Nga sot hyjnë në fuqi çmimet e reja të reduktuara për një pjesë të madhe të shërbimeve të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme. Javën e kaluar në Gazetën Zyrtare janë publikuar ndryshimet në listat tarifore, me të cilat çmimet e shërbimeve më të njohura të Agjencisë ulen deri në 75%. Deri më tani, me blerjen dhe shitjen e banesës dhe parkingut, qytetarët paguanin 5000 denarë për katër tapi. Me ndryshimet e reja, çmimi për të njëjtin shërbim do të jetë vetëm 1.250 denarë, pavarësisht nga numri i tapive në një komunë kadastrale. Kjo do të thotë një…
Author: Hamdi Kumanova
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot është ndarë çmimi shtetëror “23 tetori”, i cili ndahet për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dimoski është fitues i çmimit për arritje në fushën e kulturës dhe artit. Sllave Gjorgjo Dimoski (poet, eseist, përkthyes) u lind më 18 mars 1959 në fshatin Velestovë të Ohrit. Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Për dy mandate ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues në…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e pyetur rreth faljeve që ka nënshkruar, e arsyetoi punën e Komisionit për falje duke thënë se vendimet janë marrë mbi bazë të analizës së veprave për të cilat janë dënuar dhe jo për personat konkretë. Siljanovska për “TV21” thotë se e respekton punën e Komisionit dhe nuk përzihet në punën e tyre. “Në rastin e parë, nuk e di as emrin si ishte të jem e sinqertë. Vepra është, aktgjykimi është një vjet e tre muaj dhe vepra ka të bëjë me posedim i paautorizuar i armës dhe pesë plumbave, kjo është vepra, me siguri e…
Kryetari i Sindikatës së Pavarur së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se njëra nga grevistet, grua, që ishte duke protestuar për të drejtat e tyre, është shtruar në QKUK që nga mëngjesi. Sipas Azemit ajo ka pësuar lëndime të mëdha dhe kjo si pasojë e neglizhencës nga Kuvendi i Kosovës, kundrejt kërkesave të tyre. Azemi theksoi se sot është dita e 37-të që ato janë në grevë.
Rritja e ekonomisë së Maqedonisë sipas projeksioneve të Ministrisë së Financave për këtë vit është 2,1 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm edhe më shumë se 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor 4 për qind. Këtë e tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçovska në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, ku merr pjesë në Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. “Po ndryshojmë tërësisht konceptin ekonomik në drejtimin që do të mbështesim investimet, ndërsa jo konsumin. Në vijim është ai projekt i madh të cilin e kemi bërë për komunat. Thirrja është në vazhdim,…
Vendimi skandaloz I Presidentes Siljanovska për të amnistuar kriminelë që janë pjesë e narko-grupeve tregon se qeveria e re u ka “borxh” nëntokës kriminele – akuzojnë nga “Levica”. Nga kljo parti drejtojnë akuza edhe për Ministrin e Drejtësisë, duke potencuar se hyrja e “ZNAM” në Qeveri është motvuar nga motive kriminale dhe klienteliste. “Për faljet në Ditën e VMRO-së tërësisht janë përjashtuar mbrojtësit e Kushtetutës, që në periudhën parazgjedhore ishin keqpërdorur për pikë politike, kurse pas zgjedhjeve janë injoruar dhe të harruar. Rikujtojmë se Mickoski në zgjedhje u prezantua me premtimin se do ta “lirojë” Shkupin nga grupet që e…
Agjenda Reformuese u miratua edhe zyrtarisht nga Komisioni Evropian, miratim i cili i hap rrugën shfrytëzimit të Fondit për Reforma dhe Rritje të Bashkimit Evropian, fond ku janë planifikuar 6 miliardë euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk. “Komisioni Evropian zyrtarisht ka miratuar Agjendën Reformuese të Maqedonisë së Veriut, e cila përbën një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Evropian. Ky vendim vjen pas një analize të detajuar nga ana e Komisionit Evropian, i cili ka njohur relevancën dhe përfshirjen e planeve reformues, veçanërisht në përshpejtimin e harmonizimit të vendit me…
Ilir Hasani nga BDI tha se nuk ka informacione për personat që presidentja Gordana Siljanovska ka falur, por që theksoi se ajo duhet të tregojë arsyen për këtë veprim. “Nuk kam informacione për personat në fjalë që janë të falur nga presidentja, realisht ajo do të duhet të japë arsyetimin e saj, edhe pse këto falje nuk arsyetohen, faljet nga presidentja nuk arsyetohen, por mund, kemi të drejtë demokratike që të interpretohen”, tha mes tjerash Hasani.
Nga LSDM kanë reaguar pas faljeve të fundit që ka bërë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, përcjell TV21. Bogdanka Kuzeska nga LSDM tha se për një pjesë të të falurve ka indice që janë të përfshirë në incidentin e armatosur para komunës së Çairit, ku mbeti i plagosur një person. “Më shokuese është falja e anëtarëve të narko-klanit kriminel Baron, si dhe familjarëve të të njohurit Shenki. Për një pjesë të të falurve ka indice që janë të përfshira edhe në vepra të tjera penale, siç ishte gjuajtja në Çair. Janë falur edh eish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Talevski, që ishte në…
Tre shkollat fillore në komunën e Dibrës, nëpërmjet projektit “Përforcimi i këshillave komunal”, të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Programit për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, kanë përfituar pajisje përkatëse të kabineteve shkollore. Është një projekt i cili faktikisht u mundëson shkollave të komunës të kenë kabinete të kompletuara meqë deri tani nuk kanë patur pajisje dhe procesi edukativo – arsimor ka qenë i cenuar. Në shkollën më të madhe fillore komunale në Dibër “Penestia”, ku arsimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase, në shkollën “Sait Najdeni”, ku arsimi zhvillohet në gjuhën shqipe, si…
Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova thotë se Maqedonia mund ta arrijë Shqipërinë edhe pse fqinji ynë perëndimor është ndarë nga pakoja në rrugën drejt BE-së. “Ne mund të arrijmë në Shqipëri, sepse procesi i tyre do të vazhdojë dhe do të jemi sërish në shoqëri me ta”, beson Zajkova në “Daily Click” në TV21. Monika Zajkova jep një propozim se si të zgjidhet problemi me Bullgarinë. “Për mendimin tim, artikuj të caktuar lënë hapësirë për një interpretim më të gjerë. Besoj se duhet të përfundojmë pjesën tonë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, ndaj kur të shkojmë në fazën e tretë…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se janë ndaluar dy persona nga Gostivari, të cilët dyshohen për vjedhje. “Me datë 22.10.2024 në ora 21:00 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë ndaluar I.H (56) dhe I.Z (28), të dy nga Gostivari, për shkak të dyshimit se gjatë dy muajve të kaluar kanë kryer vjedhje në Gostivar. Ata janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

