Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në janar të këtij viti mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, për ndërtimin e përbashkët të rrugës Prizren – Tetovë, përbërja e kaluar qeveritare nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për këtë. Kështu të paktën pretendon ministri aktual i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Ai thotë se rruga magjistrale Prizren – Tetovë do të ndërtohet me një projekt të mirë, me sigurimin e financimit dhe me kontraktor të zgjedhur, për çka ai tha se, veç më janë në kontakt me palën kosovare.
“Atë që unë e kam bërë së bashku me drejtorin e NP Rrugë Shtetërore kemi kontaktuar me Qeverinë e Kosovës që bashkërisht të përgatisim projektimin e asaj rruge, ku gjithashtu duhet të ketë tunel, që të përgatisim projekt, të përgatisim dizajn të përbashkët dhe në bazë të kësaj, pas kësaj, të kërkohet financim dhe të kërkohet kontraktor. Në këtë moment, për atë rrugë nuk është siguruar as projekt, as financim, as kontraktor ndërsa qeveria e kaluar, ose BDI për të qenë më konkret e prezantoi sikur të fillonte nesër”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. /SHENJA/
Data 24.07.2026
Aktuale
- Partia e Majta përgatit propozim-ligj për mbrojtjen e infrastrukturës kritike
- Ish Presidenti i FFM Muamed Sejdini në arrest shtëpiak në Maqedoninë e Veriut, ofroi garanci prej 1.15 milionë eurosh
- Dënohet me 18 vite burg 56 vjeçari nga Dojrani për veprën “vrasje në mëyrë mizore”
- I fshehu 172 mijë euro, dy vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin
- Shifrat bien, por mbeten shqetësuese – 197 pacientë të rinj në Gostivar për 24 orë
- Shasivari dhe Osmani: Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha institucionet
- UNESCO i jep edhe 5 vjet Maqedonisë për ta ruajtur statusin e Trashëgimisë Botërore të Rajonit të Ohrit
- Zulfiqar Zejnulla zgjidhet ministër pa resor, përmbyllet rikonstruktimi i Qeverisë


