Author: Hamdi Kumanova

Ka më shumë se një vit që kur Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s. Lëvizja tregon se vendi, që ka kufirin më të gjatë me Rusinë në aleancë, e kupton se sa vendimtare janë aleancat ndërkombëtare për të kundërshtuar veprimet e Moskës. Por Perëndimi duhet të mendojë afatgjatë se si ta ndalojë Rusinë të rigrupohet nga lufta në Ukrainë për të goditur diku tjetër. Si përgjigje, Rusia përforcoi aktivitetin e saj përgjatë kufirit ruso-finlandez. Megjithatë, Helsinki ka arsye të jetë skeptik se Moska përbën një kërcënim për Finlandën në këtë moment. Në të njëjtën kohë, rreziku i agresionit…

Lexo më Shumë

Elektrodistribucioni i Maqedonisë së Veriut me drejtor Petar Miletiç (djali i Dragisha Miletiçit, kryetar i Partisë Serbe në RMV), ka pranuar se i ka larguar nga puna 10 punonjës shqiptarë, ndërsa arsyetohet se shkak për largim nga puna ka qenë “mungesa e disiplinës”. Nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave, EMV thotë se të punësuarit kanë për obligim ta respektojnë rendin e punës dhe disiplinës konform ligjit për marrëdhënie pune dhe akteve interne të punëdhënësit, kurse mosrespektimi i tyre bart përgjegjësi. Gjatë periudhës së kaluar, thotë EMV, tek disa punonjës të caktuar është konstatuar shkelje e rendit të punës dhe disiplinës dhe…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova dje pasdite ka thirrur në takim gjashtë anëtarët e Komisionit për Falje, i cili vjen pas reagimeve që shkaktuan në opinion disa prej emrave që ishin në listën e të falurve në me rastin e festës 23 Tetori – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, transmeton Portalb.mk. Takimi vjen edhe pas arrestimit të djeshëm të Akif Ravmanoskit, njërit prej personave të falur nga Siljanovska-Davkova, për të cilin mediat raportojnë se është një nga liderët e grupit kriminal “Baron”. Dje, dy ditë pas shpalljes së vendimit për faljen e tij në “Gazetën Zyrtare”, duke dalë nga burgu…

Lexo më Shumë

Ish-ministri për Punë të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sonte në një intervistë në Kanal 5 tha se kjo Qeveri është jolegjitime, pasi që siç shtoi Osmani nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve. “Shihni, në parim nuk duhet as t’i bëjmë propozim një Qeverie që e konsiderojmë jolegjitime. Pra qëndrimi ynë parimor është se kjo Qeveri është jolegjitime sepse nuk ka legjitimitetin e popullit shqiptar. Sa i përket çështjes së Bashkimit Evropian, ne i lëmë mënjanë të gjitha ato çështje sepse ne besojmë se nuk duhet të ndalemi këtu dhe prandaj thjesht dhashë një ide për të menduar…

Lexo më Shumë

E ardhmja jonë duhet të bazohet në ndërtimin e një gjyqësori të fuqishëm, të pavarur dhe modern i cili do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve tanë dhe do të jetë në hap me vlerat evropiane. Sundimi i ligjit është shtylla bazë mbi të cilën mbështetet çdo shoqëri moderne dhe reformat janë parakusht për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, thonë nga Ministria e Drejtësisë, me rastin e 25 Tetorit – Ditës Evropiane të Drejtësisë. Në urimin nga Ministria theksojnë se në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të nevojës për ndryshime serioze në sistemin gjyqësor, të cilat, siç thonë…

Lexo më Shumë

Me rastin e shënimit të tetorit si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bëri të ditur se komuna do të sigurojë 100 mamografi falas. Sipas Limanit, vauçerët do të ndahen përmes një thirrjeje publike, ndërsa kriteret për përfitimin e tyre do të bëhen të ditura javën e ardhshme. “Këtë vit, Komuna e Gostivarit ka siguruar 100 kupona që do t’u mundësojnë bashkëqytetarëve tanë të kryejnë mamografi falas në një ordinancë private. Ndërkohë, në një bisedë me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm, Argjent Muça, ramë dakord që së bashku të ushtrojmë presion ndaj…

Lexo më Shumë

LSDM është parti e robëruar që nga viti 2019 dhe drejtohet nga “liderë të autorizuar” me interesa që nuk kanë lidhje me anëtarësimin, por aleanca personale. Kështu ka shkruar profilin e tij në Facebook, ish-kryetari i Qytetit të Shkupit dhe zyrtar i lartë partiak i LSDM-së, Petre Shilegov. Ai ka kritikuar kryesinë aktuale të LSDM-së, duke vënë në dukje dyshen Zaev-Filipçe. “Le të mos gënjehemi! LSDM është parti e robëruar… Që nga viti 2019. Me dy oktroi “udhëheqës” nga rajonet jugore. Nuk është LSDM. Këto janë tezgaxhi. Nga Millanovac e sipërme apo e poshtme”, ka shkruar Shilegov.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja në një kumtesë për media thotë se Maqedonia ka shumë nevojë për një vizion të ri, strategji, plan afatgjatë për zhvillim real, krijimi i të cilit do të përfshijë mendjet më të mëdha në vend. Prej atje thonë se pikërisht ky është edhe qëllimi i projektit të fundit të ofruar nga presidenti Mickoski me thirrje për bashkim të përgjithshëm. “Thirrja për bashkim dhe krijimin e një strategjie për vendin 2025 është një projekt konkret, i cili do të mbledhë akademikë dhe intelektualë maqedonas në një vend. Ideja dhe vizioni i presidentit Mickoski është që përveç bashkimit të përgjithshëm kombëtar,…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski në Click Plus në TV21, foli edhe për autostradën Shkup Bllacë. Nikollovski tha se vlera e parashikuar deri më tani është 240 milionë euro, por siç shtoi me mundësi rritjeje deri në 20% pra deri në 300 milionë euro. “Projekti ishte 182 milionë euro, dhe tani, jo unë, partneri zyrtar i cili është për mbështetje teknike të ndërtimit të autostradës, këtë e tregoj për herë të parë në opinion, një nga kompanitë më të mëdha në botë Suez Safege nga Franca. Ata thonë se deri më tash vlera e parashikuar sipas tyre është 240 milionë…

Lexo më Shumë

Pesë projektligje nga fusha e arsimit, tre të reja për arsimin e mesëm, për arsimin dhe aftësimin profesional dhe për arsimin e të rriturve, si dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për arsimin bazë dhe ligjin për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, përcjell INA. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, beson se deri në fund të nëntorit ligjet do të kalojnë në Kuvend. Siç tha ai sot, në zgjidhjet e propozuara është rregulluar gjithçka që ka munguar, prandaj pritet që ligjet të miratohen shpejt dhe të fillojë zbatimi i tyre. “Pres që të pesë ligjet në versionin përfundimtar të tyre…

Lexo më Shumë

Sipas ASK-së gjatë muajit shtator të këtij viti, janë gjithsej 18 mijë e 745 familje me gjithsej 72 mijë e 329 anëtarë, të cilat marrin ndihmë sociale. Por numri i familjeve të cilat jetojnë me asistencë sociale, ka rënë në krahasim me muajin janar të këtij viti. Pasi që në muajin janar të vitit 2024 numri i familjeve me asistencë sociale, ishte 20 mijë e 251 familje. E qyteti që vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve sociale, është Mitrovica me 1819 raste. Pasuar nga Vushtrria me 1142 raste. Pas këtyre dy qyteteve vjen Gjakova me…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në një paraqitje në TV Telma, tha se degjenerimi i sistemit të shëndetësisë është problem mjaftë serioz, prandaj ai tha se me kujdes jep deklarata vetëm për punët që mund të bëhen vitin që vjen e jo për periudha afatgjata. “Ka ndodhur revolucion në shëndetësi që nga pavarësia e vendit nuk ka pasur kaq shumë punësime në të njëjtën kohë. Po përgatisë punësime për 1.800 të punësuar të rinj staf mjekësor. Prej të cilëve 600 specializantë, kjo pra është njëra prej formave si mund të parandalohet edhe ikja e mjekëve jashtë vendit”, tha Taravari. Taravari…

Lexo më Shumë