuar tek besimi bashkë me ekipin, së bashku projektojmë fitoren Kam marrë impulse dhe energji shumë pozitive sot në Belsh, në çdo takim me strukturat dhe qytetarët!…
Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për “mashtrime financiare”. Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova) me mbështetje të zyrtarëve policorë, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Prishtinë personin e kërkuar. “Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare),” thuhet në njoftimin e policisë. Policia njofton se ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera,…
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë ndaj një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas zgjedhjeve të ardhshme. Haradinaj theksoi se një bashkëpunim i tillë do të ishte një gabim i madh për AAK-në. “Unë po flas emër për kryeministër, mendoj që AAK e bën një gabim në rast se vetëm e mendon si opsion pas zgjedhjeve me qenë pas me ta. Më shumë do të përkrahë një ide opozita e bashkuar. Por, a do të mundemi ne të shkojmë më këtë opsion varet edhe prej rezultatit zgjedhor”,…
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e reja për ecurinë e popullsisë së botës deri më 2054, referon se Shqipëria renditet në mesin e vendeve me rënien më të madhe të popullsisë ndërmjet 2024-2054 në rang global. Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me një rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë. Në 63 vende dhe zona te tjera, që zotërojnë 28% të popullsisë së botës…
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë së Motorizuar “Sicilia”, pjesë e Brigadës së Mekanizuar “Aosta”, të stacionuar në Kosovë që nga korriku i kaluar. De Riu theksoi përkushtimin e jashtëzakonshëm të Italisë ndaj misionit të KFOR-it, i cili tha se është forcuar më tej për të shtuar prezencën edhe më shumë në komunat veriore, por edhe në mbrojtjen e urës kryesore në Mitrovicë, asaj të Ibrit. “Ky dislokim i fundit e sjell kontributin e përgjithshëm italian për KFOR-in dhe stabilitetin e Kosovës në 1065…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Komisionin e Ligjeve, nismwn që synon rritjen e pensionit minimal deri në masën 300 euro në vitin 2029. Përmes kësaj nisme, Gazment Bardhi thotë se synohet trajtimi dinjitoz i pensionistëve, si tregues i një shoqërie të emancipuar. “Ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme me qëllim që në 2029 të mos ketë pensione më të…
Statistikat zyrtare janë instrument kyç për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e politikave publike, megjithatë vendit i mungon kuadri dhe investimet teknologjike në këtë fushë. Kështu deklaroi sot drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov, në sesionin e katërt të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut, ku mes tjerash u diskutua edhe për kapitullin e 18-të të procesit të skriningut, i cili ka të bëjë me statistikat. “Në vitet e fundit, kapaciteti institucional i Entit Shtetëror të Statistikës është zvogëluar ndjeshëm si rezultat i zvogëlimit të resurseve njerëzore si dhe investimit të pamjaftueshëm në sistemet informatike.…

