Është me të vërtetë shumë fat që ra shi për të shuar zjarret. Ndryshe, situata aktuale është katastrofike. Dy nga tre “air-traktorët” janë jashtë funksionit dhe njëkohësisht dy helikopterë policorë që janë të pajisur për shuarjen e zjarreve, thonë nga LSDM-ja. “LSDM e dënon ashpër këtë situatë katastrofike e cila është rezultat i pakujdesisë dhe paaftësisë së qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM. A është sërish fajtor LSDM që nuk i ka bërë servisin në kohë të “air rtraktorëve” dhe helikopterëve? Ky nuk është një lëshim i rastësishëm, por një tregues i qartë i qëndrimit ndaj krizës së zjarrit të OBRM-PDUKM-së.…
Author: Hamdi Kumanova
BDI-ja ka thirrur mbledhjen e të gjitha strukturave partiake sot në Tetovë nga ku pritet të dalë plani konkret mbi masat që do të ndërmerr BDI-ja për siç thonë ata, mbrojtje të legjitimitetit. Në mbledhjen e thirrur prite të vendoset për protestat e mundshme të cilat BDI-ja i paralajmëron në kuadër të 100 ditëshit të Qeverisë VMRO-VLEN dhe qëndrimin e tyre mbi iniciativën kushtetuese për Ligjin e përdorimit të gjuhëve. Jo zyrtarisht mbledhja e organeve dhe strukturave partiake është thirrur në orën 14 në Tetovë. /Alsat.mk
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një 41 vjeçar nga një fshat i Gostivarit i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë familjare. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit, shkruan Alsat. “Më datë 09.09.2024 në ora 13:50, zyrtarë policorë nga kanë privuar nga liria personin A.D. (41) nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 34 vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do…
Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31.12.2024. Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ende patentë shoferin me emrin e vjetër kushtetues të rregullojnë patentë shoferin para afatit, për të mos krijuar kaos të panevojshme. “Të gjitha ambientet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për të shkëmbyer patentë shoferët brenda afatit të rregullt deri më 31.12.2024, pa vonesa dhe turma. Dorëzimi i dokumenteve dhe…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të shtuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet nw njoftimin e LAMM-së.
Qeveria ka njoftuar sot në mëngjes se edhe pse paraardhësit e tyre nga pushteti qendror nuk kanë paraparë mjete për pagesën e K15 në buxhetin bazë, me ribalancin e ri qeveri siguroi një miliard denarë për pagesën e K15 për punëtorët në administratë. Nga Qeveria thonë se me këtë vendim mbi 84 mijë punëtorë në administratën shtetërore do të marrin nga 11 mijë denarë K15. Pagesa do të bëhet më së voni deri në dhjetor të këtij viti. “Kjo do të sigurojë një mbështetje tjetër të rëndësishme për punonjësit. Kjo paketë K15 do të mbulojë edhe mësimdhënësit e punësuar në…
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar Lideri i Ash-aë Arben Taravari, ai akuzon BDI se kjo parti është duke kritikuar pushtetin aktual se nuk janë duke bërë gjë, sipas Taravarit, BDI nxit propagandë apsurde. Duke abuzuar me gjysëm të vërteta, duke nxjerrë gjoja dëshmitarë të përvuajtur që paskan jetuar si mos më mirë në kohën e pashallëkut 22 vjeçar, duke gënjyer dhe abuzuar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë, BDI-ja është kthyer qartë në armike të popullit të vet por edhe më qartë BDI-ja është në hall të madh! Kinse të tmerruar që papritur ky…
Me një pagë mesatare prej 668 dollarësh, Maqedonia e Veriut radhitet e gjashta për të ardhura mujore më të vogla në Evropë. Maqedonia e Veriut është më e mirë vetëm se Kosova, Moldavia, Bjellorusia dhe Ukraina. Ukraina ka pagën mesatare më të ulët me 475 dollarë. Ky hulumtim është bërë nga faqja geo.universe, e cila ka lidhje me faqen e njohur numbeo.com Interesante, sondazhi tregoi se paga mesatare në Bullgari është më e lartë se paga mesatare në Greqi. Zvicra ka pagën mesatare më të lartë me 7.900 dollarë në muaj. Britania e Madhe e pason me 4.845. Nga vendet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm, ku një automjet ka dalë nga aksi duke përfunduar në lumë. Brenda automjetit të aksidentuar ndodheshin dy të rinj, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Të plagosurit janë 22-vjeçari me iniciale J. Gj., nga Bulqiza, dhe i riu me iniciale Sh. D. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit, ndërsa mjeti mësohet se po lëvizte në drejtim të Tiranës.
Përmbytje të rënda pritet të përmbysin veriun e Vietnamit, duke përfshirë kryeqytetin Hanoi, thanë zyrtarët qeveritarë, pasi pasojat e tajfunit Yagi, stuhia më e fuqishme që ka goditur Azinë deri më tani këtë vit, vazhdon të nxjerrë një taksë vdekjeprurëse. Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni kanë vrarë të paktën 65 persona dhe 39 të tjerë janë të zhdukur në veri, tha të martën agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në përditësimin e saj të fundit mbi situatën. Shumica e viktimave u vranë nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet, tha agjencia në një raport, duke shtuar se 752…
Fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine të nxehtë pasi i afërmi i tyre dyshohet se kishte harruar t’i dërgonte në çerdhe. Dyvjeçarët Ariel dhe Avery u gjetën brenda automjetit pasi policia u thirr për një kontroll në Norman, Oklahoma, rreth orës 15:00 të enjten. Të dy u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes në bllokun 1000 të rrugës W Brooks, sipas Departamentit të Policisë Norman. “Hetimet fillestare tregojnë se dy fëmijët u lanë aksidentalisht në automjet për një periudhë të gjatë kohore dhe më vonë u gjetën nga familja”, tha departamenti i policisë. Prindërit e të…
Një britanik është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të vrasë gruan e tij e cila ishte duke fjetur. 87-vjeçari akuzohet se u përpoq ta mbyste me jastëk gruan e tij 89-vjeçe, dje në Paleo Faliro, Greqi, një lagje buzë detit, afër qendrës së qytetit të Athinës. Ai u arrestua në një apartament ku mësohet se jetonte çifti, shkruan gazeta greke, Proto Thema. Gruaja u dërgua në spitalin Tzaneio përtej portit për trajtim. Aktualisht nuk dihet gjendja e saj. I moshuari pranoi se kishte tentuar të vriste gruan e tij, raportojnë mediat lokale, por ai pretendon se e bëri këtë…

