Rasti i vjedhjes së rëndë që u raportua në Vitomiricë të Pejës të shtunën në mbrëmje ka tronditur ka tronditur familjen që kërkoi ndihmën e Policisë. Djali i tyre, 27-vjeçar po dyshohet se e vodhi armën zyrtare të vëllait të vet dhe u largua nga shtëpia pa një paralajmërim – por i la disa letra. Për fatin e tij s’dihet asgjë, ndërsa Policia tashmë ka nisur hetimet. Sinjali ka mësuar detajet e rastit, ndërkohë që kërkimet për ta gjetur të riun po vazhdojnë Sipas informacioneve të para që posedon media, familja, gjegjësisht viktima, zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK),…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski do të kryejnë mbikëqyrje në punën e segmentit të autostradës Gostivar – Bukojçan. Pas mbikëqyrjes së kryer është paraparë që deklaratë për media të japë kryetari i Qeverisë, Mickoski.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Një 40-vjeçar ka vdekur pasi një varkë me emigrantë e cila u mbyt në Kanalin Anglez, thonë zyrtarët. Autoritetet franceze thanë se viktima, i cili ishte indian dhe rreth 40 vjeç, ishte në një varkë që u nis nga Tardinghen, Franca veriore, në orën 5:30 të mëngjesit të së dielës. Varka mbyt pak pasi u nis dhe ata që ishin në bord notuan përsëri në plazh, thanë autoritetet. Shërbimet e urgjencës kanë tentuar ta ndihmojnë 40-vjeçarin, por ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Autoritetet thanë gjithashtu se disa përpjekje të tjera u ndaluan nga policia të dielën në mëngjes,…
Incidentet ku përfshihen veturat janë goxha të shpeshta në pjesën veriore në vend. Zjarrvënie, sulme e vjedhje janë vetëm disa nga rastet që janë raportuar në vazhdimësi. Kështu ndodhi edhe dje, në Mitrovicë të Veriut, ku një 28-vjeçare kërkoi ndihmën e Policisë. Këtë herë, një veturë u thye nga persona të panjohur, për motive po ashtu të panjohura. Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se viktima e ka denoncuar rastin, pasi e gjeti veturën të thyer mëngjesin e djeshëm. Bazuar në informacionet e para, të dyshuarit gjatë natës kanë shkuar në afërsi të shtëpisë së viktimës, ku e kishte…
Asnjëherë armiq të përbetuar, por as fqinjët më të mirë. Bukureshti dhe Kievi sot ndoshta kanë raportet më të mira ndër vite, në mos në dekada. Arsyeja? Pushtimi rus në shkallë të plotë i Ukrainës. Duke lënë anash çështjet territoriale dhe të gjuhës, Rumania tani është një nga aleatet më të fuqishme të Ukrainës, teksa dy shtetet nënshkruan një marrëveshje 10-vjeçare të sigurisë në korrik. Bukureshti jo vetëm që i ofron ndihmë ushtarake – edhe pse shumica e kësaj ndihme bëhet fshehtas, për shkaqe sigurie – por, po ashtu trajnon pilotët luftarakë ukrainas dhe së shpejti do të trajnojë edhe…
Bjeshkatarët e SHBA “Karadaku” pas një sfide te “Turku i madh” në Sharrin e bukur, u rikthyen në Karadakun plak, duke u ngjitur në Majën e Shtrazës 1122 metra lartësi. Në secilin qosh të këtij shtegu gjen kujdesin e bamirësve për udhëtarët e dikurshëm që ishin nxënës -çezme! Dihet botërisht në të kaluarën nxënësit nga Strazha përshkronin shtegun 17 km andej-këndej deri në Llojan dhe Vakcincë për të thithur dije. Ecëm mbi zgafelën e minierës së Llojanit (sipas disa të dhënave daton që nga koha romake)ku është nxjerrur minerali i antimonit, ku i pamë kodrat e Llojanit të cilat janë…
Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba ndodhet nën presion pas humbjes historike të koalicionit të tij qeverisës në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën. Pasi u zgjodh vetëm në krye të Partisë Liberal Demokratike në pushtet në shtator, ai thirri zgjedhje të parakohshme në një përpjekje për të konsoliduar pushtetin e tij dhe për të forcuar pozitën e LDP-së, e cila ka qeverisur Japoninë pothuajse vazhdimisht për shtatë dekada. Megjithatë sipas rezultateve të deritanishme, LDP nuk siguron 233 vendet e nevojshme për të mbajtur shumicën e shumë lakmuar në dhomën e ulët (465 vende), kjo është hera e parë që…
Telefoni juaj paralajmëron, dridhja fillon dhe lëkundjet intensifikohen. Fotot bien nga muret, objektet fluturojnë nëpër dhomë. Por për njerëzit në bregdet, lëkundjet janë shumë më të këqija – si për ata që jetojnë në Seattle të Uashingtonit. Njerëzit përgjatë bregdetit tani kanë 10 deri në 30 minuta për t’u larguar përpara se një valë gjigante të përfshijë Paqësorin Veriperëndimor. Gjatë një ose dy orëve të ardhshme, cunami përmbyt disa rrugë. Përfundimisht, humbjet totale ekonomike do të kapnin vlerën e mbi 134 miliarda dollarëve, duke e vendosur atë si një nga fatkeqësitë natyrore më të kushtueshme në historinë e SHBA-së. Kjo…
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim përmes një komunikate për media ka shprehur revoltën e tyre ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mosllogaritjen e diasporës në numrin e përgjithshëm të popullsisë Diaspora këtë vendim e quan si të padrejtë dhe hileqar, pasi sipas tyre me këtë metodë po bëhet fshirje dhe pasivizim i diasporës. Ata kanë kërkuar unitet nga Këshilltarët Komunal që ta zgjidhin këtë problematikë. Reagimi i plotë: Ne, mërgimtarët dhe shoqatat e vendbanimeve të komunës së Gostivarit nëpërmjet Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim reagojmë ashpër pas…
Më 25.10.2024, në orën 17:25, në SPB Kumanovë është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm Kumanovë se tek ata është sjellë A.P. (70) nga Kumanova me lëndim në kokë. Oficerët e policisë së SPB Kumanovë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kryer inspektim, ndërsa kanë zhvilluar edhe një bisedë zyrtare me dy nipat e tij të mitur. Ata shpjeguan se, pasi gjyshi i tyre nuk ua kishte hapur derën, kishin dyshuar se diçka nuk ishte në rregull dhe e kishin hapur me forcë derën për të hyrë në shtëpi, ku e kishin gjetur gjyshin e tyre me lëndim në kokë. A.P.…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, afër fshatit Kllogjë, transmeton TV21. Nga pamjet e siguruara, shihet se si një traktor është ndarë përgjysmë pasi i njëjti është përplasur me një veturë. Në vendin e ngjarjes është parë edhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ndërkaq jozyrtarisht thuhet se janë lënduar katër persona./TV21

