Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi në Saraj ka ftuar koalicionin shqiptar, VLEN që të tërhiqet nga Qeveria, pasi siç thotë, shqiptarët u poshtëruan dhe u turpëruan duke ua shkelur legjitimitetin, transmeton TV21.
Por, Ahmeti hedh poshtë mundësinë që BDI dhe Fronti Europian të bëhen pjesë e Qeverisë.
“Shqiptarët janë poshtëruar dhe turpëruar duke ua shkel legjitimitetin. Besoj të reflektojnë. Le të tërhiqen! Sepse historia gjërat edhe i shënon. Nuk është mirë që në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë ata të mbeten njerëz që e kthejnë pas çështjen shqiptare në Maqedoni. Ne, zyrtarisht kemi deklaruar si BDI dhe si Front se s’jemi gomë rezervë që t’i zëvendësojmë të tjerët. Ne nuk jemi pjesë e kësaj Qeverie”, tha Ahmeti.