Nënkryetari BDI-së, Arbër Ademi thotë se protestat janë në agjendën e partisë, mirëpo ende nuk është vendosur në organet partiake për fillimin e të njëjtave. “Protestat janë pjesë e agjendës së Bashkimit Demokratik për Integrim, por ende nuk janë të shqyrtuar në organet partiake se kur dhe si do të mbahen të njëjtat”, tha Ademi. Ai tha se BDI është parti e pavarur dhe autonome e cila vetë e cakton agjendën e saj. “BDI është parti e pavarur dhe autonome e cila vetë e cakton agjendën e saj politike, duke paraprë se cilat vendime politike janë të rëndësishme për një…
Author: Hamdi Kumanova
Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja nuk e pranon propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 450 euro. Nga VMRO-DPMNE thonë se “partia e Filipçes sa kishte qenë në pushtet, kishte refuzuar këtë propozim dhe për më tepër, shifrat në përqindje që i propozojnë nuk janë të sakta”. “Përse LSDM-ja e refuzoi pikërisht këtë propozim, vetëm 130/40 ditë më herët deri sa ishin në pushtet? Kjo është veçanërisht më rëndësi sepse përskaj liderit të LSDM-së ishin edhe ata që ishin kryesorët për krijimin e politikës ekonomike të qeverisë së kaluar, ish drejtorja e Drejtorisë së të Ardhura Publike, ish…
Prokuroria akuzon tre të punësuara në Ndërmarrjen e Transportit Publik Shkup, pasi në cilësinë e personave përgjegjës, prej dhjetorit të vitit 2018 deri në gusht të vitit 2021, kanë shpërdoruar mbi 370 mijë euro. Sipas Prokurorisë, dy prej të akuzuarave, përndryshe shitëse të biletave në qytet, kanë dorëzuar në NQP më pak para se sa mjetet e grumbulluara. Nga ana tjetër, e akuzuara e tretë, si kontabiliste në Departamentin në Sektorin për Operacione Financiare në NQP, edhe pse e ka ditur se shitëset kanë dorëzuar më pak para, ajo i ka korrigjuar të dhënat me qëllim që të mund të…
Duke folur për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ministri Mucunski në teibunën e sotme “100% për ty” me titull “Avancimi i diplomacisë dhe tregtisë së jashtme, integrimi në BE dhe transformimi digjital”, theksoi se në 100 ditët e para fokusi në resorin me të cilin ai drejton ishte fokusuar në vendosjen e themeleve të asaj që duhet bërë në fushën e politikës ndërkombëtare, por edhe më e rëndësishme në ndërtimin e qasjes strategjike për dimensionimin e mëtejshëm të politikës ndërkombëtare. Po ashtu, ai theksoi se në njëqind ditët e para prioritet i është vënë…
Ministria e Transformimit Digjital paralajmëron reformim të zyrave “Një pikë për shërbime” apo të njohura si NJPSH, të cilat deri më tani qytetarëve u kanë ofruar dokumente nga 10 institucione në një vend, megjithatë rezultatet e këtyre zyrave kanë qenë katastrofike, pasi dhjetëra punëtorë kanë dhënë mjaft pak dokumente, shkruan Alsat. Ministrit Stefan Andonovski, sot paralajmëroi se do të hapin zyra të reja me qëllim që të jenë sa më afër qytetarëve, ndërkaq qendrat që nuk kanë frekuentim të mjaftueshëm si në Tetovë dhe Ohër do të punojnë vetëm si call center. “E rrisim numrin zyrave, më të pranishëm afër…
Qeveria nuk ka një datë apo afat të caktuar se kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit. Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, tha se janë të vetëdijshëm që futja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht, por përgjigjen për këtë e kanë dy të tretat prej 120 deputetëve. Sipas tij, vendi duhet të ketë garanci që Bullgaria të mos ketë kushte të reja. “Unë jam në qëndrimin se nuk duhet të lëshohemi me afate ose me kohë, por duhet të sigurojmë një zgjidhje e cila do të…
Valdet Xhaferi nga BDI tha se të punësuarit në pozita udhëheqëse po detyrohen që të nënshkruajnë deklaratën se vullnetarisht lëshojnë vendin e punës, që sipas tij, nuk pk kursehet asnjë institucion, përcjell TV21. Xhaferi tha se, përzgjedhja e një kuadri të VMRO-së në krye të Agjencionit për Siguri Nacionale, ka hapur dilema se, institucionet e sigurisë po kthehen në çerdhe partiake.
MINISTRIA E MJEDISIT DHE BIRARIА Е SHKUPIT DO MBËSHTESIN AKSIONIN E VJESHTËS PËR MBJELLJEN E DRUNJVE Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim pune drejtorin e përgjithshëm të Birrarisë së Shkupit, Dushan Mitrev. Mitrev informoi Mexhitin se Birraria e Shkupit punon plotësisht dhe në vazhdimësi standardet më të larta në funksion të ruajtjes së mjedisit, duke filluar nga përzgjedhja e lëndëve të para, përmes kontrollit të procesit të prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes, e deri te menaxhimi i paketimit. Birraria e Shkupit është një nga themeluesit e Pacomak, i cili…
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në kuadër të zbatimit të Reformës së Skemës Sociale, nga ky muaj do të jetë grupi i parë që do të marrë pjesë në pilotim të reformës. “Ekipet tona po vazhdojnë vizitat në terren tek familjet dhe janë duke bërë vlerësimin e gjendjes ekonomike edhe nga afër, për t’u siguruar që ajo përkon me gjendjen e deklaruar në institucione. Kjo reformë, e mbështetur edhe nga Banka Botërore, parasheh heqjen e kritereve diskriminuese, dhe njëkohësisht vendos mekanizmin që mbështet anëtarët e familjes të aftë për punë që të aktivizohen në…
Drejtoria e Parkut nacional “Mavrovë”, ka informuar se aktualisht ka ndalesë për peshkim sportiv në lumin Radikë dhe përroskave që përfundojnë në këtë lum. Sipas drejtorisë, deri më 31. janari 2025 ka ndalim të plotë të peshkimit sportiv në këtë lum. Duke dhënë sqarime sidomos për peshkatarët sportiv të cilët janë të shumtë, potencohet në informimin se në terminën nga 1 tetor të këtij viti e deri më 31 janar të vitit 2025 , peshkatarët sportiv munden të gjuajnë peshk në liqenin e Mavrovës, përveç peshkut të Troftës, e cila në këtë periudhë shumohet. Drejtoria informon edhe për çmimet e…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot një konferencës për media akuzoi qeverinë se po degradon institucionet e Qeverisë. Valdet Xhaferi nga kjo parti tha se “rikthmi i incidenteve ndëretnike dhe provokimeve ndëretnike, shtimi i incidenteve të armatosura, degradimi dhe anashkalimi ikuadrove shqiptare, zëvendësimi i tyre me kuadro të OBRM-PDUKM-së, janë ndër rastet e shumta që pasqyrojnë punën e institucioneve të sigurisë në këto katër muaj keq-qeverisje tëqeverisë monoetnike”. “Gjatë kësaj periudhe, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndodhi spastrim etnik dhe degradim i kuadrit shqiptar, siç ishte rasti me kryeshefin e kërkimeve në MPB, ndihmës ministrin përçështje administrative, ndihmës drejtorin në…
Marigona Osmani u dhunua për 48 orë me karikues dhe shkopinj përpara se të ndërronte jetë, nga Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, të shpallur fajtor për vrasjen e saj. 19 faqe më shumë sesa aktgjykimi i parë, është aktgjykimi i dytë dënues ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit. Rreth dy muaj pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka përpilua edhe vendimin e plotë, me të cilin dënoi me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën e 15 vjet Arbër Sejdiun. Në arsyetimin e gjykatës së Ferizajt thuhet se Krivaqa me dashje dhe…

